[6 shkurt, 2024]
Sekretari amerikan, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt.
Aktualisht s’dihet qëllimi i vizitës. Është raportuar se bëhet fjalë për vlerësim raportesh SHBA-Shqipëri dhe për bashkëpunimin me NATO-n.
Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Herën e fundit që Blinkeni vizitoi Shqipërinë ishte më 2021, kur mori nën drejtim diplomacinë amerikane.
Nuk dihet nëse ai do ta vizitojë edhe Kosovën.