Sulme në Jemen, Liban, Iran, Irak, Pakistan… Shqetësimet se lufta në Gazë mund të përhapet edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, janë duke u rritur. Njohësit e rajonit thonë se duhet zgjidhje politike e konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në të kundërtën, sipas tyre, ka rrezik për një luftë të shkallës së plotë.