[23 janar, 2024]
Parlamenti turk, i cili dominohet nga partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, miratoi një vendim për anëtarësimin e Suedisë pothuajse 20 muaj pasi Stokholmi shprehu dëshirën e tij për t’u bashkuar me NATO-n, duke braktisur politikën e tij prej dekadash të neutralitetit pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Komiteti i punëve të jashtme të parlamentit turk miratoi kërkesën e Suedisë muajin e kaluar, hapi i parë në procesin e ratifikimit.
Parlamenti turk miratoi ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO të martën pas më shumë se katër orësh debati. Partia qeverisëse e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, aleatët e saj nacionalistë MHP dhe opozita kryesore CHP votuan në favor të kandidaturës në asamblenë e përgjithshme, ndërsa partitë nacionaliste, islamike dhe të majta të opozitës votuan kundër.
Erdogan do të nënshkruajë projektligjin, me gjasë në ditët në vijim, duke i dhënë fund një procesi të gjatë që ka frustruar disa nga aleatët perëndimorë të Ankarasë dhe e ka lejuar atë të nxjerrë lëshime. Hungaria mbetet i vetmi anëtar i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende qasjen e Stokholmit. [GN/ISHGJ]