Mediat Amerikane potencojnë kohën e “pushtimit rus” të Ukrainës
Prishtinë, 5 dhjetor – Sipas disa raporteve të mediave amerikane, 175,000 trupa ruse do të marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës fqinje; tutje potencohet se gjysma e trupave tashmë janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas tyre, Rusia planifikon të lëvizë 100 grupe taktike batalionesh së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera në të ardhmen e afërt.
“Planet e Rusisë kërkojnë një ofensivë ushtarake në Ukrainë që do ët zhvillohet brenda vitit 2022, me një shkallë dy herë më të madhe se sa pamë pranverën e kaluar gjatë stërvitjeve ruse pranë kufijve të Ukrainës”, potencon një burim anonim në administratën e Biden për AP dhe WP.
Presidenti Joe Biden premtoi të premten se do t’ia bënte më të vështirë, në mos ët pamundur, presidentit rus Vladimir Putin, që ai të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, sepse zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë përcaktuar se planifikimi rus për një ofensivë të mundshme ushtarake mund të fillojë tek në fillim të vitit 2022.
Kjo vjen në një kohë kur Rusia i ka kërkuar Bidenit një garanci se Ukraina nuk do të lejohet të anëtarësohet në NATO.
Zyrtari shtoi se planet parashikojnë lëvizjen e 100 grupeve taktike të batalioneve së bashku me forca të blinduara, artileri dhe pajisje. [GN/IHGJ]