[1 shkurt, 2024]
Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
“Ne kemi një marrëveshje,” shkroi Michel në X, dikur Twitter.
Ai tha se marrëveshja “vulos një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.
Kishte frikë se presidenti hungarez Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.
Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për financimin e Ukrainës për katër vitet e ardhshme.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”. [FAZ/Pamfleti]