Analizat strategjike
Analizat strategjike ISHGJ është i specializuar për analiza dhe këshilla strategjike, me bazë mendimin politik, historik dhe shkencorë, të bazuar në gjeopolitikë dhe gjeostrategji, mendime të cilat janë të domosdoshme për organet drejtuese të vendit si vendimmarrësit në lëmin e politikës, për tu orientuar drejt së ardhmes. Analizat strategjike do të fokusohen në rajonet e Evropës Juglindore, në veçanti raportet shqiptarëve në Ballkan dhe konstelacioni politik me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe zonat e krizës në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, SHBA-të, Federata Ruse dhe Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (CIS), Kina dhe raportet e saj me BE dhe Rusinë.
Këshilla për sigurinë ekonomike
Meqenëse çdo degë e industrisë në thelb është e orientuar drejt
fitimit, pothuajse pa përjashtim kthehen në faktorët kryesorë të
prodhimit të kapitalit, njohurive dhe burimeve. Si rregull, faktorë të
tjerë si ndikimi politik, ekologjik, shoqëror dhe i sigurisë në marrjen,
prodhimin dhe menaxhimin e personelit nuk merren parasysh sa duhet.
Përfshirja e këtyre faktorëve në qeverisjen korporatave të ardhshme mund
të ndihmojë në shmangien e humbjeve të mëdha financiare. Në funksion të
kësaj, instituti do të ofrojë edhe këshilla për sigurinë ekonomike.
Kompetenca ndërkulturore