[21 dhjetor, 2023]
Nuk ka marrëveshje hungarezo-turke në lidhje me ratifikimin e ofertës së Suedisë për anëtarësim në NATO, sepse parlamenti hungarez do të vendosë se kur do ta votojë atë, tha kryeministri Viktor Orban, raporton Reuters.
Orban tha se nuk ka shumë vullnet në mesin e përfaqësuesve të partisë në pushtet në Budapest për të miratuar kandidaturën e Suedisë. Kërkesa e Suedisë u ndalua sepse Turqia dhe Hungaria refuzuan ta mbështesin atë. Orban tha në shtator se Hungaria nuk po nxiton të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO.
“Nuk ka asnjë marrëveshje hungarezo-turke” për kandidaturën e Suedisë për NATO-n, tha ai, duke shtuar se miratimi “do të vendoset vetëm nga parlamenti hungarez…kur përfaqësuesit të vendosin se ka ardhur koha për të”. Ata nuk kanë shumë vullnet për ta marrë këtë vendim”.
Budapesti përmendi ato që i quajti të pajustifikuara, akuzat e politikanëve suedezë se të drejtat demokratike po shkelen në Hungari si arsye për vonimin e miratimit të kandidaturës suedeze. Parlamenti hungarez, i cili aktualisht është në pushim dimëror, do të rifillojë punën në mes të shkurtit. [GN/ISHGJ]