Këtë vit, 18 nga 31 vendet e NATO-s po shpenzojnë të paktën dy përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen.
[AFP/Berliner Zeitung; 14.02.2024]
Këtë vit, 18 nga 31 vendet e NATO-s po shpenzojnë të paktën dy përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen. Ky është një “numër rekord”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një takim të ministrave të mbrojtjes në Bruksel. Sipas diplomatëve, Gjermania është në mesin e këtyre vendeve për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Stoltenberg paralajmëroi 13 vendet tjera të NATO-s që të përmbushin shpejt detyrimet e tyre. Ai kujtoi vendimin e samitit të vitit të kaluar, sipas të cilit të gjitha vendet anëtare të Aleancës duan të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. “Ky dy përqindësh është minimumi”, theksoi norvegjezi. Kandidati republikan më pretendues për president të SHBA-së, Donald Trump, së fundmi kërcënoi se nëse ai fiton zgjedhjet në nëntor, ai nuk do të mbështesë vendet e NATO-s që nuk shlyejnë këtë obligim në rast të një sulmi.