Si përgjigje direkte ndaj kërkesës së kahershme nga ana e Ukrainës për përforcimin e sistemit të saj të mbrojtjes kundërajrore në luftën mbrojtëse ndaj Rusisë. Ndërkohë zgjerohet rrethi i partnerëve të NATO-s në këtë akt solidariteti.
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Që në ditën e parë të takimit në shenjë të kujtimit të 75-vjetorit të krijimit të leancës Verioatlantike, si një bashkim i lloit të vet politiko-ushtarak, SHBA-të dhe partnerët tjerë anëtarë të NATO-s, kanë shprehur gadishmërinë që të furnizojnë tutje Ukrainën me pajisje moderne për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse. Gjatë një fjale rasti në seancat e këtij takimi, që ditën e parë, presidenti amerikan, Joe Biden, ishte angazhuar për këtë çështje që ishte edhe pikë e parë e rendit të ditës në axhendën e këtij takimi. Në një deklaratë të përbashkët nga SHBA dhe disa partnerë u folë edhe për sisteme “shtesë” të mbrojtjes ajrore Patriot.
[Foto: Një sistem raketor anti-ajror Patriot, këtu në inventarin e Bundeswehr-it.]
Përveç kësaj, u akorduan partneërt në fjalë se dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore – të tilla si tipet Nasams ose Iris-T – duhet t’i ëdrgohen me urgjencë Kievit , tha ai. “Këto sisteme do të zgjerojnë dhe forcojnë më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës.”, u shpreh ai. Deklarata e përbashkët që garanton këtë mbështetje u nënshkrua nga SHBA-të, Gjermania, Holanda, Rumania dhe Italia.
Në këët lagje shtetesh që janë shprehur për mbështetje pa rezervë të Ukrainës, siç shihet, mungon Turqia, vendi më me peshë i Aleancës në rragfshin gjeostrategjik në raport me zhvillimet në kontinentin e vjetër.
Turqia, edhe pse anëtare me peshë e aleancës së NATO-s – dhe më e rëndësishmja për shkak të pozitës së saj kyçe gjeografike dhe rrjedhimisht gjeostrategjike – duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga strategjaa e saj që nënkupton një lloj balancimi i kujdesshëm i anëtarësimit në NATO, përafrim i veçantë njëkohësisht edhe me Rusinë dhe një lloj aleance me Ukrainën në të njëjtën kohë. Krejt ky qëndrim është shpërfaqur edhe në vigjilie të këtij takimi jubilar të Aleancës, kur J.Biden po pretendonte që gjatë samitit në Uashington Aleanca të shpërfaqë unitetin e saj.
Në ët njejtën linjë me Turqinë, në mos edhe më e afërt me Rusinë, është pozicionuar Hungaria.
Presidenti amerikan J.Biden, duke folur me liderët pjeësmarrës të këti takimi jubilar, tha se Ukraina duhet të marrë gjithashtu qindra raketa interceptuese shtesë gjatë vitit të ardhshëm, e që do t’i shërbejnë për të mbrojtur qytetet ukrainase nga raketat ruse.
Kohët e fundit në takimet me parterët perendimor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur vazhdimisht se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme shtesë Patriot për të mbrojtur qytetet dhe zonat metropolitane të Ukrainës.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kishin siguruar një sistem Patriot dhe e kishin vënë në dispozicion të Armatës së Ukrainës. Ç’është e vëertete Biden kishte miratuar dorëzimin e këtyre paisjeve rreth një vit e gjysmë më parë, kur Zelensky udhëtoi për në SHBA në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së agresionit rus. Ndeshtrashat e krijura nga bllokimi I Kongresit dhe Senatit amerikan nga ana e republikanëve, e kishin shtyër egzekutimin e atij vendimi për disa mujaj rresht, duke I dhënë mundësi Rusisë të operoj e papenguar! Ndërkohë qeveria amerikane ka intensifikuar furnizimin e rregullt të Ukrainën me raketa Patriot.
Në një njoftim zyrtar nga Kievi, pohohet se Armata Ukrainase deri tani ka marrë gjithsej katër sisteme Patriot. Është me interes të theksohet se tre prej tyre I ka siguruar Gjermania. Ndërkohë I katërti është garntuar se do ët dërgohet nga Rumania.
Ekspertët ushtarak bëjnë me dije se Sistemi raketor kundërajror Patriot vazhdon të jetë një nga sistemet më moderne në botë. Ai përdoret për të neutralizuar aeroplanët e armikut, raketat balistike dhe raketat e lundrimit. Në një distancë prej rreth 100 kilometrash dhe deri në lartësi 30 kilometra, raketat mbrojtëse të këtij sistemi mund të godasin objektivat bazuar në sinjalein imagjinar rreth pozicionit – në varësi të raketës së drejtuar të përdorur për hedhjen e raketave. Sistemi Patriot përdor fillimisht radarin për të klasifikuar dhe identifikuar se cilat objekte fluturuese në qiell i përkasin agresorit.
Duke filluar nga e mërkura, krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s [32 sosh] do të diskutojnë për rrugët që duhet ndjekur Aleanca prë ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse. N këtë takim jubilar Aleanca i ka premtuar Kievit ndihmë të re me vlerë 40 miliardë euro. Krerët e shteve anëtarë të Aleancës janë mjaftuar me kaq, pa hedhur hapin pasues ët pritshëm, për t’i bërë ftesë Ukrainës që t’i bashkohet Aleancës.