[Në foto: Pamje e tabelave të ngjyrosura në veri të Kosovës, 15 mars 2024.]
[15 mars. 2024]
Tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri të Kosovës që u vendosën të enjten janë ngjyrosur gjatë natës
Pothuajse të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.
Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani, për Dukagjinin ka thënë se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tabelave, por sipas tij nuk do të hapet rast pasi boja mund të fshihet.
Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.
Nga pamjet që i kishte publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe janë zëvendësuar me të tjera që janë të shkruara edhe në gjuhën shqipe. [Dukagjini.com]