Kur situata politike në botë të ndryshojë në favor të Serbisë – për shembull, me humbjen e Ukrainës ose me fitoren e Donald Trump në zgjedhje – mund të vijë momenti, për të rimarrë veriun e Kosovës…
Kur u konfirmua në janar se SHBA-ja do t’i dorëzonte Kosovës 246 raketa antitank “Javelin”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç premtoi investime rekord në ushtri.
Është paralajmëruar prokurimi i obuseve, rritja e mbrojtjes kundërajrore kundër dronëve, blerja e helikopterëve dhe tashmë për këtë vit i premtoi ushtrisë një mijë dronë.
Kur presidenti serb, i dashuruar pas statistikave, fillon të xhonglojë me numrat, është e mençur që deklaratat e tij të merren me kujdes, sepse realiteti jo gjithmonë ndjek njoftimet.
Por Vuçiç nuk po flet kot për industrinë ushtarake – sistemet kineze FK-3 dhe armët e tjera janë blerë. Sipas institutit të Stokholmit SIPRI, vitin e kaluar Serbia investoi më shumë para në ushtri sesa pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.
Dhe ai po armatoset në mënyrë retorike. Kujtojmë se Vuçiç shprehu admirimin e tij kur Azerbajxhani rifitoi kontrollin e Nagorno-Karabakut për të cilin kishte dekada të tëra në mosmarrëveshje me Armeninë.
Mendoni për Kosovën
Vuçiç, politikani më i fuqishëm në Beograd që nga koha e Titos, shpjegoi se si Azerbajxhani bëri gjithçka siç duhet – me vite forcoi ekonominë, ushtrinë, veçanërisht forcat speciale dhe priti me durim që të ndryshonin rrethanat gjeopolitike.
Ishte e qartë për audiencën e tij se çfarë donte të thoshte në të vërtetë. Nacionalistët kanë kohë që flasin hapur për këtë. Kur situata politike në botë të ndryshojë në favor të Serbisë – për shembull, me humbjen e Ukrainës ose me fitoren e Donald Trump në zgjedhje – mund të vijë momenti, thonë ata, për të rimarrë veriun e Kosovës, i cili është i banuar me serbë, përmes veprimeve ushtarake.
Katarina Gjokiin, eksperte ushtarake nga Instituti SIPRI, thotë se nuk ka rrezik të madh për një konflikt konvencional ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa trupat e NATO-s janë të vendosura në Kosovë. Përveç kësaj, thotë ajo, Serbia është ekonomikisht e varur nga BE-ja, kështu që nuk mund të përballojë sanksione.
Një pushtim me tanke do të ishte një “sipërmarrje potencialisht katastrofike për Serbinë, nëse Kosova merr Javelin-ët në kohë”, të cilat, siç u tregua në Ukrainë, shkatërrojnë efektivisht tanket.
Një burim amerikan thotë se Prishtina mund të presë me vite për këto raketa antitank sepse “në kohën e duhur” gjithçka që mund t’i dorëzohet Ukrainës.
Sulmojnë forcat speciale?
Ekspertët dhe “atashetë ushtarakë perëndimorë” nuk besojnë gjithsesi në një pushtim tankesh në Ballkan. “Në Prishtinë, ata ndoshta i konsiderojnë sulmet nga strukturat paraushtarake apo ilegale, të cilat mbështeten nga Beogradi, si një kërcënim më të mundshëm dhe real. Këtë e pamë vërtet në vitin 2023”, thotë Katarina Gjokiç, duke iu referuar përplasjes në Banjskë.
A është kjo arsyeja pse Vuçiç flet shpesh për rëndësinë e njësive speciale për Serbinë?
Gjokiç tha gjithashtu se duhet të merret parasysh disponimi i serbëve në veri të Kosovës – nëse ata mendojnë se shqiptarët janë kërcënim për ta, atëherë është e mundur edhe rezistenca e popullatës vendase. Njësitë speciale serbe sigurisht që do ta kishin mbështetjen e banorëve në veri të Kosovës.
Por edhe përmirësimi i njësive speciale serbe vuan nga mungesa e të rinjve. Vuçiç njoftoi pranimin e pesë mijë personave në njësitë speciale, por një burim i FAZ, një “vëzhgues i trajnuar ushtarak nga Beogradi”, thotë: “Sipas njohurive tona, një numër i ulët treshifror i njerëzve u regjistruan. Dhe shumë prej tyre nuk do të jenë të përshtatshme”.
Serbia po armatos masivisht Ukrainën
Vuçiç ka arritur të jetë “në mëshirën e Uashingtonit përmes dërgesës gjithëpërfshirëse të municioneve që arrijnë në Ukrainë përmes devijimeve të synuara”.
Natyrisht, Vuçiç e mohon publikisht këtë, ndër të tjera për shkak të ndjenjës pro-ruse në Serbi që aparati i tij mediatik është duke u rritur sistematikisht prej vitesh. Por prapaskenat i dinë të gjithë.
Veçanërisht për t’u theksuar është raketa 122 milimetra e prodhuar nga kompania serbe Edepro, e cila ka një rreze veprimi prej rreth 40 kilometra – dy herë më shumë se shumica e raketave të atij kalibri. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për ukrainasit, sepse raketa mund të lëshohet nga lëshuesi i tipit Grad që ata kanë.
“Kjo është diapazoni me të cilin Ukraina e kapërcen armikun. Kjo i jep avantazhe të mëdha”, thotë një ekspert ushtarak i paidentifikuar për FAZ.
Një burim i lidhur mirë në Beograd thotë gjithashtu me krenari se municionet e artilerisë serbe janë më të sakta se municionet bullgare, të cilat i furnizohen edhe Ukrainës. [Frankfurter Allgemeine Zeitung]