Kosova e pas 14 shkurtit 2021 dhe aktualisht, në këtë mezokohë, ka shumëçka të përbashkët me Shqipërinë e Nolit, që historiani ynë i njohur Arben Puta e ka trajtuar aq mirë në librin e tij emblmatik Demokracia e rrethuar.
Serbia atbotë [1924] për ta larguar nga pushteti qeverinë më demokratike të kohës jo vetëm në rajon, kishte nisur nga Beogradi shpurën e Ahmet Zogut të shoqëruar nga oficerët bjelogardist dhe mbi 5000 ushtarë me armatim modern, që do të viheshin në ndihmë të llumt kryengritës kundër Qeverisë së Nolit në dhjetor 1924.
Serbia këtë akt pretendoi ta reprizoj më 24 shtator 2024, duke e bërë akt të kryer aneksimin e veriut, madje edhe me ndihmën e ca aleatëve brenda Bashkësisë ndërkombtëare, por dështoi.
Përmes thellimit të kursit të luftës hibride, e ndërhyrjes së thellë në procesin e ndërtimit të Qeverisë Kurti 3, “Demokracia e rrethuar” kosovare sot, do të vihej dhe po vihet në përballje edhe me një lagje të mediave që nuk i lënë mangut batalioneve serbe që marshuan drejt Tiranës në dhjetor 1924!
Demokracia e rrethuar e Nolit u shkërmoq edhe për faktin se Noli koketoj më shumë se ç’duhej me një shtresë feudalësh e latifundistësh, por më shumë pse nuk arriti dot të përmbyllte reformën agrare të pretenduar.
Demokracia e rrethuar e Kosovës sot, nuk mund t’i nënshtrohet një rrethimi të atillë, meqë ajo si Republikë funksionale e demokratike ka edhe miq e partner që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin fuqishëm.
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit në nivel europian nuk ka vend për iluzione.
Shpallja e aktvendimit nga ana e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë në Berlin, tek e klasifikoi “Alternativën për Gjermaninë” si një përpjekje të konfirmuar të ekstremizmit të djathtë, është një lajm i mirrë se neofashizmin duhet luftuar edhe institucionalisht.
Shembëllim këti akti personalitetet morale e politike të Republikës duhet të thejnë zhurmën e zhurmuesve që sot trumbetojnë për gjoja mungesën e lirisë së shtypit në Kosovë si rezultat i qëndrimit të qeverisë!
Pas perdes së qeverisjes nominale demokratike, shprehet një kolegë yni në portalin e tij të njohur për korrektësi e etikë profesionale – V.XH, peizazhi mediatik mbetet nën rrethim, jo nga një diktaturë e hapur, por nga një konsorcium udhëheqësish lufte të shndërruar në politikanë, zëvendësit e tyre kriminelë dhe një grup cinik të të ashtuquajturve gazetarë, besnikëria e të cilëve nuk qëndron tek e vërteta, por tek fitimi dhe pandëshkueshmëria.
Emrat e gazetarëve si Ali Uka , Enver Maloku, Shefki Popova, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti flasin shumë për atë që kishte pësuar gazetaria gjatë një periudhe ët errët që në bashkëqeverisje ishin olhokratët me titisët e kamufluar në demokratë. Po aq flasin edhe pamjet e kolegëve [shih fotot poshët tekstit] që kishin tronditur opinionin në dekadën e dytë të lirisë sonë dhe përpjekjeve për të ndërtuar një shoqëri të lirë e demokratike.
Media në Kosovë është fakt notar nuk është e lirë, është e kapur, e përdhunuar dhe e varrosur, por nga oligarkët dhe marionetat e tyre të instaluara në krye të partive politike që de fakto janë shndërruar në korporata tipike.
Mediat në gjithë habitatin e demokracive liberale janë në shërbim të publikes, kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale – që d.t.th ofrojnë informim të drejtë të qytetarëve. Prandaj edhe çmohen.
Mediat e angazhuara dhe profesionale janë gardiani i mirëfilltë i lirisë së shprehjes dhe rrjedhimisht stimulojnë zhvillimin e demokracinë, hulumtojnë keqpërdorimet dhe mbështesin qeverinë e gjyqësorin në luftën kundër korrupcionit.
Të tilla media dhe gazeraë/e ka gjithësesi edhe në Kosovë. Prandaj ato duhet vlerësuar e çmuar lartë.
Tamtamave dhe burbujës së zhurmuesve dhe amplifikuesve të luftës hibride për gjoja cënimin e lirisë së shtypit dhe mendimit, dua t’i kujtoj këtë fragment të një fjalimi të njërit prej miqëve real të Kosovës dhe demokratit të dëshmuar – Ambasadorit William Walker, mbajtur tek “Vatra” së fundmi:
“Kosova është pa dyshim një nga shtetet më demokratike në rajon, por edhe në Evropë dhe në mbarë botën. Respektimi i të drejtave të njeriut të pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit janë në nivelin më të lartë. Pas gjithë vuajtjeve të shkaktuara nga regjimi kriminal serb, shqiptarët nuk u hakmorën ndaj popullit serb, serbët e Kosovës shpëtuan pa pasoja”.
Reporterët pa Kufij (RSF), në Indeksin e Lirisë së Shtypit 2025, servirin një përshkrim tepër sipërfaqësor dhe aspak real të peizazhit mediatik në Kosovë. Ky raport, shih për këtë, nuk ia ka dalë që të pasqyrojë kapjen reale të medias në Kosovë nga një shtresë oligarkësh e olhokratësh faktik e real, të njohur për opinionin publik në Kosovë. Po të thellohej paksa në hulumtim dhe raportim, RSF-ja do të konstatonte pa vështërsi se politika e inkriminuar, krimi ordiner dhe media ishin dhe mbeten trinomi që po pretendohet të rikthehet në pushtet pa zgjedhur rrugë e mjete.
RSF me një raport të tillë, real e profesional, ku do të hidhej dritë mbi shkaqet reale të kalbjes së strukturës mediale, do t’i kontribuonte shumë rikëndelljes së këtij ambienti politik e medial dhe demokratizimit të shoqërisë kosovare.
Historia ka dëshmuar sa e sa heër se fjala e lirë nxitë progresin.
Ja disa shembuj të tillë. Sokrati, duke sfiduar ndjekjen penale të shtetit athinas të Luftës së Peloponezit, zhvilloi teori revolucionare dhe themeloi praktikisht fushën e filozofisë morale. Koperniku dhe, më vonë, Galileu, sfiduan teorinë gjeocentrike të mbështetur nga Kisha në favor të teorisë heliocentrike të sistemit diellor. Darvini revolucionarizoi njohuritë tona për biologjinë me teorinë e tij të evolucionit.
Jo rastësisht në vigjilie të Ditës së Lirisë së medias dhe shprehjes së lirë filozofi Andrew Bernstein nënvizon se, nëse mbrojmë të drejtën e të gjithë individëve për të thënë mendimet e tyre (duke përjashtuar vetëm ata që kryejnë ose mbrojnë dhunën), qeniet njerëzore racionale mund të vendosin vetë se cilat ide janë të vërteta dhe cilat janë të rreme. Në të kundërt, nëse ne anulojmë ligjërisht të drejtën e disa ose të gjithë individëve për të folur, atëherë sistemi ligjor – qeveria – vendos të vërtetën dhe falsitetin.
Dhe përfundon me këtë sentencë shumë domethënëse:
Të mbështesësh lirinë e fjalës do të thotë të mbështesësh një kërkim për të vërtetën dhe, rrjedhimisht, të avancosh jetën njerëzore. Të kundërshtosh fjalën e lirë do të thotë të kundërshtosh të dyja.
Liria e fjalës do të thotë liri e mendjes. Shqiptarët e kanë gjkuar gjatë lirinë e fjalës, prandaj kanë selitur duke rrezikuar të bien në burgjet serbe, lirinë e mendjes.
Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute, madje deri në përmasat e abuzimit. Këtë fakt do të duhej ta evidonte raporti i RSF-së. Por nuk e ka bërë dot! Përkundrazi, ka rrëshqitur duke abuzuar edhe vet me të vërtetën. Rrjedhimisht mund të konkludohet se, hartuesit dhe redaktorët e këtij raporti, pa hetueshëm apo me insistim, paskan ra në kurthin e luftës hibride serbe dhe ruse!
Fatkeqësisht!
P.S.
Foto që flasin sa 1000 fjalë!
Këto pamje flasin se çfarë lirie shprehjeje gëzonin gazetarët në epokën e olhokratëve.


