Nga Paolo LEPRI [Corriere della Sera] Është një Bashkim evropian i përvuajtur, I shtrënguar të përballohet me urrejtjen , ai që ka dëgjuar shkoqur dje, në secilin kryeqytet të shtënat e revoles të shpërthyera kundër njërit prej njëzeteshtatë kryetarëve të qeverive, kryeministrit sllovak Robert Fiko. Ky atentat , që i shtohet sulmeve të ndryshme në ditët e shkuara në Gjermani, është një shenjë alarmi që nuk duhet të lihet në heshtje. Rreziku i destabilizimit është i vërtetë. Dhuna politike ekziston, mund të kapërcejë kufijtë e të zhvillohet në një bashkësi kombesh që e mendonim të sigurtë nga kërcënimet e brëndëshme, të ndërtuar…
Author: admin
Dr Donik SALLOVA Është paradoksale se si Departamenti i Shtetit në njërën anë kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, të orientohen kah integrimet europiane, e në anën tjetër kërkon që Kosova ta tolerojë dinarin si valutë dezintegruese e një shteti me orientim shekullor lindor. Nuk mund ta zhvillojë rajonin dhe ta çojë drejt BE-së dinari më shumë se euro. Donacionet e pafundme BE-ja ia ka dhënë Serbisë në euro apo në dinar? Të shqetësohesh për përcaktimin e euros si valutë në gjithë territorin e Kosovës do të thotë të japësh mesazhe kontradiktore mbi orientimin para së…
Nga Besim MULAJ [18 maj, 2024] Vizita e Vladimir Putin në Kinë, më 16 e 17 maj 2024 e shënuar nga një seri… takimesh dhe marrëveshjesh me Presidentin Xi Jinping, ka një rëndësi të veçantë gjeopolitike. Kjo është vizita e parë e presidentit rus që nga rizgjedhja e tij, duke theksuar kështu prioritetin e Moskës për marrëdhëniet me Pekinin. Kjo vizitë ndodh në një kontekst të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit, duke forcuar boshtin kinezorus përballë një rendi ndërkombëtar të dominuar nga fuqitë perëndimore. Historikisht, Kina dhe Rusia kanë ndarë interesa të përbashkëta, duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik deri…
[Në foto: Amb. Zef Mazi, ish-Kryenegociator për Integrimin e Shqipërisë në BE] [20 maj, 2024] Nga Zef Mazi, Tiranë“Nuk pranohet asgjë tjetër përvec integrimit të plotë në BE” Sot, më shumë se cdo herë më parë, është koha për të folur hapur për pështjellimet e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që të mund të shohësh strategjikisht përpara në horizont, i duhet bërë thirrje të vërtetës. E verteta është se Ballkanit Perëndimor nuk i është thënë e vërteta! As nuk po i thuhet. E vërteta mund të gjendet, por duhet kërkuar shumë për t‘a gjetur. E kaluara njihet, e tashmja…
Ivana Stradner, një studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, e cila është edhe njohëse e zhvillimeve dhe politikave në Ballkanin Perëndimor, ka treguar mbi rrezikun që paraqet për rajonin dhe Perëndimin politika autoritare që po ndjek Serbia në krye me Aleksandar Vuçiqin. [18 maj, 2024] “Udhëheqësi autoritar i Serbisë Vuçiç po forcon lidhjet e tij me diktatorin kinez Xi, duke lënë mënjanë Rusinë. Sa larg mund të shkojë ai? Dhe pse BE-ja i toleron lojërat e tij zbutëse tiranësh?”, në këtë temë në Podcastin e European ResilienceInitiative Center, Stradner ka analizuar lojën e Vuçiqit me Perëndimin, Kinën e Rusinë.…
[16 maj, 2024] Temat kryesore të takimit të ardhshëm të samitit të vendeve anëtare të NATO-s në korrik në Uashington do të jenë alokimet për mbrojtjen dhe ndihmën për Ukrainën, tha të enjten ambasadorja e SHBA në NATO, Julianne Smith. “Theksi i madh, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë në shpërndarjen e barrës së mbrojtjes. Është një temë kaq e rëndësishme dhe duam t’i dërgojmë një mesazh publikut tonë se Amerika e kujton pse e krijuam këtë Aleancë, pse është aktuale edhe sot”, tha ambasadori Smith në një bisedë me disa gazetarë nga Evropa Juglindore, transmeton…
Nga Prof. Dr Tritan Kalo SANKSIONE për KOSOVËN sepse kërkon respektimin e Marëveshjes së nënshkruar në Ohër, duke filluar që nga pika e parë e saj pra NJOHJA e KOSOVËS nga SËRBIA…. NDIHMA e përkrahje SERBISË, ani pse nuk e nënshkroj dhe nuk e njeh Marëveshjen e Ohrit dhe jo më ta zbatoj atë…. KËRKOHET ngultazi krijimi i Asosiacionit të Komunave sërbe, duke anashkaluar faktet e mëposhtëme: 1- AFUNKSIONALITETIN e Marëveshjes së Paqes në Dhjetor 1995 në Dayton, me krijimin e një Bosnje-Hercegovine pa bosht thelbësor Shtetëzimi, për shkak të simbiozës oksigjentharëse të Konfederatës Kroato-Myslimane dhe Republikës Srbska, ku kjo…
Nga: Shqiprim Pula, PHD Kosova u sulmua ngjashëm sikurse Krimeja më 2014, nga njësi paraushtarake me sasi dhe cilësi të armatimit ushtarak. Hyrja në territorin e veriut të Kosovës, sulmi dhe planet për sulme të planifikuara është përtej akteve terroriste, pra, grupi i vendosur në fshatin Banjë (Banjska) ishte pararoja e diçkaje më të madhe; nuk mund të ishte ndonjë aventurë e ndonjë grupi thjesht kriminal apo terrorist. Sulmet terroriste synojnë vëmendje frike, panik të përgjithshëm e edhe medial, ndërkaq ky ishte sulm i mirëfilltë ushtarak. Duhet theksuar po ashtu se grupi paraushtarak mori ndihmën e një kolone të ushtrisë…
Nga Dr Mark Galeotti Kishte një pritshmëri që emërimi i qeverisë së re të Vladimir Putinit do të shihte disa ndryshime në aparatin rus të sigurisë, por pak parashikuan se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu do të zëvendësohej nga një ekonomist, Andrey Belousov, me Shoigun që do të bëhej sekretar i Këshillit të Sigurimit. Me një ekonomist që merr përsipër ministrinë e mbrojtjes dhe ministri i vjetër që merr një rol politik dhe këshillues, teknokratët janë në rritje. Megjithatë, qëllimi nuk është paqja, por një luftë më efikase. Në disa qarqe është bërë shumë për faktin se Belousov është…
[Geopolitika News/A.J.14 maj, 2024] Derisa në shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një çështje qendrore dhe një burim ambicie për të marrë masa, sado të vogla apo simbolike që të jenë ato, Shqipëria ka specifikat e veta – shkruan portali belg Europe Right Now ( https://europerightnow.eu/post /6630afa0ad1ad7fb14a88ea4). Në Shqipëri, problemi kryesor është se një transformim i ngjashëm me anëtarësimin në BE, i cili do të prekte të gjitha aspektet e jetës, mund të arrihet vetëm me mbështetjen e fortë të një grupi të fuqishëm dhe/ose të gjerë shoqëror. Megjithatë, aktualisht nuk ka një mbështetje…