Serbia: Heq dorë nga dialogu me BE-në, por në vend të kësaj nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën

[17 tetor 2023]
Serbia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën të martën, duke mbuluar 10,412 linja apo produkte tarifore serbe dhe 8,930 kineze. Ndërkohë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka anashkaluar samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Kërkohet shkëmbimi i korrespondencës me palën kineze brenda 90 ditëve, me marrëveshjen që pritet të hyjë në fuqi në maj ose qershor dhe të eliminojë shumë tarifa mes dy vendeve. Kjo nuk do të nënkuptonte më tarifa të larta për mollët, kumbullat, pjeshkët dhe vajin e sojës serbe, të cilat janë ndër produktet më të shitura të Serbisë.
“Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim të ashtuquajturat marrëveshje preferenciale për produktet tona në bujqësi dhe industri dhe të pushtojmë tregje të reja të mëdha në mënyrë që të shmangim një tepricë të mjedrave dhe mollëve, verërave dhe pijeve alkoolike”, tha Vuçiç. Ai shtoi se procesi për marrëveshjen në Serbi do të përfundojë deri në fund të marsit.
Më tej, nuk duhet të ketë tarifa për mjedrat e ngrira, shitjet e të cilave janë rritur për 350 për qind krahasuar me një vit më parë. Birra, uji, uji i gazuar dhe pothuajse të gjitha produktet farmaceutike dhe industriale janë gjithashtu të përjashtuara nga tarifat.
“Vera do të jetë tërësisht pa taksa brenda pesë viteve pasi tarifat do të ulen gradualisht me 20 për qind në pesë vitet e ardhshme, ndërsa sot ato duhet të përfshihen dhe të përfaqësojnë 30 për qind të çmimit total. Pas pesë vitesh do të jetë zero për qind dhe prodhuesit tanë të verës do të kenë një çmim shumë më të mirë në këtë treg”, tha Vuçiq. Përveç kësaj, tarifat për pijet alkoolike do të eliminohen për dhjetë vjet dhe do të ulen me 10 për qind çdo vit.
Sipas Vuçiqit, kjo marrëveshje e tregtisë së lirë është dëshmi e përpjekjeve për të përmirësuar pozitën e prodhuesve dhe industrive bujqësore. Ai u tha gazetarëve se kjo marrëveshje e rëndësishme ishte negociuar në gjashtë grupe pune për gjashtë muaj.
Bisedimet mes dy vendeve do të fillojnë të martën në mëngjes. Përveç një takimi dypalësh me Xi Jinping, është planifikuar një takim disaorësh me Van Hu Ning, kryetar i Këshillit Kombëtar, organi më i rëndësishëm këshillimor politik i udhëheqjes kineze.
Vuçiç nuk mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku liderët rajonalë dhe të BE-së nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin tregtar rajonal dhe përparimin në
integrimin në BE. Në vend të kësaj, ai dërgoi kryeministren Ana Brnabiq, e cila, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, refuzoi ofertën e tij për të nënshkruar dy marrëveshje të sponsorizuara nga BE-ja, Marrëveshja Themelore e Zbatimit dhe Marrëveshja e Ohrit.
Mungesa e Vuçiqit nxiti thashethemet se ai nuk donte të përballej me pyetje të vështira për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, veprimet e mundshme të BE-së dhe thirrjet për të ndërprerë lidhjet me Rusinë dhe Kinën. [https://www.euractiv.de]