Prishtinë, 8 shtator – Qeveria daneze paraqiti dje një projektlig, sipas të cilit, qytetarët e huaj me leje qëndrimi në Danimarkë ose me prejardhje emigrantë, do të obligoheshin të punonin të paktën 37 orë në javë në këmbim të ndihmës sociale.
Një deklaratën e publikuar nga qeveria pakicë Socialdemokrate thuhet se “ka ende shumë njerëz, veçanërisht ata me prejardhje jo-perëndimore, të cilët nuk kanë një punë për t’u ngritur në mëngjes”. Ligji ka të ngjarë të kalojë, sepse, megjithëse Social Demokratët nuk kanë shumicë, ata ka të ngjarë të marrin mbështetjen e deputetëve të qendrës së djathtë, raporton Euronews.
Ligji do të zbatohet për ata emigrantë që kanë marrë përfitime sociale për tre deri në katër vjet dhe që nuk e kanë zotëruar gjuhën daneze sa duhet. Nëse miratohet, ligji i ri do të prekë veçanërisht gratë me origjinë të huaj që mbeten jashtë tregut të punës, në shtëpitë e tyre. Shumica e familjeve të tilla janë nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore, Afganistani, Pakistani dhe Turqia.
Propozimi thotë: “Nëse do vini në Danimarkë, duhet të punoni dhe të mbani veten dhe familjen tuaj.” Nëse dikush nuk mund ta mbajë veten, duhet të ketë një detyrë, të marrë pjesë dhe të kontribuojë në komunitet. Ata duhet të punojnë me orar të plotë, që është 37 orë në javë, për të marrë ndihmën e plotë sociale ”.
Koordinimi i detyrave do të përcaktohet dhe udhëhiqet nga bashkitë lokale.
Danimarka ka forcuar politikën e saj të imigrimit disa herë në vitet e fundit. Tani ka disa nga rregullat më të rrepta në Evropë dhe dëshiron të ulë kërkesat për azil në zero. [https://www.geopolitika.news/ ISHGJ]