[8 mars, 2024]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete, në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes rrjetit social Facebook, bëhet e ditur se presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës.
Presidentja, po ashtu, theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes.