Kurti flet me Sullivan: Kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë
Prishtinë, 29 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se ka biseduar me këshilltarim për Sigurinë Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan.
Kurti ka falendëruar ShBA-të për mbështetjen e tyre rreth sigurisë kufitare të Kosovës, njëashtu ka kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve “luftarake” të Serbisë.
“E siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti.