Kryeministri Kurti në Slloveni do të marrë pjesë në forumin “Bled Strategic Forum”
[19 gusht 2023]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”.
Ky forum mbahet në datat 28 dhe 29 gusht ndërsa prezencën e Kurtit në forum e kanë konfirmuar nga vet forumi.
“Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftim.
Këtij udhëtimi po i parapin takimi me kryeministrin grek.
Kurti pritet të udhëtojë të hënën drejt Greqisë për tu takuar me homologun, Mitosotakis.
Siç raportuan mediat greke, Kurti do të marrë pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. [Kosova News]