Izraeli rrethoi qytetin e Gazës

[02 nëntor, 2023]
Izraeli njoftoi të enjten se kishte rrethuar qytetin e Gazës pas një jave luftimesh tokësore kundër Hamasit dhe bombardimeve të rënda të territorit palestinez. Ushtarët izraelitë “përfunduan rrethimin e qytetit të Gazës” ku ndodhet “selia e organizatës terroriste Hamas”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, siç raporton France Presse.
Izraeli gjithashtu njoftoi se filloi një “sulm të madh” të enjten kundër objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të një sulmi në qytetin verior izraelit të Kiryat Shmona që plagosi dy persona. Dega e armatosur e Hamasit në Liban mori përgjegjësinë për atë sulm. Sulmi u krye një ditë përpara fjalimit të parë publik të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili do të vendosë nëse organizata e tij e fuqishme do të përfshijë hapur Libanin në konflikt. [GN/ISHGJ]