Nga Gjeneral Piro AHMETAJ*
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia e pakonkurueshme ajrore e SHBA-ve
realizuan një goditje historike, të paralajmëruar, me preçision të lartë, proporcionale si dhe të
përshallëzuar duke i dhënë një mesazh/NDËSHKIM SHEMBULLOR, jo vetëm regjimit të Teheranit,
por dhe ndaj diktatorëve të dalldisur nga fuqia e mbi-Pushtetit (Putinit, Khameneit, Kim Jong-ut, etj,
veçmas apo në aleancë), shteteve si dhe organizatave terroriste që kërcënojnë se: “do “i bejnë
gjemën njerëzimit, rendit global dhe vlerave të qytetërimit duke përdorur armët/fuqinë
bërthamore”!
https://www.panorama.com.al/sulmet-amerikane-ndaj-centraleve-berthamore-te-iranit-6-
avione-b-2-leshuan-12-bomba-bunkershkaterruese-te-tipit-gbu-57-raketa-te-hedhura-
edhe-nga-nendeteset/#gsc.tab=0
E parë kështu, kjo goditje mbetet edhe si një mesazh për internacionalistët mëndjendryshkur,
enveristët me kullaro demokratike, gjeneralët e vet(de)graduar si dhe opinionistët e
gjithëditur, përfshi fatëkeqesisht edhe ata në Tiranë dhe Prishtinë, pasi para së gjithash dhe mbi të
gjitha ka një DIFERENCË tërësisht të pakrahasueshme kur “USA në emër të paqes, rendit global,
vlerave të qytetërimit, sigurisht dhe interesave kombëtare të ShBA-ve sulmon me preçizion
maksimal fuqinë vrasëtare dhe infrastrukturat e armëve bërthamore”, me sa kur: “goditen me
raketa spitalet, shkollat, qëndrat e banuara, si dhe kur merren zvarrë si pengje gra, pleq, apo
kur theren si mostra fëmijë të pafajshëm” ..apo Jo?
Thënë këtë, falë (mirënjohje) fuqisë së pakonkurueshme ushtarake të USA/NATO/UK, bota
mbetet shpresëplotë se: “paqja, siguria, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të
triumfojnë mbi neo-stalinistët, neo-nazistët, shtetet dhe organizatat terroriste” !
Zoti e bekofte Paqen, fuqinë ushtarake të USA/NATO si dhe interesat kombëtare (Republika e Shqipërisë /Republika e Kosovës)
* Autori është Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e USA/NATO