Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon Konferencën Shkencore me temë:
“Roli i Shqiptarëve në rajon dhe qasja e administratës Trump – Perspektivë e Re”
📅 Data: 13 Mars 2025
📍 Vendi: Biblioteka e Universitetit Shtetëror të Shkodrës – Salla e Konferencave.
Pjesëmarrja në konferencë është e hapur për studiues, akademikë dhe profesionistë të fushës.
Konferenca synon të analizojë ndikimin e politikave të administratës Trump në rajon dhe rolin strategjik të shqiptarëve në zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike.
Ju mirëpresim!
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë & Universiteti Shtetëror i Shkodrës