Nga Dr George Friedman [Geopolitical Futures; 28 maj 2024]
Nën presidentin Vladimir Putin, Rusia sulmoi Ukrainën me supozimin se disfata e Ukrainës do të ishte e shpejtë dhe e plotë, duke e çuar Rusinë në kufirin lindor të NATO-s. Rusia ka dështuar të arrijë qëllimet e saj, natyrisht, duke keqkuptuar inteligjencën e mbrojtjes së Ukrainës dhe duke nënvlerësuar synimet e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, të cilat Moska supozoi se do të akomodonin një lloj zgjidhjeje, kur nafta ruse do të ndalonte rrjedhjen. Në vend të kësaj, SHBA dërgoi sasi masive armësh në Kiev, Gjermania mbaroi pa energjinë ruse dhe Ukraina vazhdoi të mbante pjesën më të madhe të territorit të saj.
Problemi themelor ishte se ushtria ruse nuk ishte e përgatitur për të zhvilluar luftën. Për këtë arsye, Putini solli Grupin Wagner, organizatën private të mbrojtjes në të cilën ai dukej se kishte më shumë besim se komandantët e tij. Grupi Wagner dhe stafi i lartë rus u angazhuan në beteja intensive në mënyrë progresive mbi strategjinë dhe shpërndarjen e furnizimeve, duke kulmuar me një kryengritje dhe, më vonë, një përplasje avioni që vrau komandantin Wagner. Që atëherë, Putinit i është dashur të mbështetet në komandën e ushtrisë së rregullt, duke rezultuar në një paaftësi për të imponuar një fitore vendimtare.
Ka shumë spekulime se përse nuk ka mundur ta bëjë këtë. Teoria ime është se Putinit i mungonin zëvendësuesit kompetentë. Megjithatë, gjatë javës së kaluar ai ka filluar të pastrojë shtëpinë në një mënyrë të çuditshme, duke lehtësuar dhe caktuar ministrat e mbrojtjes dhe komandantët ushtarakë në poste të posaçme këshilltarësh dhe të sigurisë kombëtare, ndërsa ata me përvojë në ekonomi i ka kthyer në pozicione ushtarake dhe të mbrojtjes. Disa sosh u arrestuan me akuza për korrupsion. Putini shpjegoi se lufta në Ukrainë ishte po aq çështje ekonomike sa edhe ushtarake, dhe ulja në detyrë e këtyre liderëve nuk ishte për shkak të dështimit të tyre, por për shkak ët nevojës për ekspertizë ekonomike. Ai i dërgoi ata në detyra të reja, megjithëse ata ishin ende në një pozicion për të udhëhequr ushtrinë. Ishte një pjesë e çuditshme e mirëmbajtjes së shtëpisë, që më kujtoi lehtësimin e drejtuesve të biznesit, duke i vendosur ata në pozicione të rëndësishme, duke i lejuar ata të ruanin fytyrën dhe, në mënyrë ideale, të parandalonin ndëshkimin.
Arsyetimi pas riorganizimit u bë më i qartë në fund të javës së kaluar, kur Putini ofroi një zgjidhje paqeje bazuar në ndarjen e Ukrainës përgjatë vijave aktuale të betejës. (Propozimi erdhi përmes burimeve nga Reuters, në vend të kanaleve diplomatike, duke i dhënë Putinit mundësinë për ta mohuar zyrtarisht atë.) Kjo u pasua nga një ofensivë ndaj Kharkiv-it. Me fjalë të tjera, Putini propozoi paqen, por neglizhoi të përmendte se do të përdorte kohën që i duhej Perëndimit për të vlerësuar planin për të sulmuar ose lëvizur vijën. Veçanërisht, ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping përpara propozimit, me sa duket për të kërkuar ndihmë materiale ose diç tjetër që do ta fyente perendimin – një dredhi që synon të ndajë vëmendjen e Uashingtonit. Kina e rrethoi për pak kohë Tajvanin me anije, por që atëherë i ka tërhequr ato. Kështu përfundoi “kërcënimi” i Kinës për përhapjen e një fronti të dytë.
Ajo që është interesante në lidhje me propozimin e Putinit ishte se, megjithëse është tërheqës për armiqtë e tij, ai nuk e zgjidh në mënyrë dramatike problemin e thellësisë strategjike të Rusisë. Ai do t’i jepte fund një lufte që imponon kosto të mëdha për Ukrainën dhe kombet aleate, duke lënë pjesën më të madhe të Ukrainës të paprekur, por lufta do të përfundonte njësoj. Ajo, pra lufta, as nuk do të arrinte shumë personalisht për Putinin, i cili duhet të largohet nga një fiasko më shumë se dyvjeçare për të treguar sesa tentativa për kryengritje, sulme terroriste në Moskë dhe me lidershipin ukrainas ende në krye të vendit.
Në këtë pikë, Putin po lufton për besueshmërinë e tij dhe, për rrjedhojë, për trashëgiminë e tij. Atij iu desh të bënte një gjest për vendin e tij të lodhur nga lufta – tërheqës në vetvete, por tashmë vetëm konceptual. Hapi tjetër duhet të jetë krijimi i një fronti të qëndrueshëm për të punuar. Ajo që duket se po ndodh është se Putini e njeh dobësinë e ushtrisë së tij dhe po përpiqet të kufizojë përgjegjësinë e tij për pamjaftueshmëritë e saj përmes një riorganizimi të çuditshëm të stafit. Ai po përpiqet gjithashtu të detyrojë SHBA-në të pranojë rregulla të paqarta për shkak të rraskapitjes së publikut nga lufta. Ka opozitë ndaj luftës, por ajo nuk ka qenë aq e fortë sa të detyrojë SHBA-të të heqin dorë nga lufta. Dhe ndoshta ai shpreson se lufta midis Hamasit dhe Izraelit do të devijojë furnizimet e SHBA-ve. Shkurtimisht, ai tani po kërkon një dalje nga një luftë që ai vet e filloi, por nuk mund të përballojë e ta kalojë.