Prishtinë, 9 shtator – Një zjarr që shkatërroi një qendër modulare COVID (spital) në qytetin e Tetovës, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë Veriore ka shkaktuar vdejen e 14 personave, por ky numër mund të jetë shumë më i lartë.
Zjarri ka ndodhur mbrëmë (në natën e së mërurës). Edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje shumë shpejt, 30 zjarrfikës dhe shtatë automjete speciale arritën ta vinin zjarrin nën kontroll vetëm pas 40 minutash lufte me zjarrin.
Mediat e Maqedonisë Veriore raportuan se një spital modular Covid u shkatërrua plotësisht nga zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke shpëtuar 10 nga një ndërtesë e djegur.
Nuk pati viktima në mesin e stafit mjekësor. Por është fare e mundshme që pas pastrimit të zjarrit, numri i viktimave të tragjedisë të rritet në 30.
Hetuesit nga Tetova dhe Prokuroria e Shtetit, nga Shkupi arritën me kohë në vendin e ngjarjes. As zjarrvënia nuk përjashtohet, pasi spitali u shënjestrua nga hakerët javën e kaluar, duke u përpjekur të çaktivizojnë sistemet e tij, duke detyruar policinë të krijojë patrulla në ambientet për rreth spitalit. Në Maqedonin e Veriut janë shpallë tri ditë zie.
Një pjesë e opinionit beson në versionin e sabotimit dhe zjarrvënies, duke pasur parasysh se tragjedia ndodhi në një përvjetor të veçantë për Maqedonin – tridhjetë vjetorin e pavarësisë së saj.
Ndërkaq një pjesë tjetër e krahason këtë tragjedi me atë të Gërdecit, ku paprgjegjësia e Shtetit ishte burimi e shkaku kryesor i saj.