Nga Demir RESHITI
“Qasje antishkencore e ASHAS për Gorën, Opojën e Sredskën”, titullohet libri më i ri studimor i
veprimtarit, publicistit e shkrimtarit Bedri Halimi, i cili këto ditë pa dritën e botimit.
Libri prej 300 faqesh, është rezultat i një hulumtimi të gjatë, në vazhdën e studimeve të autorit për tu kundërvënë qasjeve antishkencore të Akademisë së Shkencave të Arteve të Serbisë (ASHAS) ndaj tre librave: Šarplaninske župe: Gora, Opolje i Sredska (odlike prirodne sredine) Beograd 1994; Šarplaninske župe: Gora, Opolje i Sredska (Antropogeografsko – etnološke, demografske,
sociološke i kulturološke karakteristike), Beograd 1995; dhe Šarplaninske župe: Gora, Opolje i Sredska
(društveno ekonomski razvoj), Beograd 1997.

Publicisti i mirënjohur Bedri Halimi i cili vitin e kaluar pati botuar librin “Interpretimet antishkencore të
historiografisë serbe rreth çështjes së shqiptarëve”, ka vazhduar që përmes fakteve, në mënyrë të sintetizuar, të ofrojë kundër argumente të historiografisë shqiptare, ndaj konkludimeve kuazishkencore të historiografisë serbe, rreth çështjes shqiptare.
Në librin më të ri të tij, Bedriu në mënyrë më konkrete dhe me shumë argumente i kundërvihet qasjes
antishkencore të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve të Serbisë për Gorën, Opojën dhe Sredskën, që sipas pretendimeve të tyre, këto tri krahina dhe popullsia që jeton aty, paskëshin qenë serbe! Po sipas kësaj akademie, në Gorë dhe Sredskë “tradhtia ndaj Serbisë” paskësh ndodhur vetëm një herë, sepse popullata e këtyre dy trevave e ka ndërruar vetëm fenë, kurse për Opojën thuhet se e paskësh “tradhëtuar” Serbinë dy herë: edhe me gjuhën edhe me fenë!
Sado që këto treva bëjnë pjesë në skajet jugore të Kosovës, jo rastësisht ASHAS përmes Institutit Gjeografik “Jovan Cvijiq”, ka dërguar aty në mënyrë të organizuar, mbi 80 studiues të profileve të ndryshme, si historianë, gjuhëtarë, etnologë, folkloristë, etnomuzikologë , ekonomistë , botanistë, zoologë etj. Fryt i punës së këtyre “akademikëve” janë tri vëllimet e sipërpërmendura që bartin
të njëjtin titull “Zhupat e bjeshkëve të Sharrit – Gora, Opoja dhe Sredska” (Šarplaninske župe: Gora, Opolje i Sredska).
Në librin e parë të botuar në vitin 1994 paraqiten karakteristikat e mjedisit natyror (odlike prirodne
sredine); në librin e dytë të botuar një vit më vonë prezantohen karakteristikat antropogjeografike –et nologjike , d e m o g r a fi k e , s o c i o l o g j i ke d he k u l t u r o r e (Antropogeografsko –etnološke, demografske, sociološke i kulturološke karakteristike); ndërsa në librin e tretë të botuar në vitin 1997 paraqitet zhvillimi socio-ekonomik (društveno ekonomski razvoj) i këtyre tri trevave.
K u n d ë r v ë n i a m e argumente të pakontestueshme.
Fillimisht, autori Bedri Halimi sqaron në mënyrë të thuktë se çfarë thuhet në këto tri vëllime të ASHAS pë r Gorën, Opojën e Sredskën njëkohësisht, duke zbërthyer njëkohësisht se kush është
Akademia e Shkencave të Arteve të Serbisë .
Në pjesën e parë të librit, autori pasqyron pasaktësitë serbe rreth krahinës së Gorës duke përfshirë:
kufirin, shtrirjen , emërtimet e fiseve dhe vendeve të Gorës, emrin Go r ë ; prezantimin e goranëve si serbë nga historianët serbë; islamizimin në Gorë sipas autorëve serbë, duke iu kundërvënë të gjitha pasaktësive me argumente shkencore. Më tej flet për përbërjen etnike të popullsisë së Kazasë së
Gorës duke sjellë dëshmi të shumta historike.
Pretendimeve serbe rreth gjurmëve kishtare serbe në Gorë, rreth varrezave serbe në Gorë, pastaj humbjes së gjurmëve të vjetra serbe sipas Jastrebovit, pretendimeve të Lutovacit , Jovan Cvijiqit ,
Qubrilloviqit për Gorën, (ku jo rastësisht edhe kjo trevë ishte paraparë që të zbrazet, nga popullata, për të krijuar kështu një tampon zonë, që do t’a shkëpuste vazhdimësinë shqiptare në këto anë, autori u kundërpërgjigjet me argumente historike.
Po ashtu edhe pretendimet rreth të folmes gorane për të cilën shumë autorë serbë e përdorin si argument kryesor i të qenit të kësaj popullate si sllave, ku disa historianë madje në ndihmë për këtë qëllim i thërrasin edhe konkludimet e Jastrebovit për gjuhën gorane, autori i demanton madje me të
dhëna nga vetë historiografia serbe!