Këndvështrim specifik për librin e Profesor Sadri Ramabajës ‘’’Rivalitet Shekullor’: Gjeopolitika postmoderne-rikthimi te vetvetja”. Një analizë e berë në rrafshin e studimeve të Sociologjis politike.
Nga Halim EMERLLAHU, sociolog
Vepra e Profesor Sadri Ramabajës paraqet nje studim me përmbajtje shkencore që analizon rrjedhat politike nga dioptria e shkencave politike dhe ajo e filozofisë politike.
Në këtë libër të ri Dr. Ramabaja analizon politikat e Bashkësisë Ndërkombëtare, respektivisht politikat e shteteve që janë faktor në aspektin gjeopolitik e strategjik në nivel ndërkombëtar. Në këtë plan, në fokus të studimit janë sidomos politikat e shteteve që janë të ndara në rrafshin ideologjik dhe të politikave autokrate me një mendësi dogamtike – të asaj neomarksiste të mbështetur në politika socialiste apo neomarksiste, alias neofashiste – si ide shekullore e etabluar tek aleanca Ruse-lindore.
Por, në anën tjetër në fokus të interesimeve të autorit ka qenë edhe përballja e kësaj lagje shtetesh me shtetet që kultivojnë tutje ideologjinë liberale, atë mjedis që ka promovuar demokracinë liberale, në krye të të cilit bllok janë perendimorët – si vlera të një civilizimi dhe qytetarie të të drejtës për një shtet-komb që promovojnë teoritë neoliberale, duke lejuar te drejtën dhe garantuar vullnetin e individual deri te ai shoqëror, të mbështetur në teoritë e njohura të ekonomistit Adam Smith.
Libri i Dr. Ramabajës “Rivaliteti shekullor: Gjeopoliitka postmoderne – rikthimi te vetvetja” është një përmbledhje e eseve e kumtesave shkencore të publikuara në revista të njohura ndërkombëtare. Dominojnë esetë e kumtesat që paraprakisht janë publikuar tek revista e specializuar për mendimin gjeopolitik Eurasia Review, që publikohet në Çikago dhe tek revistat tjera të kualifikuara në fushën e mendimit politik.
Materia e këtij libri është e organizuar në shtatë kapituj dhe 58 njësi.
Titujt e kapitujve janë sugjestiv, sidomos kur kemi parasysh gamën e temave të trajtuara.
Në dy kapitujt hyrës, të parin që ka titullin “Gjeopolitika dhe shqiptarët” dhe në të dytin “Rivaliteti shekullor”, autori ka mbarështruar zërat që kanë të bëjnë me raportet e Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi me Serbinë dhe ndikimin e gjeopolitikës postmoderne sot dhe në vijim.
Në kapitullin e tretë – “Mes Perednimit dhe Lindjes”, ku përfshihen plot tetë ese dhe analiza, autori ka trajtuar pozicionin e Serbisë sot.
Në kapitullin e katërt – Agjenda e munguar e BE-së”, Dr. Ramabaja ka trajtuar pozicionin politik të
BE-së në raportet shqiptaro-serbe, me theks qëndrimin e Brukselit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Beogradit të imponuar nga rezoluta e shtatorit të 2010-ës e OKB-së.
RUSIA PËRBALLË PERENDIMIT
Tutje Profesor Ramabaja në kapitullin e 5-të me një titull sinjifikativ ‘’RUSIA PERBALLË PERENDIMIT’’, njxerrë në mënyrë sistematike, në dritën e zhvillimeve aktuale, politikat postmoderne, faktin se si sot po prosperojnë politikat e këtyre shteteve me gjuhën imperialiste e hegjemoniste, në ato shtete e rajone, duke krijuar konflikte e luftra, duke shkatrruar pasuritë enorme të popujve, dhe duke vrarë mijëra njerëz të pafajshëm, vetem për t’i nënshtraur e vendosur hegjemonin e një pushteti autoritar të politikave neofashiste, apo për ta rikthyer iden e asaj Perandorie Ruse, siç ishte në shekujt e kaluar – kjo sot quhet Politika Putiniste.
Ideologjia autoritariste dhe logjika e saj është pushtimi, mohimi, lufta, dhuna kufizimi i lirisë dhe izolimi individit tok me mbjelljen e frigës. Kjo ideologji Putiniste, po e promovon tutje ekspansionin e imperializmit rus, që po insiston ta fitojë madje edhe luftën ekonomike me Bashkimin Evropian. Ndërkaq në Ukrainë ekspansioni rus po marshon në thellësi të territoreve të pasura me minerale të rralla, duke pas në konsideratë lufëtn ekonomike kundër BE-së, pa hequr dorë nga pushtimi i plotë përmes bombardimit me armatimin më të rënd, madje në thellësi të territreve ukrinase.
Rusia ka rezerva marramendëse të gazit, prandaj po e kërcnon Europën, sidomos shtetet që janë të varura nga gazi rus tutje. Ky kërcnim nga Presidenti Putin është shqetsim i lloit të vet për Brukselin, meqë jo vetëm lufta, por edhe ky kërcnim real, po ndikon në industrin e Bashkimit Evropian si tërësi.
Profesor Ramabaja njjë kpitull të tërë në këtë libër – atë të gjashtin, ia ka kushtuar luftës hibride të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës dhe demokracive liberale.
Ndërkaq në kapitullin e fundt – “Rendi i ri Botëror në krijim”, Profesor Ramabaja në analizat e tij të përmbledhura me akribi të rreptë shkencore, ka përqasje teorike të përafërt me atë të politikologut e filozofit bashkëkohor të njohur – Henrik Muller.
Edhe Muller analizon politikat e këti konflikti Ruso-Ukrahinas dhe ndikimin e tij ne politikat dhe në ekonominë e Bashkimit Evropian, që me lehtësi sjell destabilitet politik në rrafshin e gjerë gjithandej ku shtrihen demokracitë liberale, madje edhe brenda atyre që trajtoheshin si demokraci të etabluara.
Kjo betejë e imponimit të një rendi të ri botëror, duke imponuar si model autoritarizmin, mund ta bëjë Evropën në tërësi, e sidomos Europen Juglindore tërësisht të pasigurt, meqë krijohen dilema për të ardhmen e saj.
Putini me llogarin e tij, meqë ai i ka shpall luftë BE-së, përmes ndalimit të gazit, mund ta qoj atë-në një recesion real. Ky fakt ka ngritur shqetsime të mëdha gjithandej në Europë. Shumë analistë e quajnë këtë veprim të Rusisë si një lloj shantazhi që po aplikon ajo në fushën e energjisë. E sot, tani kur vetem 40% e sasisë normale që rrjedh përgjatë tubacioneve të nëndetseve në realicionin Rusi-Gjermani, që njihet edhe me emrin Nord Stream, ka ndikuar me nje zvogelim enormë të sasive të gazit që përcillen tutje per në Francë, Itali, Austri etj.
Shtetet që sot janë autoritariste, janë pjesë e ekonomisë së lirë të tregut të lirë ndërkombëtar.
Fuqinë dhe rolin kryesor në ekonomitë e këtyre shteteve dhe gjetkë, e kanë kompanitë multinacionale, transnacionale që veprojnë në çdo pjesë të globit. Njëra prej këtyre kompanive është gjiganti shteteror rus Gazprom, që kishe ndalur të gjitha dërgesat me gaz për në Poloni, Bullgari, Holandë, Finlandë dhe Danimarkë, pasi këto kompani refuzuan ti paguajnë faturat me rubla.
Nje kercnim i tillë i Putinit, pasoi me nje pergjigjje të disa shteteve që u rikthyen tek ndërtimi e rindërtimi i termocentraleve me qymyr, e disa të tjerë të kërkojnë furnizim nga Afrika. Ndërkaq vendet e treta, në anën tjetër, filluan të krijojnë kapicitet e tyre për të importuar gaz të lëngshëm nga larg- edhe nga përtej Atlantikut.
RENDI I RI BOTËROR NË KRIJIM
Profesor Ramabaja me këtë vepër na ka vënë në dispozicion një studim të spikatur për Rendin e Ri Botëror në krijim. Dduke analizuar shumë profesionalisht epokën e Luftes se Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik e zgjerimin mëtutje të BE-se dhe Natos në Evropën Juglindore, sidomos në hapësirën që ishte sferë e ndikimit të Bashkimit Sovjetik, apo ashtu siç e quaj unë më me dëshirë Rusisë Cariste.
Në këto procese te Globalizimit që po qeveriset Bota, që është e thirrur në tregun neoliberal dhe që tejkalon kufijtë nacional, me fuqin e korporatave multinacionale që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombetar, tashmë janë në garë të tregut të lirë edhe shtetet autoritare, siç është Kina, Rusia, Irani… Rendi i Ri po merrë formë. Që sot këta tri shtete pretendojnë dominim global, jo vetëm në sferën e ekonomisë – Kina sot po thuaj se dominon, por ajo po e kërkon edhe dominimin ushtarak, teknolologjik dhe bioteknologjik.
Duke u bazuar në vitin 2020 dhe në vitin 2021, në disa raste e ngjarje me ndikim global, u venerua se sisteimi i Kinës kishte tejkaluar SHBA-të për sa i përket zhvllimit ekonomik, po ashtu edhe në rrafshin e stabilitetit politik, madje edhe në atë të autoritetit te fuqisë së mbrojtes kombëtare. Kjo platformë politike ngriti Kinën në arenën nderkombëtare, si pretenduse për pozicionim real si fuqi e parë globale.
Lëvizja politike Putiniste ishte në përballje me një Europë e cila nuk dispnonte agjendë të mirëfilltë gjeopolitike në raport me Ukrainën. Kjo mungesë u shpreh me theks në rastin e aneksimit të Krimesë [2014].
Që nga aneksimi i Krimesë Putini i trimruar më shumë, kur Evropa heshti në raport me ankesimin e asaj pjese të Ukrainës sovrane, ai filloi pregaditjen intenzive për pushtime tjera territoriale, duke e kërkuar madje aneksimin e plot të saj. Ai madje nuk ngurroi të mohoj në tërësi identitetin nacional të Ukrainës, ta shkërmoçë në tërësi sovranitetin territoriat të saj, me arsyetimin se “ne jemi një Komb, kemi një gjuhë dhe një ish sistem politik të përbashkët edhe brenda Perandoris Ruse”.
KENDVESHTRIM SOCIOLOGJIK
Në studimet të sociologjisë politike, shihet se bota po shkon drejt një ndryshimi të nje rendi të ri botëror, duke bërë ndryshimet gjeopolitike dhe një ripozicionim të fuqive të mdha. Kjo tendencë është më e hapur sidomos nga ana e liderëve që janë me pririje autoritare, por pa i përjashtuar edhe liderët neokonservativ, që u venerua edhe nga studjuesit europian.
Një studim i fenomeneve të kësaj natyre ishte përcjell edhe pertej kontinentit europian, ku vihet re se vlerat konservative jo vetem qe ishin pjesë e ideologjisë politike te ish Kryeministrit Toni BLER, por ato vlera neokoservative i tumirte edhe Presidenti Amerikan Xhorxh BUSH. Ai përveç se mbronte teoritë neoliberale, nënvizonte në kërkesën e tij që “ne si Amerikan dhe si Komb i vlerave te demokratizëmit, tani të udhhequr nga teoritë e neoliberalizëmit, ti mbrojmë ato më shumë, me theksë nga rasti i 11 Shtatorit 2001.”
Presidenti Bush thoshte se “ne po e luftojmë jo vetëm të keqen që i ndodhi kombit Amerikan, por po i mbrojmë të gjitha kombet e Botës nga e keqja.” Rasti i 11 Shtatorit 2001 nga dioptria sociologjike, na bën ta kuptojmë se po të kishim studime më të thella shkencore, një akt i till përveç se është e do të cilësohet si akt terrori, ai ishte veprim anti civilizus; ai shenjonte aktin e rikthimit tek gjuha dhe mënyra e qeverisjes mesjetare, apo fuqisë së autoritetit të vetëm të një qenje njerzore në qeverisje – që gjykon se ‘’shteti jam unë”, ashtu siç ishte deklaruar Luigji i shek IV.
Vlerat neokonservatore, teoritë neoliberale nuk lejuan një gjë të tillë, që bota të rrëshqas në ujërat e autoritarizmit total të grupeve elitiste të ushqyera me dogma imagjinare të radikalizmit fetar, ashtu siç kërkote dikur Fidel Katro, Gadafi në Libi apo të tjerë në jugun e kontinetit afrikan, siç kerkonte Asadi ne Siri, Sadam Hyseni ne Irak, e siç po kërkon Putini sot në Rusin cariste, duke mëtuar shtrirjen e Federalizimit Rus ne Evropen Juglindore.
Teoricienët liberal e neoliberal të shoqërisë bashkohore, i shohin lëvizjert shoqërore të studimeve totalitare e sidomos të rikthimit të të majtes ekstreme të shekullit të kaluar, tok me atë të të djathtës neofashiste, si një anomali shoqërore kundër historisë civilizuse perendimore, e ngjajshme me teoritë militariste mesjetare që ishin të orjentuara nga autoritet fetare me ndikim në shoqëri.
Libri i profesor Ramabajes analizon me kompetencë shkencore fenomenet në fjalë bzuar në keto teori. Shih për këtë ai trajton në këtë kuadër edhe orekset e liderve me pririje autoritare, duke shpërfaqur luftrat e konfliktet në ato shtete ku ka burime energjetike, nanobilogjike, biofizike si shtete me ndikim në rrafshin teknologjik, në kontrollin hapsinor, tokësor me pretendime të hapura për uzurpim të ujrave, siç janë oqeanet, detrat në tërësinë e globit tokësor.
Një veprimtari e tillë politike me premisa idelogjike të të majtës ekstreme, të neofashizmit modern, e instaluar në shtetet e lindjes së Mesme, Azisë së larget; përmes autokracisë në pjesë të Europës Juglindore, tregon se Rendi Botëror ka filluar të ndryshojë.
Këto fenomene, paraljmron Dr. Sadri Ramabaja, dërgojnë mesazhin e qartë se, shtetet duhet dhe po kthehen tek vetvetja, në mobilizim e reformë ekonomike, ushtarake, në ripozicionim në bllokun liberal të një ekonomie më të kontrolluar si mbrenda kufijve nacional, po edhe përtej atyre nacional.
Se kompanitë me fuqi dominuse globale e kanë ndikimin e vet, jo vetem në ekonomi apo në tregje ndërkombëtare; se ato luajnë rol edhe në aktivitete tjera shoqërore; ndikojnë edhe në rrafshin identitar përgjatë procesit integrus në sferën e të të menduarit dhe formimit kulturor, sidomos përmes hapjes së vendeve të reja të punës, apo ngritjes/forcimit të valutës shtetërore.