Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Shqipëria dhe Kosova tok të marrin masat e duhura dhe të bëhen gati që të mbijetojnë në epokën e re të pasigurisë, duke ecë me hapa të përshpejtuar drejt krijimit të Federatës Shqiptare.
Hyrje
Tre liderët aktual botëror – Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin-i në Europë shihen si bartës të projektit të Rendit të Ri Botëror. Ecjen me hapa të përshpejtuar drejt këtij rendi e ka ndihmuar dhe po e ndihmon pozicionimi prej anarkisti të lloit të vet i Donald Trump-it. Tok prandaj ata mishërojnë në mënyrë të përkryer kohën tonë.
Në këtë projekt, Europa po humbet pozitën e saj si “qendër e fuqisë”, duke u detyruar të balancojë midis Rusisë, Kinës, dhe SHBA-së.
Shqipëria dhe Kosova, kombi ynë, nga ana tjetër, mbetet i varur nga proceset e partnerëve tanë perëndimor, aleancat që mund e duhet t’i krijojmë në rrafshin strategjik e ushtarak. Përjashtim në këtë rast bën marrëveshja ushtarake shqiptaro-kroate. Rrjedhimisht në këtë kuadër të zhvilimeve gjeopolitike, shqiptarët do të përballen me ndeshtrasha të brendshme (divergjencat politike të thella e tradicionale) dhe të jashtme (presioni rus nëpërmjet Serbisë).
Rendi i ri i fuqive të mëdha kërkon një rikonfigurim strategjik, ku vende të vogla si dy republikat tona, pse jo edhe aleanca tashmë e promovuar shqiptaro-kroate, duhet të zgjerojnë e forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe të përqëndrohen në integrim euroatlantik për të shmangur izolimin.
1. Gjeopolitika e BE-së: Mes ambicieve dhe realitetit
Fillimi i mandatit të dytë në pozicionin e kryekomisioneres së Komisionit Europian I ofron shansin historik asaj dhe shtetit prej nga ajo vjen, që ta shndërrojë në mandat gjeopolitik për Europën.
Ursula von der Leyen është Presidente e Komisionit Evropian që nga viti 2019 – gruaja e parë në këtë post. Mandati i parë i saj u shenjua me sfida të jashtëzakonshme, që I dhanë shansin historik asaj të formësohet si lider I së ardhmes. Këto karakteristika dalluese të saj I krijuan mundësinë asaj që të riemrohet nga liderët kombëtarë dhe të zgjidhet nga Parlamenti Evropian për një mandat të dytë 5-vjeçar. Ajo do të jetë në krye të Komisionit deri në vitin 2029.
Në fund të vitit 2019, një Komisioni i ri Evropian filloi punën e tij – me ambicie të larta të politikës së jashtme. Presidentja e saj, Ursula von der Leyen, ka theksuar vazhdimisht dëshirën e saj për të udhëhequr një “komision gjeopolitik”.1 Në këtë plan, as liderë tjerë të BE-së nuk do të kursejnë gjykimin që do ta profilonin gradualisht BE-në si një “aktor gjeostrategjik të nivelit të lartë”.
Këto deklarata dëshmonin ambiciet në rritje të BE-së dhe vullnetin politik për ndryshimin e imazhit të Europës, që gjithandej trajtohej vetëm si “fuqi normative” që kultivon “një kulturë të kufizimit politik dhe përpiqet të ndikojë tek partnerët e saj përmes përdorimit të “fuqisë së butë”. 2
Sot kur roli i dobësuar i BE-së në sigurinë globale është evident, del sërish në pah domosdoshmëria e veprimit të Brukselit si kryeqendër e Europës edhe si fuqi strategjike.
Propozimet e Trump-it për tërheqjen e 20% të trupave amerikane nga Evropa dhe fokusi i tij në “rishikimin e angazhimit të SHBA-së”3 tregojnë një largim nga garantimet tradicionale të sigurisë. Kjo lë Europën në një situatë të dobët, duke rritur varësinë nga Rusia në çështje si paqja në Ukrainë, ku negociimet janë të kontrolluara kryesisht nga SHBA-të dhe Rusia, duke anashkaluar Evropën.
Varësia strategjike e mbrojtjes me kalimin e kohës ka prodhuar edhe varësinë ekonomike.
Varësia e Evropës nga energjia ruse (gazi dhe nafta) kufizon efektivitetin e sanksioneve ndaj Rusisë. Partneriteti strategjik Rus-Kinë, i cili shfrytëzon alternativa tregtare jashtë sistemit perëndimor, e bën Evropën të paaftë të ndikojë në politikën ruse.
Në një kontekst global të ndryshuar, kur rendi botëror është në përmbysje, kur parimi themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare i bazuar në rregulla po shkon drejt historisë, BE-ja ka nevojë urgjente të ripozicionohet. Në veçanti, erozioni gradual i multilateralizmit të bazuar në rregulla si një parim themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare, përkeqësimi i marrëdhënieve transatlantike gjatë presidencës së Donald Trump, Brexit, lufta e agresionit rus kundër Ukrainës dhe intensifikimi i konkurrencës së fuqive të mëdha kino-amerikane janë zhvillime që shkaktojnë shqetësim nga perspektiva evropiane. Këto zhvillime politike globale po rrisin presionin për të përshtatur imazhin tonë për veten me realitetet e fuqisë globale. Këto nuk përcaktohen vetëm nga faktorë normativë dhe të bazuar në rregulla – ato janë gjithnjë e më shumë të formësuara nga aspektet gjeopolitike dhe gjeoekonomike.
1. 2. Divergjencat brenda BE-së
Ndryshimet në qasjen e SHBA-së ndaj NATO-s dhe pro-Rusia e Trump-it shkaktojnë ankth në Evropën Lindore (p.sh. Polonia), ndërsa vendet si Gjermania kërkojnë një qasje më të butë për të shmangur konfliktet e drejtpërdrejta.
Rrëshqitja drejt multipolaritetit po bëhet gradualisht realitet. Putini dhe Trumpi po normalizojnë marrëdhëniet dy-palëshe, duke e çuar Evropën në një rol dytësor në skenën globale. Kjo reflektohet në propozimet për “ndarjen e sferave të ndikimit”, ku Evropa nuk është një aktor kryesor. Kjo e fundit nuk bazohet në detyrimin ushtarak apo presionin ekonomik, por në atraktivitetin e idealeve, vlerave dhe institucioneve politike.
Ka pasur thirrje për një rol më aktiv të politikës së jashtme të BE-së për disa dekada. Megjithatë, për shkak të fuqive të dobëta dhe relativisht të përhapura vendimmarrëse të politikës së jashtme, dukej e diskutueshme nëse ambicia e një “komisioni gjeopolitik” mund të pajtohej me realitetin e veprimit. Politika e jashtme e BE-së në thelb mund të përshkruhet si një mozaik shumëdimensional. Fusha kryesore është Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë (CFSP), e cila ka ekzistuar që nga Traktati i Mastrihtit, dhe krahu i saj i politikës së sigurisë, Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Meqenëse këto janë fusha të politikave veçanërisht të ndjeshme ndaj sovranitetit, këto fusha veprimi mbeten fuqimisht ndërqeveritare dhe karakterizohen nga parimi i unanimitet në vendimmarrje. Kjo do të thotë se ndikimi i Shteteve Anëtare është veçanërisht i madh këtu, ndërsa Komisioni tradicionalisht luan vetëm një rol të vogël. Efektiviteti i politikës së jashtme mund të arrihet kryesisht përmes përdorimit të kompetencave që shtrihen në sferën ekonomike. Këto përfshijnë, për shembull, politikën e tregtisë së jashtme, bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmën humanitare.
Megjithatë, për shkak të fuqive të dobëta dhe relativisht të përhapura vendimmarrëse të politikës së jashtme, dukej e diskutueshme nëse ambicia e një “komisioni gjeopolitik” mund të pajtohej me realitetin e veprimit. Politika e jashtme e BE-së në thelb mund të përshkruhet si një mozaik shumëdimensional. Fusha kryesore është Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë (CFSP), e cila ka ekzistuar që nga Traktati i Mastrihtit, dhe krahu i saj i politikës së sigurisë, Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Meqenëse këto janë fusha të politikave veçanërisht të ndjeshme ndaj sovranitetit, këto fusha veprimi mbeten fuqimisht ndërqeveritare dhe karakterizohen nga parimi i unanimitet në vendimmarrje. Kjo do të thotë se ndikimi i Shteteve Anëtare është veçanërisht i madh këtu, ndërsa Komisioni tradicionalisht luan vetëm një rol të vogël. Efektiviteti i politikës së jashtme mund të arrihet kryesisht përmes përdorimit të kompetencave që shtrihen në sferën ekonomike. Këto përfshijnë, për shembull, politikën e tregtisë së jashtme, bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmën humanitare.
2. Bota në kaos
Shkaktarët e krizës lobale janë të thella. Trumpi është vetëm një simptomë – por problemet reale janë shtresuar për dekada me radhë.
Përballë luftës tregtare të Trumpit kundër pjesës tjetër të botës, përpjekjeve të tij për të shantazhuar Ukrainën për minerale të rralla dhe kërcënimit të tij ndaj integritetit territorial të Grenlandës dhe Panamasë, rregullat e vjetra të rendit ndërkombëtar janë nulifikuar.
Derisa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka kthyer tregtinë globale me tarifat e tij në instrument politik ndëshkues dhe po rishikon raportet transatlantike dhe riorganizon aleanca të reja në raport me interesat e Amerikës, BE-ja po pretendon t’i përgjigjet me të njejtën monedhë veprimi, ndërkaq krerët e shteteve dhe qeverive veç e veç po përpiqen me dëshpërim të përgjigjen në përputhje dhe përshtatje të interesave reciproke.
Në këto rrethana një valë anti-establishment ka përfshi globin dhe atë nga Shtetet e Bashkuara në Uruguaj, nga Britania e Madhe në Indi, përfshi edhe demokracitë e etabluara të hemisferës perendimore.
Emrues i përbashkët i kësaj gjendje, sipas studjuesve, janë ndryshimet e ndjeshme dhe të shpejta në rrafshin social dhe pabarazisë në rritje.
Por pas kaosit të sotëm gjithësesi fshihet një forcë edhe më e madhe: stagnimi ekonomik. Kalimi global dhe i përshpejtuar nga një ekonomi industriale në një ekonomi shërbimi është shoqëruar me rritje të pamjaftueshme ekonomike. Motori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike – rritja e produktivitetit është ndalur.
Bota po përjeton një ngadalësim afatgjatë të ritmeve të rritjes që filloi në vitet 1970, i intensifikuar pas krizës globale financiare të vitit 2008 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Me rritjen e ulët, produktivitetin në rënie dhe fuqinë punëtore në plakje, ekonomia globale është aktualisht në një qorrsokak. Kjo vështirësi ekonomike është sfondi i konflikteve politike dhe sociale në mbarë botën.4
Ky ndryshim i thellë, i cili ka kohë që ka startuar, ka një emër: deindustrializim. Por deindustrializimi nuk është një fenomen vetëm i vendeve të pasura, respektivisht atyre që janë pjesë e G20. Aktualisht, rreth 50 për qind e fuqisë punëtore në botë është e punësuar në sektorin e shërbimeve.5
Zhvillimet në rrafshin demografik kanë gjithashtu rolin e vet.
3. Federata Shqiptare një sine qu non
Nëse shqiptarët dëshirojnë të garantojnë një të ardhme të qëndrueshme në një epokë pasigurie (sulmet e Rusisë në Ukrainë, destabilizimi i Serbisë, lufta hibridë kundër Kosovës), atëherë duhet të analizojmë mundësitë dhe përparësitë e një bashkimi të këaj natyre.
3.1 Pse është e nevojshme një qasje e re?
Rreziku i përhershëm nga Serbia: Serbia nuk e ka braktisur aspiratën për të ndarë Kosovën (përmes Asociacionit të Komunave Serbe) dhe përdor luftën hibride. Kulmi I rezultatit të kësaj lufte pretendohej se ishte sulmi në Banjë [Banjskë] në veriun e Kosoëvs më 24 shtator 2023. Por duket se pas këtij akti agresiv, lufta hibrid eështë shtri në gjithë sektorët e jetës publike dhe ekonomi., duke kulmuar ndërkohë me bllokimin e jeëts politike.
Të që ia kishte arritur ta bnte Serbia përmes luftës hibrid enë Malin e Zi duket se ia kishte mësy ta bënte edhe në Kosovë. Dështimi i saj edhe në këtë fushëbetejë megjithatë flet shumë për ndikimin e saj në skenën politike kosovare.
Dobësimi i mbështetjes ndërkombëtare: Disa vende të BE-së (Spanja, Greqia, Sllovakia) nuk e njohin Kosovën, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja janë të ndara në qasje.
Nevoja për forcë kolektive: Një Shqipëri e bashkuar me Kosovën do të kishte më shumë peshë diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.
3.2 Çfarë do të nënkuptonte një “Federatë Shqiptare”?
Nuk bëhet fjalë për një “bashkim” klasik e të thjeshtë, por për një model të integruar, duke ruajtur sovranitetin formal të dy shteteve, por me koordinim të thellë në:
- Siguri dhe mbrojtje: Ushtri e përbashkët me një komandë të përbashkët dhe një Ministri të Mbrojtjes, koordinim inteligjence, blerje e përbashkët e armëve.
- Ekonomi: Tregëti të përbashkët, monedhë unike (Leku), projekte infrastrukturore të lidhura.
- Politikë të jashtme: Strategji e përbashkët për anëtarësim në BE.
- Mbrojtje e pakicave: Një sistem federal mund t’i trajtonte pakicat qoftë ato serbe në veri apo grekëve në jug, pa i dhënë Serbisë e Greqisë mundësinë për ndërhyrje.
3.3 Pengesat kryesore - a) Kundërshtimi ndërkombëtar
- BE-ja dhe SHBA-ja mund të mos e mbështesin, nga droja se kjo do të destabilizojë rajonin dhe të nxisë pretendime të tjera (p.sh., Republika Srpska në BiH). Megjithatë të gjitha zhvillimet në raportet Beograd-Banjalluk flasin se ky proces është i pandalshëm.
- Traktati i Stabilizimit dhe Asociimit (TSA) i Kosovës me BE-në kërkon që Kosova të mos bëhet pjesë e një shteti tjetër.
b) Kundërshtimi i brendshëm - Disa politikanë në Kosovë, kryesisht të eminencës titiste që vazhdojnë të vuajnë nga sindromi esadist, mund të rezistojnë, nga frika e humbjes së “sovranitetit të historik” dhe divergjencave të krijuara gjoja në rrafshin e të menduarit politik.
c) Rreziku i reaksionit të Serbisë dhe Rusisë - Serbia mund të përdorë këtë si justifikim për të nisur një konflikt të ri (përmes grupeve paramilitare në veri). Por, dështimi I sprovës që bëri më 24 shtator 2024 dhe orjentimi i saj i përqëndruar në perendim – aneksimin e Republikës Serbe të Bosnjës, flet më shumë për të kundërtën.
- Rusia mund të ofrojë mbështetje diplomatike Serbisë për të bllokuar çdo iniciativë. Megjithatë, një marrëveshje e paqes me Ukrainën bazuar në Planin e ofruar të Trumpit, e bën këtë rrezik të paqenë.
3. 4 Si mund të arrihet ky objektiv? Hapat konkretë
Nëse Federata Shqiptare aktualisht nuk paska mundësi të jetë një akt, siç gjykonë në disa
qendra vendimmarrëse, atëherë ajo nga pala shqiptare dhe jo vetëm duhet dhe mund të trajtohet
si proces. Në këtë plan mund të fillohet me veprime konkrete, të akceptueshme edhe për
partnerët tanë:
a) Krijimi i një “BashkNëse shqiptarët dëshirojnë të garantojnë një të ardhme të qëndrueshme në
një epokë pasigurie (sulmet e Rusisë në Ukrainë, destabilizimi i Serbisë, lufta hibridë kundër
Kosovës), atëherë duhet të analizojmë mundësitë dhe përparësitë e një bashkimi të këaj
natyre.imi të butë” (Soft Union)
- Bashkëpunim ushtarak: Komanda e përbashkët për forcat e Kosovës dhe Shqipërisë nën NATO.
- Zonë ekonomike e përbashkët: Asnjë taksë doganore, standarde të njëjta për tregtinë.
- Strategji e përbashkët për BE-në: Të dyja të negociatojnë si një bllok.
b) Shfrytëzimi i modeleve të njejta (si ai i Federatës Zvicrane ose Benelux-i) - Dy shtete sovrane, por me disa institucione të përbashkëta (p.sh., Presidencë, Ministri e Jashtme, Ministri e Mbrojtjes, Këshill sigurie, Bankë Qendrore).
c) Përgatitja e terrenit diplomatik - Duke shfrytëzuar modelin e ribashkimit të Gjermanisë, duhet të mirret paraprakisht mbështetja e SHBA-ve përpara se të prezantohet ideja në BE.
- Bisedime të fshehta me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të parandaluar një front të përbashkët kundër këtij objektivi.
3. 5. Çfarë ndryshon nëse krijohet Federata Shqiptare? - Faktori shqiptar në Ballkan do të ketë peshë më specifike;
- Kosova do të jetë më e mbrojtur nga ndërhyrja e Serbisë;
- Shqipëria do të rritë influencën në Ballkan;
- Serbia do të detyrohet të negociojë me një shtet më të fortë, jo me Kosovën e izoluar.
- Paqa dhe stabiliteti në rajon do të jenë më të garantuara në plane afatgjata.
4. Përfundim
Shkatërrimi i partneritetit të vjetër transatlantik dhe tjetërsimi i aleatit të madh Amerikës është sigurisht shqetësues dhe paraqet rreziqe serioze për kontinentin e vjetër, shkruan një komentator në të përditshmen zvicerane NZZ së fundmi, që ka një titull sinjifikativ: Evropa Perëndimore pa Amerikën: Kjo është një pikë kthese, siç ishte për shumë njerëz në Lindje viti 1989.6
Ajo që vlen për europerendimorët duhet të vlejë edhe për shqiptarët: përgjigjia e vetme mbetet marrja e fatit në duart tona.
Shqipëria dhe Kosova do të mbijetojnë edhe epokën e re të pasigurisë dhe këtë shkërmoçje të pashmangshme të rendit të vjetër, që tashmë ka filluar me shembjen e raporteve transatlantike, siç kanë mbijetuar ndeshtrasha të mëdha gjatë historisë. Që kjo përballje të jetë më e lehtë, ato duhet të fillojnë të integrohen gradualisht, duke evituar hapat e çastit që provokojnë kundërshtime.
Një Federatë Shqiptare nuk është vetëm “heqja e kufijve”, por krijimi i një modeli të ri të qëndrueshëm strukturor e demokratik që i detyron fuqitë e mëdha ta respektojnë.
Alternativa? Vazhdimi i status quo-së, ku Kosova mbetet e dobët dhe e izoluar, ndërsa Serbia përdor kohën për të minuar sovranitetin e saj.
____________________
- https://www.kas.de/de/web/auslandsinformationen/artikel/detail/-/content/weltmacht-eu
- Po aty
- https://ru.usembassy.gov/president-donald-j-trumps-call-with-president-vladimir-putin/
- https://www.ipg-journal.de/rubriken/wirtschaft-und-oekologie/artikel/die-welt-im-chaos-8237/?utm_campaign=de_40_20250422&utm_medium=email&utm_source=newsletter
- Po aty
- Markus Bernath: tps://www.nzz.ch/nzz-am-sonntag/report-und-debatte/untergang-der-nachkriegsordnung-ist-wie-die-wende-von-1989-ld.1881072