21 gusht – Në Moskë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë ruso-gjerman. Kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në një takim me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Presidenti rus kujtoi se Gjermania, pas Kinës, është partneri i dytë tregtar dhe ekonomik i Rusisë.
Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë të Federatës Ruse në Evropë dhe botë. Këtë e pohoi presidenti rus Putin të premten, më 20 gusht, para fillimit të bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në Kremlin.
Para takimit, Putin tha se Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të jashtëm të Federatës Ruse, falë përpjekjeve të Angela Merkel-it, e cila ka qenë kancelare federale për 16 vjet dhe mandati i së cilës po përfundon.
Gjermania është partneri i dytë tregtar dhe ekonomik i Federatës Ruse pas Kinës. Pavarësisht nga recesioni i vitit 2020, tregtia mes dy vendeve gati u dyfishua në gjysmën e parë të këtij viti, tha Putin.
Vëllimi i tregtisë ruso-gjermane nga janari deri në prill 2021 arriti në 16.541 miliardë dollarë, që është pothuajse 20% më shumë se në vitin 2020, u njoftua në dokumentacionin e zyrës së presidentit rus, të përgatitur për takimin, sipas Russia24.
Sipas Administratës Doganore Federale Ruse, vitin e kaluar – që ishte vit pandemik, vëllimi i tregtisë ruso -gjermane u ul me 21.2% në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019 dhe arriti në 41.9 miliardë dollarë krahasuar me 53.2 miliardë dollarë në vitin 2019.
Merkel pas takimit kujtoi se 80 vjet më parë, Gjermania e Hitlerit pushtoi Bashkimin Sovjetik dhe në këtë përvjetorë, ajo vendosi një kurorë me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur. [GN/ISHGJ]