[1 shkurt, 2024]
SHBA ngriti mundësinë mbrëmë që Turqia mund të kthehet në programin e përbashkët të avionëve luftarakë F-35 nëse mund të zgjidhet mosmarrëveshja në vazhdim. “Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë se programi F-35 për Turqinë është i papajtueshëm me përdorimin e tyre të raketave (ruse) S-300 dhe S-400 kundërajrore. Pra, ne jemi ende duke i bërë ato diskutime dhe nëse Turqia mund të adresojë shqetësimet tona për këtë, atëherë mund të ketë një rifillim të programit të F-35”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Ne jemi këtu,” shtoi ai.
Ky njoftim vjen pasi Turqia pranoi hyrjen e Suedisë në NATO dhe menjëherë pas kësaj bleu rreth 70 avionë amerikanë F-16. SHBA e pezulloi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 në vitin 2019, pasi kundërshtoi blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, me argumentin se sistemi i Moskës do të rrezikonte avionët luftarakë dhe nuk ishte i ndërveprueshëm me sistemet e NATO-s. Ankaraja ka thënë vazhdimisht se nuk ka konflikt midis sistemeve dhe ka propozuar një komision për të studiuar këtë çështje. [ISHGJ]