Nga Dr Sadri RAMABAJA
Të menduarit dhe të vepruarit në universin paralel mes Prishtinës dhe Beogradit në përputhje të plotë me mendimin politik serbo-bizantin, ka pasoja ekstreme në formimin nacional edhe tek brezi i tretë e i katërt i pasuesve biologjik e ideologjik të ish titullarëve të Jugosllavisë.
Kushdo që ka studiuar shkencat politike, e me theks marrëdhënie ndërkombëtare, përveç se ka bërë “simulime”, ku studentët luajnë rolin e diplomatëve të shteteve dhe shpesh krijohen skenare imagjinative që i kalojnë kufijtë e realitetit politik e diplomatik, ata në përpjekje për të performuar sa më mirë rolin e diplomatit, duke u thirrë jo vetëm në kushtetutën e vendit që përfaqësojnë, por edhe të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Lirisë e Demokracisë, kanë insistuar në mbrojtjen e interesit nacional.
Këtë lloj insistimi askush nuk mund ta cilësoj si përpjekje për t’ia hedhur palës tjetër, pos si të drejtë legjitime në dobi të mbrojtjes së interesave të Shtetit.
Kosova deri dje ishte qeverisur nga qeveri kuislinge e marioneta që nuk talleshin vetëm me militantët e tyre, por edhe me gjithë popullin.
Ajo kohë tashmë ka perenduar.
Prandaj Republika e Kosovës nga Asambleja e Këshillit të Europës u trajtua ashtu si meriton. Me këtë akt të MPJ të Republikës sonë, që e ka paralajmruar sot në letrën e saj drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, si
një mesazh miqve tanë brenda këtij institucioni me peshë të demokracive liberale perednimore, mëtohet shqeto që t’ju ndihmohet atyre në betejën diplomatike që t’ua mbyllin hapësirën manovruese aleatëve të Serbisë në BE.
Ky akt i Qeverisë vjen në vigjilie të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (16 & 17 maj), ku anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ende ka kohë të futet në rendin e ditës. Siç dihet tashmë, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Kosovës të bëjë hapa konkretë për Asociacionin që t’i garantohet anëtarësimi në Këshill të Evropës. Ky hap, sado I vonuar që mund të cilësohet, ai tashmë është hedhur dhe duhet vlerësuar, së paku nga pala jonë. Natyrisht se kushtëzimi I tillë ishte tërësisht i padrejtë dhe si tillë qe cilësuar jo veëtm nga kryeministri Albin Kurti, por edhe nga personalitete të njohra të politikës ndërkombëtare dhe botës akademike.
MPJ lidhur me draftstatutin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe ka paralajmruar se Qeveria po harton draftstatut të saj, duke marrë në konsideratë atë që kishte publikuar kohë më parë Fondacioni Friedrich Ebert (FES).
Ky akt duket se i ka detyruar një lgje “analistësh” e politikanësh tanë të reagojnë në stilin e studentëve të dobët kur humbasin betejat edhe në simulimet para kolegëve të tyre, duke hequr fare maskën e studentit.