[Top tema] Parlamenti i ardhshëm i BE-së do të përcaktojë nëse Evropa është kohezive në politikat e saj apo ajo do të shkojë shpejt drejt shkërmoçjes Nga Dr Sadri RAMABAJA Në Bashkimin Europian zgjedhjet për Tempullin e Demokracisë kanë filluar më 6 qershor dhe do të vazhdojnë deri këtë të diel që vjen – më 9 qershor 2024. Janë treqind e pesëdhjetë milionë qytetarë europianë me ët drejtë vote në 27 shtete anëtare të BE-së që do të përcaktojnë se cilin drejtim do të marrë Evropa e bashkuar ps së dielës. Pavarësisht peshës së këtyre zgjedhjeve për ët ardhmen e…
Author: admin
[06 qershor, 2024]Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Në intervistë ai foli edhe për zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet lokale të 2 qershorit, të cilat sipas tij, rrodhën më mirë sesa zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar. Intervista e mëposhtme është shkurtuar dhe redaktuar për hir të qartësisë. Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e fundit në Serbi u përshkuan, sipas vëzhguesve, nga anshmëria e medias, trysnia mbi…
[06 qershor, 2024] Presidenti rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj. “Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe tërësinë tonë tokësore, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, tha presidenti Putin, duke cituar atë që ai tha se është politika e sigurisë së vendit të tij. “Për ndonjë arsye, ata në Perëndim besojnë se Rusia nuk do t’i përdorë kurrë ato”, i tha presidenti Putin një grupi gazetarësh ndërkombëtarë, duke shtuar se arsenali bërthamor i Rusisë është shumë më i fuqishëm se…
Nga Dr. Selim IBRAIMIËndrra për të qenë një ditë pjesë e BE-së vjen nga dëshira për të jetuar më mirë dhe për të mësuar nga e kaluara. Këtu lindin disa pyetje nëse popujt e Ballkanit kanë mësuar nga e kaluara e hidhur historike, apo kanë në plan të vazhdojnë të shfrytëzojnë probleme të së kaluarës dhe të tashmes si shqetësime të përditshme në raportet ndërshtetërore. Pasi për shumicën e banorëve të Ballkanit ende si opsion mbetet BE-ja, atëherë qeverive kombëtare nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që të punojnë më shumë dhe t’i përmbushin kriteret e BE-së për një fqinjësi…
Nga GJENERAL PIRO AHMETAJ Ndër shekuj, por veçanër isht gjatë 10-vjeçarit të fundit (mbas pushtimit “de fakto” të Krimesë nga Rusia), pesha e “Armës së Dezinformit” si pjesë e paketës së kërcënimeve hibride, mbetet në fokusin e institucioneve, kolegjeve, instituteve, medias, NGO-ve, që merren me çështjet strategjike të sigurisë. Konsideruar rrezikun që vjen nga dezinformimi rus në luftën “jo vetëm për Ukrainën”, më posaçërisht në Ballkanin Perëndimor, Washingtoni dhe Brukseli, kanë konfirmuar ngritjen e Komisionit të Dezinformimit në rajon, si një mekanizëm/tool për mbrojtjen nga dezinformimi rus, Kinez si dhe vegla/shtete të tjera jomiqësore me interesat kombëtare dhe Aleancën euroatlantike (USA/…
Nga Matija Sheriçlip [Matija Šerićlip] [Geopolitika News, Zagreb] Lartësitë e Golanit, të njohura edhe si Golani, janë një zonë që mbulon afërsisht 1800 kilometra katrorë në pjesën jugperëndimore të Sirisë. Rrafshnalta ose pllaja shtrihet midis lumit Jordan dhe Detit/Liqenit të Galilesë në perëndim, malit Hermon në veri, shtratit të thatë të lumit Rukqad në lindje dhe lumit Yarmouk në jug. Lartësitë e Golanit janë deri në 700 m mbi nivelin e detit në jug, deri në 1200 m në veri dhe ngrihen në 2814 m në malin Hermon në pjesën ekstreme verilindore. Është ndërtuar kryesisht nga shkëmbi magmatik i quajtur…
Nga Marcus Andreopoulos, PhD [Geopolitical Monitor; 30 maj, 2024] Arrestimi i shtetasit gjerman Jian Guo më 23 prill 2024, e katapultoi partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) përsëri në qendër të vëmendjes të politikës gjermane dhe evropiane. I akuzuar se ka vepruar si agjent i Partisë Komuniste Kineze (CCP), Guo kishte qenë asistent parlamentar i Maximillian Krah, tani kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Nëse janë të vërteta, këto pretendime paraqesin një përpjekje tjetër të CCP për të kompromentuar dhe spiunuar mjedisin politik të Perëndimit, duke përdorur një strategji të provuar dhe të testuar. Për AfD-në, arrestimi i…
[05 qershor 2024] Izraeli njoftoi të mërkurën se po kryente një operacion të ri ushtarak kundër Hamasit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përpara bisedimeve midis ndërmjetësve të SHBA-ve dhe Katarit, të cilët po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje armëpushimi, raporton Reuters. Mjekët palestinezë thanë se dhjetëra njerëz u vranë në sulmet ajrore në zonë. Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadit Islamik njoftoi se ata ishin angazhuar në luftime me forcat izraelite në të gjithë Rripin e Gazës dhe se kishin përdorur raketa dhe granata antitank. Të paktën 44 palestinezë janë vrarë që nga e marta në sulmet…
[5 qershor, 2024] Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri këto ditë një vizitë në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan. Ishte vizita e parë zyrtare e tij në Ankara dhe në pallatin presidencial, ku për më shumë se dy orë zhvilloi bisedime me presidentin turk. Poashtu, Kurti kishte takime me grupe të biznesit dhe në ministrinë e mbrojtjes, si dhe vizitoi edhe kompaninë për prodhimin e dronëve “Bayraktar TB-2”. E sipas profesorit dhe doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, e gjithë veprimtaria e delegacionit të zotit Kurti ishte vërtet impresionuese dhe me angazhim serioz për…
[3 qershor, 2024] Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vazhdon vizitën në Turqi duke u takuar me personalitetet më të larta të këtoj vendi, përfshirë edhe presidentin turk Erdogan. Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve “Bayraktar”, të cilët tashmë janë në posedim edhe të Ushtrisë së Kosovës. “Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin…