Turi Ballkanik/ Udhëtim diplomatik apo shou me avion privat
Tiranë, 8 korrik 2023 – Edi Rama ka ndërmarrë në 6 dhe 7 korrik një tur në të pesë vendet e Ballkanit perendimor. Ai zbriti të enjten në Shkup për të vazhduar më pas udhëtimin për në Prishtinë. Të premten kryeministri vijoi turin në Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd.
Ai e ka përligjur atë me përgatitjen e samitit të procesit të Berlinit që do të mbahet në tetorin e ardhshëm në Tiranë. “Ne do të bisedojmë me të gjitha vendet e rajonit për të dalë me një grup kërkësaj të përbashkëta në vjeshtë” shpjegoi ai duhet të një intervistë për Klan Kosova.
Por pyetja që shtrohet është: a ka ndërmarrë ai një turne diplomatik për të zgjidhur punë, për të përgatitur vërtet një mbledhje të rangut evropian, apo, në të kundërt, thjeshtë ka nisur një udhëtim me çarterin privat për të aktruar rolin aq të dëshëruar, atë të një negociatori ballkanik me peshë. [Rruga Press]