Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pritur të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka ndarë një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ndërkaq, ka shtuar tutje se po punojnë për t’i afruar ekonomitë dhe tregjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me të Bashkimit Evropian përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh. [https://kosovanews.net/]