Shaban MURATI,”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë“
Shtëpia Botuese ALBAS, Tiranë 2021, faqe 188
Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA/ Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë
Prishtinë, 9 dhjetor – Gjeopolitika dhe gjeoekonomia tok përdorin argumentet e veta për t’ju imponuar politikës.Por krahas koncepteve klasike të gjeopolitikës që konsiderohen si të etabluara në sistemin teorik, në dekadat e fundit, gjithnjë e më shumë, po marrin në konsideratë edhe të kuptuarit alternativ të proceseve të kufizuara të hapësirës, të cilat gjeopolitika tradicionale i kupton si mjet në dobi të fuqisë politike. Këtë qasje, duket se e ka pas parasysh autori i librit Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë, marrë në tërësinë e saj, nga shkrimi i parë i përfshirë në këtë libër – intervista e tij dhënë Corrier des Ballkans me titull MBI ZHVILLIMET E FUNDIT NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE, e deri tek faqja e fundit, ku ka përfshirë Faksimilin e Aktit përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë [1926].
Në rastin e detit Jon nuk bëhet më fjalë për aneksimin ushtarak të shteteve të vogla, veprim të cilin gjeopolitika klasike e arsyetonte, duke e trajtuar si një “proces normal në ciklin e zhvillimit të shtetit”1, por për përpjekjet e ngulmta të Greqisë për të përvetësuar zona të tëra naftëmbajtëse të hapësirës së detit që i takon Shqipërisë.
Ciklin e shkrimeve në këtë libër, autori e fillon me trajtimin e “enigmës së transformimit të objektit të bisedimeve midis dy Ministrive të Jashtme në vitet 2008-2009, të cilat në mënyrë të paligjshme, siç shprehet autori, ndërruan objektin e tyre.2
Bazuar në teoremat e gjeopolitikës kritike, sidomos pikëpamjet teorike të neorelaizmit (përfaqësues eminent të të cilës rrymë janë Kenneth Waltz, Henry Kissinger dhe Zbigniew Brzezinski), kjo zonë sërish rezulton si areal me interes të jashtëzakonshëm gjeoekonomik. Këto qasje ka tendenca të tumiren nga përqasjet kritike të mendimit gjeopolitik tradicional, me theks atij grek, që po shpërfaqet mes presionit diplomatik të Athinës.
1.
Libri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” është produkt i një pune studimore shumëvjeçare në lëmin e diplomacisë dhe me thekst atë të detit. Libri trajton një nga çështjet më intriguese e më të ndieshme të diplomacisë shqiptare përgjatë gjithë egzistencës së Shqipërisë, që tashmë është cilësuar si çështja e detit.
Autori i librit ka njohuri të kësaj fushe sa edhe për zhvillimet e reja të gjeopolitikës kritike, dhe për rrjedhojë, ka arritur t’na sjell një varg të dhënash përse tutje kjo zonë e Detit Jon mbetet zonë e interesit në rritje të gjeopolitkës greke dhe arsyet përse fati i shekulli XXI për këtë pjesë të Evropës Juglindore mbetet i lidhur me SHBA-të. (Mjafton këtu të kujtojmë faktin që sjell autori mbi përpjekjet e diplomatëve grekë për ti bindur kolegët e tyre shqiptarë, që për rrjedhën dhe rezultatin e bisedimeve të mos njoftohen amerikanët!)
Por krahas kësaj, sidomos pas çlirimit të Kosovës (1999), Bashkimi Europian, duke marr gjithnjë e më shumë rol aktiv në rajon, po dëshmohet si superfuqi së paku në rrafshin ekonomik dhe financiar. Duke prodhuar gati një të tretën e GDP-së së globit, Europa (si bashkim i 27 vendeve) është bërë “një fuqi ekonomike e klasit të parë, e aftë të konkurojë me SHBA-të dhe me ekonominë aziatike dhe të negociojë nga pozita të barabarta me to mbi çështje të tregtisë dhe financave ndërkombëtare”. 3 Ndërkaq pas thellimit të krizës financiare, sidomos përballjes me krizën e thellë të Greqisë, Gjermanin, de fakto, e shndërron në faktor dominant, saqë një lagje analistësh kanë shprehur mendimin se “çështja europiane mund të konsiderohet, para së gjithash, një çështje gjermane”.4
Kriza financiare që mbërtheu për një kohë të gjatë Greqinë e dëshmon këtë më së miri.
2.
Libri ”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë“ ka gjithësejt 49 njësi.
Në shikim të parë duken shumë, por ka disa prej tyre që nuk kalojnë një faqe tekst. Ky fakt e bën edhe më tërheqës leximin, meqë mesazhi është i përqëndruar, telegrafik. Njësia e 8-të ka jo më shumë se një faqe tekst. Vetë titulli është një sentencë më vete: “Greqia pranon Aktin e Parisit për kufijtë, Shqipëria e ka harruar.”Ja si e fillon shkrimin me informacionin telegrafik, por shumë domethënës, jo vetëm për shënnaumistët, siç i quan autori pasuesit e Ahmet Zogut që i dhuroi perlën tonë – Shën Naumin Jugosllavisë në këmbim të mbështetjes për ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1924:
“Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias bën një deklaratë historike: “ A I njohim ne kufijt e formuluar sipas Aktit Finl të Helsinkit? A e njohim ne Aktin Final të Parisit të vitit 1926?” (3 korrik 2018, Faqja zyrtare e MPJ-së së Greqisë).
Është hera e parë në 92 vjet që një ministër i jashtëm grek konfirmon edhe pranon zyrtarisht dhe publikisht plotfuqishmërinë e “Aktit Final të Delimitimit të Kufijve të Shqipërisë, të 30 korrikut 1926, të firmosur në Paris nga katër fuqitë e mëdha dhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë…. “
Ntyrshëm pas këtij informacioni blic, vjen pyetja retorike plot alarm e autorit: “me çfarë dreq të drejte Tirana hap dhe diskuton çështjen e paqenë të kufijve detarë midis dy vendeve në vitin 2018?”
______________________
Duke e trajtuar çështjen e parashtruar e mbarështruar në të gjitha njësitë e librit me vëmendjen e përqëndruar të diplomatit me përvojë e studjuesit të mirëfilltë të fushës, autori ka sjellë informacion dhe ka analizuar çështje që prekin disa drejtime, të cilat janë anashkaluar gjatë procesit të negociimit të marrëveshjes dhe të vetë çështjes së detit. E tillë është enigma e transferimit të objektit të bisedimeve për detin midis dy Ministrive të jashtme në vitet 2008-2009. Kërkesa fillestare e MPJ të Greqisë, që zumë në gojë më lartë, drejtuar MPJ të Shqipërisë në vitin 2007 k qenë për hapjen e bisedimeve për shelfin kontinental. MPJ-ja e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme e ka ndryshuar këtë objekt në bisedime për delimitimin e kufijve detarë, gjë që sipas Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur marrëveshjen e detit të vitit 2009 të papërputhshme me kushtetutën e Shqipërisë, madje edhe vetë bisedimet për kufijtë detarë I ak cilësuar si të paligjshme, pohon autori.
Si në librin paraprak të autorit për këtë temë, edhe në librin ”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë“, autori përmes një analize të gjithanshme e pothuajse shterruese shkencore, ka potencuar qartë se çështja e detit është e sajuar, pra nuk egziston dhe nuk mund të jetë ështje e diskutimit të kufijve shtetëror detarë, meqë ata janë përcaktuar një herë e mirë në traktatet ndërkombëtare. Rrjedhimisht çështjet e vetme, sipas autorit, që mund të jenë objekt i bisedimeve janë ato që kanë të bëjnë me shelfin kontinental dhe me zonën ekonomike ekzkluzive, tema këto që nuk kanë qenë objekt i ligjit ndërkombëtar në kohën e konferendcës së Londërs, Firenëcs dhe Parisit në vitin 1913 – 1926, që përcaktuan kufijtë e Shqipërisë me Greqinë.
Në njësinë e 46-të, që ndoshta është eseja më e mirë në këtë libër, e që ka një titull gjithashtu sinjifikativ e jashtëzakonisht të qartë: “ Shqipëria të ndjekë Italinë, Turqinë dhe Egjiptin, që refuzuan efektin e ishujve grekë”, autori I librit me shqetësimin e ligjshëm I bie kambanave të alarmit dhe ripohon se “cikli I ri I mundësisë së humbjes së re të integritetit territorial filloi zyrtarisht më 25 dhjetor 2020 me dekretin presidencial grek të zgjerimit të njëanshëm të ujërave territoriale greke në detin Jon.” Këtë fakt ai e shoqron më tej me shpjegime të detajuara, pse Shqipëria duhet të ndjek modelet e lartëpërmendura për mbarështrimin e kësaj çështjeje. Të tri prej shteteve të zëna në gojë më lart, nuk kanë pranuar në bisedimet e tyre me Greqinë, potencon autori, që t’u jepet ndonjë efekt ishujve grekë. Madje edhe për zgjerimin tani në dëm të hapësirës sonë në Detin Jon, duhet të marrë pëlqimin e Italisë.
Më tej, diplomati e studjuesi ynë Shaban Murati, i sugjeron rrugëdaljen nga kjo rrugë pa kokë, Qeverisë aktuale në Tiranë, që të “ndërmarrë përçapje diplomatike …pranë Komisionit Europian të BE-së në Bruksel, para se ata të japin miratimin për ligjine ardhshëm grek të zgjerimit të ujërave në Detin Jon.5
3.
Libri i ri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” që kemi në dorë tashti e që po promovojmë edhe këtu në Prishtinë sot, më lejoni ta the fare shqeto, është i shkruar prej njerit nga ekspertët më të
mirë shqiptarë të diplomacisë në përgjithësi dhe të diplomacisë detare në veçanti. Libri i vjen në kohën e duhur, kur po shtohen enigmat, mjegullat, pikëpyetjet dhe intrigat e reja diplomatike rreth të ashtuquajturës çeshtje të detit, që është vendosur artificialisht në qendër të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në një nga recensionet për këtë libër të publikuar ditë më parë në gazetën Dita potencohet se: “Shumë kishin menduar se me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010, që rrëzoi dhe shpalli të pavlefshme marrëveshjen e dëmshme të detit të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve në vitin 2009, ishte dhënë përgjigja përfundimtare dhe qendrimi përfundimtar juridik, shkencor, historik dhe diplomatik mbi një çeshtje, që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve midis dy shteteve.Fatkeqësia historike nuk është pse Greqia nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, por që vetë Shqipëria eci dhe po ecën edhe në ditët e sotme me hartën rrugore diplomatike greke, duke hedhur poshtë praktikisht vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese.” Por, as kjo përgjigje e ky qëndrim I qartë nga ana e gardianit të kushtetutshmërisë, për qeveritarët dhe diplomatët tanë nuk ka qenë I mjaftueshëm që të reflektojnë!
Libri portretizon profesionalisht këtë vazhdimësi të fizionomisë së diplomacisë së Shqipërisë në pozitën e të nënshtruarit historik ndaj diplomacisë greke, me autogolin e madh zyrtar të shndrrimit të kufirit shtetëror detar të Shqipërisë në një objekt tratativash me Greqinë.”
Përfndim
Shekulli i shqiptarëve dhe i atdheut të tyre – Shqipërisë është përpara, ndërkaq përcaktimi ynë si kombë krah Perendimit është me mjaft rëndësi për popujt që nuk mund të projektojnë forcë. Progresi dhe zhvillimi me siguri se do të paraqesë sfidë për qeveritë e reja. Nacionalizmi dhe gjeopolitika e shekullit të XXI, krahas zhvendosjeve të pritshme në disa momente për shtetet e brishta të Ballkanit, tok me krijimin e Republikës së dytë të shqiptarëve në truallin ilirik, i ka rezervuar kombit tonë faktorizimin e pashmangshëm. Tok me paralajmrimin e disa monmenteve të kësaj natyre, megjithatë autori nuk lë pa ju ra kambanave të alarmit për të përmendur përgjumjen e një pjese të shoqërisë në momente decidive të historisë sonë.
Tek ky fakt e shoh rëndësinë kruciale të këtij libri.
Epoka që shenon tranzicionin e stërzgjatur në Evropën Juglindore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ndërkaq periudha prej vitit 1991 deri në vitin 2001, jo pa të drejtë, po cilësohet si një “lojë e ndërmjetme”, në të cilën po pozicionohen aktorët ndërkombëtar. Në këtë udhëtim “Europa ishte në kërkim të rrugës së vetë”6, do të shprehej studjuesi gjerman Erih Fallat, dërkaq duket se po këtë fat do ta kenë edhe shqiptarët. Libri këtë mision ka.
1 Krahaso: Brian W. Blouet, Geopolitics and Globalization in the Twentieth Century, London 2001, f. 29.
2 Shaban Murati, Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë“, Tiranë 2021, faqe 14/15
3 Shih: Kagan, 2004:21; cituar nga Fatos Tarifa, Fati i një shekulli: Hegjemonia amerikane, alternativat e Europës dhe sfidat e Azisë Lindore, Tiranë, 2012, f.150
4 Po aty, f.148
5 Shaban Murati, Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë,ALBAS, Tiranë 2021, faqe 176
6 Erich Follath/Alexander Jung (botues), “Der neue Kalte Krieg – Kampf um die Rohstoffe”, Hamburg, 2006, f. 15