Pentagoni akuzoi sërish Rusinë për përgatitjen e pushtimit të Ukrainës
Prishtinë, 17 nëntor – Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në një konferencë shtypi të mbajtur më 17 nëntor në Uashington, tha se Pentagoni po monitoron nga afër transferimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Ai theksoi se planet e Moskës tani për tani janë “të paqarta” dhe i bëri thirrje Rusisë që “të bëhet më transparente në planet e saj” dhe mbi të gjitha t’i përmbahet marrëveshjes së Minskut.
Shefi i Pentagonit tha se ai po diskutonte vazhdimisht çështjen e grumbullimit të forcave ruse me kreun e Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA, gjeneralin Tod Walters. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Uashingtoni mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. [Geopolitika.News/ISHGJ]