Gzim Rushiti, Kandidat i PHD
ABSTRACT
Në kuptimin e saj më të gjerë, diplomacia i referohet drejtimit të çështjeve njerëzore me mjete paqësore, duke përdorur teknikat e bindjes dhe negocimit. E parë si një institucion i sistemit ndërkombëtar, mund të bëhet dallimi midis diplomacisë si një grup procesesh dhe si një grup strukturash përmes të cilave kryhen këto procese. Diplomacia zakonisht lidhet me përdorimin e zgjuar të gjuhës, negociatat e vazhdueshme dhe dialogët ndërmjet shteteve dhe/ose aktorëve të tjerë. Diplomacia” është një term që përdoret shpesh mjaft lirshëm. Një sërë librash mbi diplomacinë e vendeve të caktuara kanë të bëjnë me politikën e tyre të jashtme ose, në përgjithësi, me rrjedhën e marrëdhënieve të tyre me jashtë. Politikat kyçe ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikë s kanë qenë jashtëzakonisht të qëndrueshme gjatë njëqind viteve të fundit, jo për sa i përket qëllimeve, por mjeteve. Nga këtu mund të konkludojmë se politikat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithë si dhe për secilin nga shtetet e tij veçanërisht gjatë decenies se fundit të shekullit të XX dhe gjatë gjithë këtyre viteve në shekullin e XXI kanë qenë dhe janë jetike për zhvillimin e të gjitha proceseve nëpër të cilat kanë kaluar dhe po kalojnë shtetet dhe shoqëritë e këtij rajoni.
DIPLOMACIA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmon kanë qënë forca me e madhe politike, ushtarake, socio-ekonomike dhe kulturore në aspektin global. Ata ndër të tjera janë edhe pjesë e rëndësishme e proceseve historike aq me shumë gjatë shekullit që lam pas, kanë qënë faktor determinat në dy luftërat botërore edhe si pjesëmarrës aktiv të tyre duke qënë forca vendimtare për ndalimin dhe përfundimin e këtyre dy luftërave, ndërkohe kanë qënë edhe pjesëmarrës në shumë konflikte ushtarake pas luftës së dytë botërore. Luftërat në Vietnam, Afganistan, Irak etj., janë vetëm disa nga pjesëmarrjet aktive të SHBA-ve si forca më e madhe ushtarake në botë.[1]
SHBA-të janë prezente për herë të parë në Ballkan dhe atë vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Kjo Prezencë vazhdon të zgjerohet tutje brenda rajonit, por si qendër ka trojet shqiptare dhe kjo nuk është një rastësi. Kontrolli i Ballkanit nga një superuqi siç janë SHBA –të, me automatizëm nënkupton kontrollin e rrugëve më të mëdha tregtare botërore. [2]
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara në Ballkanin Perëndimor që të sigurojnë një Evropë që është “e tërë, e lirë dhe në paqe” dhe për të siguruar një partner i besueshëm për t’u përballuar me sfidat globale. Qëllimi i tyre ka qenë stabilizimi i Ballkanit, dhe rritjen e sigurisë në të gjithë Evropën, nëpërmjet integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat trans – atlantike.
Lufta në Bosnjë-Hercegovinë dhe intervenimi ushtarak amerikan shihet si momenti kur i tërë rajoni i Evropës Juglindore mori rëndësi të veçantë për politikën e jashtme amerikane. Angazhim i tyre për ruajtjen e paqes në BH që lindi nga Marrëveshja e Dejtonit dhe zhvillimet politike në fqinjësi vetëm e rritën interesin amerikan për këtë rajon. Interesi i ShBA-së në këtë drejtim u forcua me shpalljen e Planit për Evropën Juglindore me të cilin ofrohej bashkëpunimi më pragmatik dhe do të mundësohej një lidhje më të ngushtë ndërmjet njëmbëdhjetë vendeve të Evropës Juglindore me Amerikën dhe do të zmbrapsej interesi i Rusisë deri te kufijtë moldavo-ruse. Në vazhdim pasoi Plani i Klintonit për Veprim në Evropën Juglindore me të cilin Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë u ofrohej zgjerimi i bashkëpunimit bilateral politik, ushtarak dhe ekonomik. Kjo përbënte një përgatitje për krijimin e forcave ushtarake multilaterale në Maqedoni, të cilat do të duhej të shërbenin si mbështetje për zgjidhjen e krizës së Kosovës ose si pjesë e forcave ndërhyrëse. [3]
Në shekullin e ri influenca Perëndimore mbi Ballkanin Perëndimor po edhe më gjerë ishte dukshëm më e përhapur për shkak të fuqisë së tyre të madhe dhe status qou-s që vendet e Perëndimit posedonin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik por edhe për shkak të prezencës së tyre politike, ekonomike por edhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor në rastin e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Bosnjës dhe Kosovës por edhe për shkak të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe një Rusie me probleme të brendshme, bënte që edhe vendet e këtij rajoni ta shikonin perëndimin si fuqinë e vetme ku mund të mbështeteshin. Influenca amerikane dhe Europiane në Ballkanin Perëndimor vihet re dukshëm që mbas viteve 2000. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kërkonin ndihmën e Perëndimit për të fuqizuar shtetet e tyre për shkak të problemeve të brendshme politike, ekonomike dhe sociale. Dukshëm prezenca e SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor është ndjerë mbas viteve 2000 dukë parë edhe angazhimin e tyre në këtë rajon në shuarjen e konflikteve ndëretnike dhe sigurizimin e rajonit. [4]
SHBA janë shumë aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e këtij rajoni e kanë ndjerë dukshëm prezencën e tyre gjatë shek.XXI për shkak se edhe arena ndërkombëtare në shekullin e ri ka qenë një polare dhe dominimi i perëndimit në këtë rajon pranë portave të europës evidentohet lehtë duke parë aktivitetin e lartëpolitik, ekonomik dhe ushtarak të kësaj aleance. SHBA ka pasur dhe një rol deçiziv në pavarësinë e Kosovës duke e asistuar atë edhe me ndihmë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë të brendshme për shkak të institucioneve të dobëta. Mbështetja e popullatës shqiptare që SHBA kanë treguar ka forcuar edhe rolin e shqiptarëve në Ballkan. [5]
Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor po përballet me kriza dhe sfida të trashëguara por edhe të reja. Sfida kryesore është ringjallja e nacionalizmit. Të tjerat janë: Kultivimi i autoriteteve apo institucioneve të qeverisjes me të madhe, ose kompetenca të pakufizuara, Korrupsioni dhe krimi i organizuar, Dobësitë e Bashkimit Evropian në politikën e tij ndaj Ballkanit Perëndimor, Rritja e rolit të Rusisë, Kinës, Turqisë etj, Terrorizmi, veçanërisht ai radikal islamik, Emigracioni i paligjshëm nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një strategji të re në Ballkanin Perëndimor për të përballuar këto dhe sfida të tjera më pak të rëndësishme. Elementet e kësaj strategjie të re mund të jenë :
- Tranzicioni nga politika e sigurisë si vektor qendror i strategjisë së vjetër, në fokusimin e cilësisë së demokracisë, institucioneve funksionale dhe shtetit të së drejtës.
- Rritja e nivelit të përfaqësimit të politikave amerikane në rajon dhe jetëgjatësinë e angazhimit të saj aktiv.
- Bashkëpunimi dhe sinkronizimi më i madh SHBA-BE dhe krijimi i një mekanizmi koordinues institucional për Ballkanin Perëndimor.
- Përballja me praninë dhe konkurrencën në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon, jo me mjetet e Luftës së Ftohtë, por duke i angazhuar ata në procesin e zgjidhjes së problemeve dhe sfidave.
- Një politikë e kujdesshme dhe vigjilente ndaj Turqisë për ta mbajtur atë në nivelin e partnerit strategjik nga Ballkani Perëndimor deri në Lindjen e Mesme.
- Një angazhim më thelbësor dhe më i drejtpërdrejtë ndaj Bosnjë-Hercegovinës për të ndërtuar një arkitekturë funksionale institucionale të nivelit të lartë.
- Një lidership i fortë, largpamës dhe intensiv për të ndërmjetësuar një marrëveshje historike dhe përmbyllëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa përjashtuar kompromise të dhimbshme mes palëve. [6]
Dekadat e ardhshme të fuqizimit diplomatik e ushtarak amerikan brenda linjave strategjike, si kjo e Ballkanit, do të paraqesin konceptin e ekuilibrimit të forcës përmes partnerëve strategjikë kontinentalë dhe rajonalë. SHBA-ve i nevojitet partneritet më i zgjeruar në vendet ballkanike, veçmas me shqiptarët dhe Turqinë, mbi bazën e fuqizimit diplomatik karshi orienitmeve të ardhshme të politikës dhe interesave të BE-së. [7]
Qeveria e SHBA-ve vazhdimisht e ka përsëritur qëndrimin se angazhohet për një rajon të qëndrueshëm dhe të integruar në BE dhe NATO. Respektimi i të drejtave të njeriut, dialogu ndëretnik, paqja, shtypi i lirë, gjykata të pavarura dhe luftimi i korrupsionit, kanë qenë synimi amerikan për më shumë se dy dekada për qeveritë e këtyre shteteve. Ripërtëritja dhe qëndrueshmëria afatgjate e shteteve të Ballkanit i ka detyruar amerikanët që t’i shtyjnë proceset demokratike në drejtim të konsolidimit të brendshëm etnik dhe demokratik.[8]
INTERESAT E SHBA-VE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
SHBA-të në mënyrë tradicionale kanë patur një politikë të jashtme të unifikuar dhe nuk është se ka patur ndryshime radike në politikën e jashtme edhe pas ndryshimit të administratës amerikane e me këtë nënkuptohet që qëndrimet amerikane në raport me shtetet e tjera nuk është se dallojnë shumë pas njërës apo tjetrës administratë presidenciale. Ata vazhdimisht qëndrojnë stoik në raport me interesat e tyre gjeostrategjike në Europë , apo edhe kontinente të tjera. Interesat e SHBA në Ballkanin Perëndimor janë interesa për çështje të sigurisë, çështje diplomatike, ushtarake, dhe ekonomike. “Ne u mblodhëm bashkë sepse arritëm në përfundimin se në Ballkanin perëndimor janë duke ndodhur tri gjëra, që nuk janë në interes të SHBA”, thotë Ambasadori Frank Wisner. Situata e brendshme në vendet e rajonit, ndikimet e huaja atje dhe fundamentalizmi. [9]
MARRËDHËNIET E SHBA-VE ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Maqedoninë e Veriut arriti pavarësi në vitin 1991 me ndarje paqësore nga Jugosllavia. Njohja e shtetit u vonua për shkak të kundërshtimit të Greqisë për përdorimin e emrit “Maqedonia”, dhe vendi fillimisht u njoh si “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.” Shtetet e Bashkuara njohën IRJM në vitin 1994 nën referencën e përkohshme dhe në vitin 2004 filloi t’i referohet me emrin e saj kushtetues. [10]
Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë një marrëdhënie bashkëpunimi në një gamë të gjerë çështjesh politike, ekonomike, kulturore, ushtarake dhe sociale. Të dy kanë pasur marrëdhënie të mira dypalëshe që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë e saj nga Jugosllavia në 1991. Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Maqedoninë e Veriut në 1994 dhe vendet vendosën marrëdhënie të plota diplomatike në 1995. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrim të plotë në Institucionet euro-atlantike dhe është e përkushtuar të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përqafojë demokracinë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, luftimi i korrupsionit dhe diskriminimit, forcimi i shtetit ligjor, të vazhdojë të ndërtohet mbi arritjet si Aleat dhe partner i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut ( NATO ), të forcojë dhe të diversifikojë ekonominë e saj, promovojnë lirinë e medias dhe të ndërtojnë institucione më të mëdha demokratike në një shoqëri të plotë, gjithëpërfshirëse, multi-etnike.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë vepruan me shpejtësi për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit civil të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, i cili u rrit nga tensionet etnike dhe mbështetën nga afër përpjekjet e suksesshme të qeverisë dhe partive të mëdha për të gjetur një zgjidhje paqësore, politike të krizës përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë në qershor 2018 për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit dhe Traktati i mëparshëm për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë i nënshkruar në gusht 2017, i hapën dyert Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO si aleati i 30-të i Aleancës në vitin 2020. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO forcon sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndihma e qeverisë amerikane për Maqedoninë e Veriut fokusohet në forcimin e qëndrueshmërisë së Maqedonisë së Veriut si një partner strategjik i përkushtuar. Shtetet e Bashkuara mbështesin zhvillimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik dhe përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur reformat ekonomike dhe demokratike për të ndërtuar stabilitet dhe prosperitet. [11]
Në vendet në zhvillim si Maqedonia e Veriut, bashkëpunimi bilateral dhe mbështetja nga partnerët strategjikë janë vendimtare për luftë efektive kundër korrupsionit. Aktor kryesor këtu janë SHBA-të, që mbështesin këto procese përmes asistencës politike, financiare dhe administrative.
Që nga vendosja e marrëdhënieve dypalëshe në vitin 1995, SHBA-të, në Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur, ndër të tjera, forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe diskriminimit. Presidenti i SHBA –ve Joe Biden dhe administrata e tij e kanë ngritur luftën kundër korrupsionit ndër prioritetet kryesore të politikës së tyre ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Qeveria e SHBA-ve, ka nxjerrë disa vendime dhe raporte ku theksohet ndikimi negativ i korrupsionit në shumicën e parametrave të zhvillimit ekonomik dhe social në vend dhe parashikojnë hapa konkretë për adresimin e problemit. Fokusi i zmadhuar në këto tema shënon gjithashtu një dinamikë të re në marrëdhëniet e SHBA-së me të gjitha institucionet, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare në vend që punojnë për të luftuar korrupsionin, si dhe pritshmëri të caktuara nga performanca e tyre. [12]
MARRËDHËNIET E SHBA-VE ME REPUBLIKËN E KOSOVËS
Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyra u bë Ambasadë. Në shtator të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve në Grupin Drejtues Ndërkombëtar në njohjen e progresit enorm që kishte arritur Kosova, duke përfshirë mbështetjen e zotimeve të saj për zbatimin e dispozitave që përmban plani i të dërguarit të posaçëm Ahtisaari dhe mishërimin e këtyre në ligjet e Kosovës, duke deklaruar kështu fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shpërbërjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, e ngarkuar me ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf për Misionin e BE-së për Sundim të së Drejtës (EULEX) që nga vendosja e tij më 2008, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje.
Që nga viti 1999, qeveria e SHBA-ve ka investuar në Kosovë rreth $2 miliardë, dhe më 4 korrik 2019 përuroi dhe më vonë u zhvendos në ndërtesën shumëmilionëshe të Ambasadës, të ndërtuar rishtas, e vendosur në 12.4 hektarë, në lagjen Arberi të Prishtinës, e rrethuar nga një miks i ndërtesave duke filluar nga lartësia, materialet dhe përdorimet.
Ndërtesa e Ambasadës Amerikane jo vetëm që paraqet platformën diplomatike të Qeverisë së Sh.B.A-së, por edhe përmirëson misionin e saj duke siguruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të përparuar të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban.[13]
SHBA duke vërejtur paaftësinë e “Evropianëve” në masë të madhe është inkuadruar në zhvillimin e proceseve në Ballkan, duke dhënë ndihmesën e vet në vendosjen e paqes, stabilitetit politikë dhe sistemit të demokracisë parlamentare, që në të vërtetë përbëjnë themelin kryesore për “evropianizimin e popujve dhe vendeve të Ballkanit.[14]
Çështja e Kosovës, në kohën kur zhvilloheshin bisedimet në Dejton, nuk ishte prioritet i politikës së jashtme amerikane. Kosova në këtë kohë mbahej nën regjim të plotë ushtarako-policor, ku keqtrajtimet e shqiptarëve etnikë ishin përditshmëri. Sipas “Human Rights Watch” në Kosovë shkeleshin të drejtat njerëzore, të shqiptarëve, duke i shtyrë shqiptarët drejt vetëmbrojtjes së armatosur. Për shkak të përkeqësimit permanent të gjendjes, në Kosovë shfaqet lëvizja e rezistencës së armatosur kundër regjimit të Millosheviqit, e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, administrata amerikane e Presidentit Bill Klinton, edhe njëherë ia rikujtoi Millosheviqit “Paralajmërimin e Krishtlindjeve” të vitit 1992. Kjo nënkuptonte se, pas Marrëveshjes së Dejtonit (1995), diplomacia amerikane e kishte fokusuar objektivin e saj për t’i dhënë fund “krizës jugosllave” dhe për të orientuar procesin drejt evropianizimit të Ballkanit. Për të arritur objektivin final, SHBA synonin demilitarizimin e Ballkanit, filluar me përmbysjen e forcës ushtarake të Serbisë, krijimin e një fryme bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe së fundi integrimin e këtyre vendeve në strukturat euro-perëndimore: NATO dhe Unionin Evropian.
Në prag të Luftës së Kosovës, diplomacia e SHBA, në krye të së cilës ndodhej Medlin Olbrajt, ishte e angazhuar në unifikimin e qëndrimeve të aleatëve të NATO-s. Rreth çështjeve që tashmë kishin filluar të hapen si rezultat i aktiviteteve të UÇK-së, në Kosovë, në takimet e Grupit të Kontaktit, që mbahet në Londër, pas debateve të shumta kundërshtuese, Serbisë megjithatë i vendosen sanksionet. Ndonëse, masat e aprovuara kundër regjimit serb, për shkak të zvarritjes së tyre, në të shumtën e rasteve nuk jepnin rezultatin e pritur për të penguar regjimin vrastar të Millosheviqit, Olbrajt, sjell konkluzion se, përshpejtimi i zgjidhjes së konfliktit duhet të drejtohet nga SHBA.
Zhvillimet në Kosovë shkonin drejt përkeqësimit të gjendjes edhe ashtu të rënduar. Edhe përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të diplomacisë ndërkombëtare, në veçanti të diplomacisë amerikane, për një marrëveshje paqësore në Kosovë, e njëjta nuk është arritur për shkak të refuzimit nga ana e serbëve.
SHBA, megjithatë provuan edhe përpjekjen e fundit për të penguar veprimet ushtarake të Millosheviqit, duke dërguar në Beograd njërin nga diplomatët më të shquar, Riçard Hollbruk. Diplomati amerikan i dorëzoi ultimatumin se, në qoftë se nuk e pranon marrëveshjen e ofruar, do të sulmohej ushtarakisht. Më 23 mars 1999, Hollbruku kthehet në Bruksel, ku i informon aleatët e NATO-s për qëndrimin negativ të Millosheviqit. Pas këtij momenti, sekretari gjeneral i NATO-s Havier Solana urdhëron gjeneralin Vesli Klark të fillojë operacionin ushtarak për të parandaluar katastrofën humanitare në Kosovë.[15]
Prioritetet e ambasadës në këtë kohë janë për të siguruar përmirësim të shtetit të së drejtës dhe qeverisje që plotëson nevojat e qytetarëve; për të siguruar që Kosova ka rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike që mbështet stabilitetin dhe integrimin e saj me Evropën; për të siguruar që Kosova kontribuon pozitivisht në stabilitetin rajonal, duke përfshirë dhe duke transformuar ligjërisht sektorin e saj të sigurisë, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e të drejtave të pakicave, dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian (BE) ka lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për çështjet praktike për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i çuar ata përpara në perspektivat e tyre evropiane, proces ky të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara.[16]
MARRËDHËNIET E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS ME REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Më 28 korrik 1922, u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis një vendi të madh përtej oqeanit, SHBA, dhe Shqipërisë së vogël, në jug-lindje të Evropës. Kishin kaluar kështu gati dhjetë vjet nga koha e shpalljes së Pavarësisë e 28 Nëntorit 1912, dhe e ngritjes së shtetit të pavarur shqiptar. Nuk është një kohë aspak e gjatë po të kemi parasysh rrethanat historike tepër të vështira nëpër të cilat kaloi vendi ynë në vitet e para të shpalljes së Pavarësisë, me ndërprerjen e funksioneve të këtij shteti. Popullit shqiptar iu desh të luftonte përsëri për të ripërtërirë, me Kongresin e Lushnjës të janarit 1920, shtetin e tij të pavarur dhe të mbronte ato fitore të gjymtuara që kishte mundur të arrinte në vitet 1912-1913. Dhe ishte pikërisht qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës ajo, që në mars të vitit 1920, bëri hapin e parë pranë Departamentit amerikan të shtetit për njohjen e Shqipërisë nga SHBA1. Qeveritë e mëparshme të Shqipërisë, as ato të viteve 1912-1914 dhe as qeveria e përkohshme e Durrësit e viteve 1918-1920, nuk e kishin ndërmarrë dhe, për vete kushtet politike në të cilat ato u ngritën dhe vepruan, nuk mund të ndërmerrnin një hap të tillë. [17]
. Në fillim të shekullit të 20-të, Presidenti Wilson ishte lideri i parë botëror që shpalli solidaritetin e tij me kombet e vogla, që nuk përqafoi social-darvinizmin si doktrinë dhe u zotua të kishte një “zë” për Shqipëria në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris në vitin 1919. Që atëherë, SHBA-të zgjeruan mbështetjen për Shqipërinë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke filluar me institutin e grave “Qiriazi” dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme. Lidhjet mes dy vendeve vazhduan të forcoheshin edhe pas Luftës së Parë Botërore, kur Ahmet Zogu arriti të nënshkruajë marrëveshjen e “Kombit më të preferuar” me SHBA-në gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fund SHBA dhe Britania e Madhe dhanë ndihmën e tyre humanitare. Gjatë Luftës së Ftohtë, edhe pse Shqipëria ndoqi një politikë të vetëizolimit, busulla e shqiptarëve vazhdoi të vinte gjithmonë drejt vlerave demokratike amerikane. Pas rënies së komunizmit, kur Shqipëria ishte në demokracinë e brishtë të sapolindur, administratat e Bushit dhe Klintonit vendosën tullat e para për një sistem pluralist të shëndetshëm dhe të konsoliduar dhe një treg të hapur.
Lidhjet ekonomike dhe diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së u konsoliduan nëpërmjet degëzimit të disa marrëveshjeve të cilat hapën rrugën drejt investimeve të ndryshme. Në këtë botë të pasigurt të globalizuar, miqësia e përjetshme shqiptaro-amerikane do të mbetet një diamant paqeje dhe stabiliteti si model për botën.[18]
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 28 korrik 1992. Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Uillson, i cili ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.
Shqipëria i është mirënjohëse SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit. Tashmë dy vendet janë vende aleate në NATO. Shqipëria mbështet mbështet politikë e dyerve të hapura të NATO-s, që i shërben zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Marrëdhënie me SHBA –të janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe vlerësohet i shkëlqyer. Këto marrëdhënie kanë hyrë në fazën e partneritetit. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-ve në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeiurt.
Deklarata e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA, nënshkruar më 20 prill 2015, gjatë vzitës së Ministrit të Punëve të Jashtme,z. Ditmir Bushati në Uashington, pasqyron më së miri marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve dhe materializon bashkëpunimin me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës.[19]
MARRËDHËNIET E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKË ME MALIN E ZI
Interesi amerikan për Malin e Zi dhe qarqet përreth, gjatë viteve të para të shekullit XX, ishte “më tepër platonik sesa aktiv”. Ky ishte një pasqyrim i sinqertë i sasisë së vogël të ndikimit dhe përfshirjes amerikane në Evropën Juglindore në fillim të shekullit të njëzetë. Politika amerikane ndaj Malit të Zi ishte e kufizuar në përpjekjet për të krijuar mundësi ekonomike dhe nuk u shtri në çështje thjesht politike. Megjithatë, John B. Jackson meriton merita personale për hapjen e marrëdhënieve të SHBA me Malin e Zi. Nuk ishte diçka e vogël për të bindur Uashingtonin të ndiqte këshillën e tij. Xhekson mbizotëroi për shkak të reputacionit të tij të fituar me vështirësi si një diplomat efektiv karriere dhe për shkak të përpjekjeve të tij për të edukuar eprorët e tij në Uashington për Malin e Zi.[20]
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi filluan në hapjen e shekullit të njëzetë më 30 tetor 1905. Pas Luftës së Parë Botërore, Mbretëria e Malit të Zi u përfshi në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe Presidenti Woodrow Wilson vendosi të tërheqë njohjen e Malit të Zi të pavarur në 1920.
Pas shpërbërjes së Federatës së Jugosllavisë në vitin 1989, pavarësia e Malit të Zi u kthye kur Republika e Malit të Zi shpalli pavarësinë nga Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi më 3 qershor 2006. Shtetet e Bashkuara njohën Republikën e Malit të Zi më 13 qershor 2006, kur Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice lëshoi një deklaratë publike për këtë qëllim.
Marrëdhëniet diplomatike u vendosën më 15 gusht 2006, me një shkëmbim letrash midis Presidentit George W. Bush dhe Presidentit malazez Filip Vujanoviç. Ambasada Amerikane në Podgoricë u krijua më 5 tetor 2006, kur Konsullata Amerikane u bë ambasadë, me Arlene Ferrill si të ngarkuar me punë të përkohshme.[21]
Sot, këto marrëdhënie dhe ndikimi i SHBA-së janë të dukshme në kuadrin e mbështetjes për rrugën e integrimit euroatlantik të Malit të Zi, me anëtarësimin në NATO që është arritur në vitin 2017. Kjo mbështetje përfshin programe dhe ndihmë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i shoqërisë civile, duke inkurajuar gazetarinë e lirë dhe të pavarur, dhe promovimin e stabilitetit në Ballkan. Vizitat në Mal të Zi nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence janë tregues të fortë të rëndësisë së Malit të Zi për stabilitetin në rajon dhe partneritetit SHBA-Mali i Zi në këtë pjesë të Evropës. Për më tepër, emërimi i një të dërguari special nga Departamenti i Shtetit për Ballkanin Perëndimor paraqet një shtysë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e mëtejshëm të këtij rajoni. Ky është një tregues i rëndësishëm i rolit të domosdoshëm të Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi dhe më gjerë në rajon.[22]
Siç u theksua më parë, SHBA-të kishin një ndikim të rëndësishëm dhe të fortë në Mal të Zi kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë, kryesisht në lidhje me anëtarësimin në NATO. “Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i vendosur, i besueshëm dhe i çmuar i Malit të Zi në arritjen e vizionit të një vendi euroatlantik dhe evropian.[23]
Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara bazohen në parime miqësore me zhvillim të vazhdueshëm, si në planin dypalësh ashtu edhe përmes një aleance strategjike brenda NATO-s. Realizimi i një sërë takimesh dypalëshe mes zyrtarëve të dy vendeve është një dëshmi e fortë e dialogut të vazhdueshëm politik.
Tregtia e jashtme midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara karakterizohet nga një deficit i lartë nga ana malazeze. Për vitin 2020, tregtia ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Malit të Zi arriti në 34 milionë euro, nga të cilat 31,9 milionë janë importe, ndërsa 2,1 milionë janë eksporte nga Mali i Zi. Deficiti ishte 29,7 milionë euro. Tregtia e jashtme e Malit të Zi dhe SHBA-së për vitin 2019 arriti në 27,3 milionë euro, nga të cilat 25,5 milionë euro ishin importet nga SHBA, ndërsa eksportet arritën në 1,8 milionë euro (47,1% rënie krahasuar me të njëjtën periudhë. 2018). Deficiti ishte 23,7 milionë euro.
Gjatë vitit 2020, investimet direkte nga SHBA në Mal të Zi arritën në 29,4 milionë euro. Në vitin 2019, investimet direkte nga SHBA në Mal të Zi arritën në 13,5 milionë euro.
Gjatë vitit 2020, turistët nga Shtetet e Bashkuara kanë realizuar 20,543 mbërritje dhe 8,503 natë qëndrime në akomodime kolektive. Gjatë vitit 2019, Malin e Zi e kanë vizituar 35,757 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë realizuar gjithsej 123,387 fjetje numri i turistëve është rritur me 21,1% dhe numri i fjetjeve me 28,8% krahasuar me vitin 2018. [24]
MARRËDHËNIET E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS ME SERBINË
Zyrtarët e SHBA-së dhe Serbisë fillimisht bënë përpjekje për të vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 1867, por vetëm në vitin 1881, tre vjet pasi vendi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Mbretërinë e Serbisë.
SHBA-të ndanë marrëdhënie diplomatike me Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë deri në vitin 1992, kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia u ndanë të gjitha. Në atë kohë, Republikat e Serbisë dhe Malit të Zi pretendonin se ishin shteti pasardhës i RSFJ-së. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, megjithatë, miratoi dhe më pas mbajti qëndrimin se RSFJ ishte shpërbërë pa ndonjë shtet pasardhës, duke i ndërprerë kështu marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe RSFJ-së.
Në përgjigje të konfliktit në Kosovë, dhe një ditë para bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, më 23 mars 1999, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe mbylli Ambasadën në Beograd. Njohja diplomatike dhe marrëdhëniet e plota diplomatike midis dy vendeve u vendosën në nëntor 2000 dhe marrëdhëniet në nivel të ambasadorëve midis dy kombeve rifilluan me emërimin e William Dale Montgomery si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA më 26 nëntor 2001.[25]
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në drejtim të mirë dhe kjo tregon se bashkëpunimi mund të sillet në nivelin që ishin kur dy vendet dhe njerëzit e tyre ishin aleatë, bashkëpunimi do të shtrihet nga fushat ekonomike dhe politike në shkencë, arsim, inovacione, teknologji të reja dhe kulturë.
Kjo flet shumë se si një numër i madh njerëzish në Republikën e Serbisë janë të interesuar të bashkëpunojnë me SHBA-të, duke e kuptuar plotësisht rëndësinë e këtij vendi si forca më e madhe politike dhe ekonomike në botë, por edhe demokracia më e fortë për vlerat dhe parimet e së cilës dhe mbi të cilat është themeluar dhe përfshijnë standardet më të larta në të gjitha fushat e jetës shoqërore. [26]
Çdo shans për forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në është shumë i rëndësishëm, duke përfshirë çdo partneritet të ri, investim, miqësi në Dhomën e Përfaqësuesve, Senat, Departamentin e Shtetit, universitete, teatër, klub sportiv… [27]
Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë një histori të gjatë, të shënuara nga ulje-ngritje, me ekstreme që variojnë nga miqësia dhe vëllazëria më intensive deri te konfliktet e armatosura. Të dy vendet kanë treguar interes për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre dhe për të kapërcyer pikën e ulët historike të tre dekadave të fundit, që është një supozim i nevojshëm për të diskutuar mënyrat se si duhet të arrihet kjo. Potenciali për përmirësimin e marrëdhënieve Serbi-SHBA është objektivisht i kufizuar nga një grup faktorësh, disa prej të cilëve janë distanca gjeografike, pabarazia e madhe në fuqi dhe potencial dhe që janë të natyrshme në shumë vende të tjera në botë, por ekziston edhe një faktor përçarës ekskluzivisht dypalësh dhe këto janë marrëdhëniet nga e kaluara e afërt. Sipas mendimit tonë, dy shtetet dhe dy kombet duhet të gjejnë fusha ku përparimi do të çojë në një forcimi afatgjatë të marrëdhënieve të përgjithshme, të cilat nuk do të ndikohen nga pikëpamjet e herëpashershme të ndryshme në sferën politike dhe ekonomike, gjë që sigurisht do të ndodhë, dhe gjë që nuk është e pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore. Këto fusha janë teknologjia, siguria, kultura, lidhjet personale dhe lidhjet historike. Të dy shtetet dhe njerëzit e tyre, komunitetet e tyre ekonomike dhe kulturore, mund të përdorin hapësirën e madhe dhe të përmirësojnë lidhjet ekzistuese në këto zona, me dy administratat shtetërore të inkurajuara për të nxitur këtë lidhje. [28]
MARRËDHËNIET E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS ME BOSNJË DHE HERCEGOVINËN
Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhënie diplomatike me Bosnje dhe Hercegovinën në vitin 1992 pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia. Pasoi një periudhë konflikti midis myslimanëve, kroatëve dhe serbëve të Bosnjës për kontrollin e territorit të ish-Republikës Jugosllave. Lufta e viteve 1992-95 në Bosnje dhe Hercegovinë përfundoi me pjesëmarrjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara në ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995.
Pas udhëheqjes së përpjekjeve diplomatike dhe ushtarake për të siguruar Marrëveshjen e Dejtonit, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet për të siguruar zbatimin e saj. Shtetet e Bashkuara mbajnë komandën e selisë së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Sarajevë. Që nga vitet 1990, ajo ka dhënë gjithashtu rreth 2 miliardë dollarë ndihmë. Sektorët prioritarë kanë përfshirë rindërtimin, ndihmën humanitare, zhvillimin ekonomik dhe modernizimin e sektorit të mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara mbështesin Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet perëndimore. Përparimi i vendit drejt integrimit të plotë në komunitetin perëndimor të kombeve dhe angazhimet demokratike, ekonomike dhe të sigurisë që kjo përfshin janë thelbësore për stabilitetin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin këto përpjekje për ta sjellë vendin në përputhje me standardet euroatlantike. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Bosnje dhe Hercegovinës për të përfunduar reformat e nevojshme për të arritur statusin e kandidatit në BE.
Ndihma e qeverisë amerikane për Bosnje dhe Hercegovinën synon të ankorojë plotësisht vendin në institucionet evropiane dhe perëndimore, të forcojë institucionet demokratike multietnike dhe shoqërinë civile, të mbështesë gjyqësorin e fortë në nivel shtetëror dhe sektorët e zbatimit të ligjit, të forcojë gazetarinë e lirë dhe të pavarur, të luftojë korrupsionin, të mbështesë edukimi qytetar, promovimi i një shoqërie multietnike dhe pluraliste dhe rritja e prosperitetit dhe atraktivitetit për investitorët e huaj. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 2 miliardë dollarë ndihmë që nga viti 1992; Asistenca e VF 2020 për Bosnje dhe Hercegovinën arrin rreth 50 milionë dollarë, duke përfshirë financimin dypalësh, rajonal dhe suplementar për COVID. [29]
Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi shumë mbështetjen e SHBA-së pas fitimit të pavarësisë nga Jugosllavia në 1992. Shtetet e Bashkuara ndihmuan t’i jepet fund luftës në Bosnje ( 1992-1995 ), një nga konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke udhëhequr sulmet ajrore të NATO-s kundër Bosnjës.
Disa anëtarë të Kongresit u përfshinë në debatet e politikave mbi këto masa, dhe Kongresi monitoroi dhe herë pas here sfidoi përgjigjen e administratave të Bush dhe Clinton përmes seancave të shumta dëgjimore, rezolutave dhe propozimeve legjislative. Që nga viti 1995, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një burim i madh ndihme për Bosnjën dhe mbështesin fuqishëm integritetin e saj territorial. Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbështesin aspiratat e Bosnjës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian ( BE ). [30]
SHBA-ja ka një mundësi për t’i dhënë përparësi Bosnjë dhe Hercegovinës dhe duke e bërë këtë, të kontribuojë në stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në një rajon të Evropës të lënë pas dore në mënyrë kritike. Senatorët duhet të kuptojnë se një qasje holistike, duke adresuar nevojat e ndryshme të pajtimit ndëretnik, kundër korrupsionit dhe reformës politike, rimëkëmbjes ekonomike dhe rezistencës kundër rivalëve globalë, duhet të merret në mënyrë që SHBA të zbatojë një politikë të shëndoshë në këtë temë.
Bosnjë dhe Hercegovina është gjithashtu një mundësi e shkëlqyeshme për demokratët dhe republikanët që të arrijnë të gjithë qëllimin dhe të punojnë së bashku, shumica bien dakord për objektivat kryesore të marrëdhënieve SHBA-Bosnjë dhe Hercegovinë, do të duhet vetëm biseda, negociata dhe kompromisi për të përcaktuar metodat.[31]
PËRFUNDIMI
Angazhimi i ShBA-së në Ballkanin Perwndimor nuk filloi seriozisht apo nuk u shndërrua në një skemë të fuqishme të politikës së jashtme deri pas Luftës së Dytë Botërore, pikë në të cilën ky angazhim vazhdoi në dy faza. Faza e parë ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë, nga viti 1947 deri në vitin 1991, ndë rsa faza e dytë fillon me zgjedhjen e Presidentit Bill Clinston në vitin 1992 periudhë në të cilë n kemi edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe përfundimin e Luftës së Ftohtë , hegjemoninë e ShBA-së dhe një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme amerikane.
Në këtë periudhë në fokus të politikës së jashtme amerikane nuk ishte frenimi i ideologjisë dhe agresionit sovjetik, por përkundrazi ishte promovimi i një rendi botëror demokratik liberal, duke lidhur tregjet ndërkombëtare nëpërmjet rritjes së tregtisë dhe kufijve të hapur dhe duke krijuar një shoqëri globale në të cilën njerëzit kudo mund të jetonin me dinjitet dhe siguri. Theksi i ri u vendos mbi ndërtimin e koalicionit dhe ndërhyrjen shumëpalëshe, duke forcuar legjitimitetin dhe duke zgjeruar mandatin e organizatave të sigurisë si Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe partneriteteve ekonomike si Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë më vonë Organizata Botërore e Tregtisë. Vendimet e politikës së jashtme nuk vareshin më nga ruajtja e interesave tradicionalë amerikanë të sigurisë, por justifikoheshin gjithnjë e më shumë në baza humanitare. Duke u nisur nga këto parime të politikës amerikane Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën edhe ndërhyrje humanitare në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve të kë tij rajoni në të gjitha drejtimet.
LITERATURA
- Guximtar Rushani, Senada Laçka, Ndikimi i SHBA-ve dhe politikave të saj në Shqipë ri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut pas vitit 2001, EUROMEDITERRANEAN, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë, 2019, f, 148
- Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022, f, 216
- Elton Jashari, Ndryshimet politike në Ballkanin Perëndimor pas Luftës së Ftohtë, Universiteti i Evropë s Juglidore, Tteove, 2020, f, 30
- Klaudio Agolli, Zhvillimet gjeopolitike në rajon, Shqipëria midis Rusise dhe Perëndimit” në shek. XXI, Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë, 2017, f, 15
- Po aty, 25
- Paskal Milo, Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor sfida dhe perspektiva, EUROMEDITERRANEAN, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë, 2019, f, 75
- Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022, f, 217
- Selim Ibraimi, Paqja e ftohtë dhjetëvjeçari i rikonfigurimeve gjeopolitike në Ballkan, Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim, Tetovë, 2016, f, 231
- Guximtar Rushani, Senada Laçka, Ndikimi i SHBA-ve dhe politikave të saj në Shqipë ri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut pas vitit 2001, EUROMEDITERRANEAN, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë, 2019, f, 155
- https://mk.usembassy.gov/sq/our-relationship-sq/policy-history-sq/us-country-relations-sq/
- https://www.state.gov/u-s-relations-with-macedonia/
- Sara Janeska, Investimi i ri amerikan në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Instituti pёr Demokraci “Societas Civilis”, Shkup, 2021, f, 3
- https://xk.usembassy.gov/sq/our-relationship-sq/policy-history-sq/io-sq/
- Zeqirja Rexhepi, Kontributi i SHBA-së në evropianizimin e Ballkanit, KNOW LEDGE – International Journal Vol. 28.6 December, 2018, f, 2149
- Po aty, f, 2152
- https://xk.usembassy.gov/sq/our-relationship-sq/policy-history-sq/current-issues-sq/
- Muin Çami, Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Përpjekja, Issue NO 9:, 1996, f, 113
- Astrit Memia, The contribution of U.S.A in the independence, education and democratic developments in the history of Albanian state, FREEDOM – Journal Peacebuilding and Transcultural Communication, Issue NO ; 1-2, 2020, f, 100
- https://ambasadat.gov.al/usa/sq/marr%C3%ABdheniet-dypal%C3%ABshe
- Nathaniel Smith, ohn B. Jackson and the Beginning of U.S.-Montenegrin Diplomatic Relations, Историјски институт Црне Горe, Issue No : 3, 2010, f, 67
- https://history.state.gov/countries/montenegro
- Azra Karastanović, Montenegro between the East and West: Who will prevail in the ‘land of seas and mountains’?, The Strategic Role of External Actors in the Western Balkans, AIES-STUDIES, Nr. 14 December, Vienna, 2020, f, 39
- Po aty, f, 40
- https://www.gov.me/en/diplomatic-missions/embassies-and-consulates-of-montenegro/united-states-of-america
- https://rs.usembassy.gov/history/#relations
- Vladimir Marinković, Serbiam-American relations, International Scientific Conference Proceedings, National Assembly – Republic of Serbia Belgrade, September 11, 2019, f, 9
- Po aty, f, 10
- Orhan Dragaš, Five points for building new Serbian-American relations in the 21st century, International Scientific Conference Proceedings, National Assembly – Republic of Serbia Belgrade, September 11, 2019, f, 53
- https://www.state.gov/u-s-relations-with-bosnia-and-herzegovina/
- Sarah E. Garding, Bosnia and Herzegovina: Background and U.S. Policy, Congressional Research Servic, 2019, f, 2
- Taylor Whitsell, American engagement in Bosnia&Hercegovina , Harvard Model Congress, 2022, f, 12
____________________________
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë
ISSN: 3005-2777
____________________________