
Prof. Dr Drita SHAQIRI

Dr Agi KRASNIQI
Abstrakt
Burimet njerëzore, duke përfshirë forcën punëtore dhe kompozitën demografike të një kombi, janë elemente themelore që kanë një ndikim të thellë në gjeoekonominë dhe gjeopolitikën e një vendi. Ky studim analizon rëndësinë e shumanshme të burimeve njerëzore dhe teknologjisë në formimin e dinamikës ekonomike, marrëdhënieve politike dhe strukturave të fuqisë globale. Roli i burimeve njerëzore dhe teknologjisë është i jashtëzakonshëm në gjeoekonominë e një vendi, duke përfshirë forcen punëtore, konkurrencën ndërmjet individëve dhe korporatave, inovacionet që përqëndrohen në Inteligjencën Artificiale, arsimin, si dhe dinamikat në tregun e punës.
- Hyrje
Në kohën kur gjeopolitika dhe ekonomia ndërthurin rrugët e tyre, ndikimi i burimeve njerëzore dhe teknologjisë nuk mund të nënvlerësohet. Titulli “Burimet Njerëzore dhe Teknologjia në Dritën e Prosperitetit Gjeoekonomik” përshkruan një panoramë të thellë mbi mënyrën sesi forcat e njeriut dhe fuqia e teknologjisë, formojnë dhe përcaktojnë prosperitetin e një vendi në skenën ndërkombëtare. Në këtë analizë, do të shqyrtojmë rolin e burimeve njerëzore në zhvillimin ekonomik dhe politik, duke e krahasuar atë me ndikimin dhe fuqinë që teknologjia sjell në krijimin e një konteksti të favorshëm për prosperitetin gjeoekonomik. Nëpërmjet këtij hulumtimi, synojmë të paraqesim thellësinë e lidhjes midis njeriut, teknologjisë dhe prosperitetit gjeopolitik. Ndërë të tjera, në këtë studim, analizohet rëndësia e burimeve njerëzore si një rol kyç në zhvillimin gjeoekonomik, si dhe roli i teknologjisë në gjeopolitikën dhe gjeoekonominë e një vendi. Me qëllim të një ndikimi të qëndrueshëm në politikën ndërkombëtare dhe globale, burimet njerëzore, sidomos inovacionet teknologjike, shërbejnë si elemente kritike. Në këtë kontekst, roli i burimeve njerëzore dhe teknologjisë paraqitet si një faktor kritik për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e një vendi në skenën ndërkombëtare. Ndryshimet e vazhdueshme në fushën e teknologjisë, duke përfshirë inteligjencën artificiale (AI), robotikën dhe automatizimin, po sjellin ndryshime thelbësore në mënyrën se si prodhohen mallrat dhe shërbimet, si menaxhohen bizneset dhe si funksionojnë tregjet. Megjithatë, në mes të këtyre transformimeve, inteligjenca artificiale po plotëson boshllëkun e lënë nga mungesa e burimeve njerëzore, por asnjëherë nuk mund të zëvendësojë krijimin njerëzor. Prandaj, burimet njerëzore mbeten të rëndësishme dhe jo tërësisht të zëvendësueshme. Nëpërmjet analizës së studimeve, shembujve praktikë, dhe tendencave të fundit në fushën e teknologjisë dhe ekonomisë, synohet të përpilohet një vizion i qartë për përparimin e kombeve në aspektin gjeopolitik.
- Prosperiteti gjeoekonomik
- Burimet njerëzore
Burimet njerëzore luajnë një rol të rëndësishëm në gjeopolitikën dhe gjeoekonominë e një vendi, duke ndikuar në shumë aspekte. Prosperiteti gjeoekonomik synon të eksplorojë lidhjen mes zhvillimit ekonomik dhe faktorëve gjeografikë. Në këtë kontekst, seksioni për “Burimet njerëzore” do të jetë një pikë e rëndësishme për të kuptuar se si forca punës dhe talenti njerëzor ndikojnë në prosperitetin ekonomik të një vendi.
- Produktiviteti i fuqisë punëtore: Një fuqi punëtore e aftë dhe produktive përmirëson konkurrencën ekonomike të një vendi dhe mund të tërheqë investime, duke ndikuar në pozicionin gjeoekonomik të atij vendi.
- Emigracioni: Faktor gjeopolitik si emigracioni paraqet një shqetësim për vendin nga ku po emigrohet sepse largohet fuqia punëtore e bashkë me të edhe truri i vendit. Rrjedhimisht paraqet një mundësi të mirë për vendet ku ata imigrojnë.
- Stabiliteti social: Çështjet si papunësia apo arsimi i dobët mund të nxisin pakënaqësi sociale, duke ndikuar në pozicionimin gjeopolitik të një vendi dhe perspektivat ekonomike.
- Shëndeti me mirëqenia: Shëndeti dhe mirëqenia e popullsisë janë faktorë të rëndësishëm në gjeostrategji dhe gjeoekonomi sepse ndikojnë në produktivitetin e fuqisë punëtore.. Krizat e shëndetit publik, si pandemitë, mund të kenë pasoja gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të mëdha, duke riformuar aleancat globale.[1]
Sa i përket fuqisë së re punëtore, Kosova dallon pozitivisht nga vendet fqinje dhe të Ballkanit në përgjithësi për shkak të dy faktorëve kryesorë: shkalla e lartë e natalitetit dhe prania e një fuqie të re punëtore. Sipas shumë intervistave me të huaj në Prishtinë, qendra e qytetit ngjan më shumë me një kampus universitar sesa një aveny qyteti, për shkak të moshës së re mesatare që karakterizon qytetin. Në vitin 2000, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës ishte 22,2 vjet, me një numër mesatar prej 6 anëtarësh në familje. Kosova aktualisht renditet si vendi me popullsinë më të re në Evropë dhe një shkallë të pjellorisë të vlerësuar prej 2.2 fëmijë për grua. [2].

Tabela 1 Struktura e popullsisë në Kosovë sipas moshës[3]
Këto shifra tregojnë për një rritje minimale të popullsisë së Kosovës në një periudhë të caktuar. Në 1 janar të vitit 2024, popullsia e Kosovës vlerësohet të jetë 1,771,065 persona, një rritje prej 0,06 % (1,062 persona) krahasuar me popullsinë e një viti më parë, e cila ishte 1,770,003. Kjo rritje është rezultat i shtimit natyror pozitiv, ku numri i lindjeve ka qenë më i madh se numri i vdekjeve me 4248. Tabela e dhënë tregon se mosha e re dominohen në popullsinë e Kosovës, duke e bërë atë një kapital të pashtershëm, megjithatë, ky potencial ende nuk është shfrytëzuar plotësisht nga shoqëria jonë.


Figura 1. Projeksionet e popullsisë së Kosovës dhe Serbisë deri në vitin 2050[4]
Siç shihet nga figura 1, shkalla e natalitetit në Kosovë dhe shkalla e lartë e mortalitetit në Serbi janë shqetësuese për shtetin serb. Madje, kjo çështje është vlerësuar si e rëndësishme nga autoritetet serbe, duke përfshirë një përfaqësues të lartë të qeverisë së tyre, i cili ka dhënë një deklaratë në Parlamentin Serb në lidhje me këtë çështje. Në këtë deklaratë është theksuar se sipas matjeve të tyre, deri në vitin 2050, popullata serbe do të bjerë në 5.5 milion banorë.
- Teknologjia dhe inovacionet
Në gjithë historinë, fuqitë rivale kanë garuar për teknologjinë. Në shekullin e njëzetë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u bënë pionierë në shfrytëzimin e inovacioneve teknologjike, për të përfituar avantazhe gjeopolitike dhe ushtarake. Përmes investimeve të mëdha në shkencë, teknologji dhe industri, ShBA-të zhvilluan teknologjitë të cilat transformuan jo vetëm mënyrën se si ata bënë luftë, por gjithashtu influencuan marrëdhëniet ndërkombëtare dhe strukturat e pushtetit në skenën gjeoekonomike dhe gjeostrategjike.
Në këtë periudhë, një nga inovacionet më të rëndësishme ishte zhvillimi i teknologjisë së armëve bërthamore, e cila u shfrytëzua me sukses në Luftën e Dytë Botërore dhe e bëri atë një superfuqi. Përveç kësaj, ShBA-të përdorën inovacionet në fusha të tjera, si komunikimet satelitore, avion modern dhe teknologjitë informatike për të përforcuar ndjeshmërinë e tyre ushtarake dhe për të drejtuar operacione të ndryshme ushtarake në skajet globale1. Kjo ndihmoi Shtetet e Bashkuara të fitojnë Luftën e Ftohtë dhe të bëhen fuqia dominante botërore. Sipas studimeve me rritjen e rrezikut global gjeopolitik rritet edhe cilësia e teknologjisë inovative, sepse lufta e re kurrë nuk mund të fitohet me metoda të vjetra. Kësisoji teknologjia dhe inovacionet luajnë rol të madh në ndikimin gjeopolitik të një vendi. Pikërisht është kjo lidhja e fortë mes teknologjisë inovative dhe gjeopolitikës. [5]
Teknologjia vazhdon të jetë një nga aspektet më të rëndësishme të gjeopolitikës. Dronët, avionët, mjetet shpërthyese autonome të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale, janë teknologji e re të cilat përmes tyre mund të provokohen ndryshime të mëdha në gjeopolitikën globale.[6] Kahe tjetër gjeopolitikës botërore po i jepet edhe përmes veturave elektrike, pra veturave pa djegie të naftës ose benzinës. Kësisoj vendet e Lindjes së Mesme nuk do të kenë më fuqinë që kishin dhe vazhdojnë të kenë sot.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i teknologjisë në kontekstin gjeopolitik është siguria kibernetike. Sulmet kibernetike janë bërë pjesë e arsenalit të konflikteve gjeopolitike dhe janë duke u zhvilluar gjithnjë e më të sofistikuara. Një shembull i rëndësishëm është sulmi kibernetik rus në Ukrainë në vitin 2017, ku përmes një forme ransomware e njohur si NotPetya, u prekën shumë ministri dhe banka ukrainase. Këto sulme demonstrojnë fuqinë dhe ndikimin e teknologjisë kibernetike në gjeopolitikë dhe rrezikun që ato paraqesin për sigurinë e shteteve dhe institucioneve. Dëmi llogaritej të ketë arritur shifrën e 10 miliardë dollarëve.[7].
Një shembull tjetër dhe i rëndësishëm i sigurisë kibernetike në kontekstin gjeopolitik është sulmi kibernetik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2016 nga një grup i dyshuar rus i njohur si “Fancy Bear” ose “APT28”. Në këtë rast, hackerat rusë, u përfshinë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të komunikimit dhe të informatikës së Partisë Demokratike të SHBA-ve dhe të disa organizatave tjera të lidhura me fushën politike amerikane2. Këto sulme kibernetike shkaktuan zhvillime të mëdha në skenën politike amerikane, duke sjellë në vëmendje e debatet mbi sigurinë kibernetike, privatësinë dhe ndikimin e huaj në politikën e brendshme amerikane. Ata gjithashtu nxirrën në pah sfidat të cilat paraqesin sulmet kibernetike, në integritetin e proceseve demokratike dhe përkatësisht, sfidën e adresimit të këtyre rreziqeve nga politikëbërësit dhe specialistët në sigurinë kibernetike. Ky shembull tregon se si teknologjia kibernetike mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndikuar në proceset politike dhe gjeopolitike të një vendi.

Tabela 2 Numri i studentëve aktiv në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike[8]
Nga tabela 2, si statistikë është marrë një nga fakultetet më me renome në Kosovë, FIEK. Nga ky fakultet dalin shumë inxhinier të lëmive të ndryshme, ndërsa ende nuk ka shumëllojshmëri të programeve të lartcekura si Siguri Kibernetike apo Inteligjencë Artificiale.
- Diskutime dhe Konklukzione
- Reflektim kritik
Kosova dhe Shqipëria kanë një potencial të madh turistik për shkak të diversitetit të tyre gastronomik dhe klimatik, që përfshin zonat bregdetare mediterane, male, fushore, dhe kontinentale. Megjithatë, një sfidë kryesore për këto vende është ikja e fuqisë punëtore, e cila paraqet një shqetësim serioz për mungesën e burimeve njerëzore. Për të parandaluar këtë dukuri që po e dëmton gjeoekonominë e këtyre vendeve, është e nevojshme të bëhen investime të huaja, të krijojnë ambiente pune tërheqëse për të rinjtë, si dhe të ofrohet një arsim cilësor dhe të përshtatshëm për nevojat e tregut të punës.
Për të rritur ndikimin gjeopolitik të vendeve tona në rajon, investimi në shkollimin e të rinjve jashtë vendit në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe Inteligjencës Artificiale është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Këto investime sjellin përparësi të shumta, duke përfshirë, Sigurinë Kibernetike, e cila është një fushë e re me shumë perspektivë dhe zhvillohet me një shpejtësi të madhe. Investimi në këtë drejtim do të forcojë kapacitetet tona për të ndërhyrë në rrjete dhe sisteme të ndryshme kibernetike, duke përmirësuar kështu ndikimin tonë në rajon. Pastaj Inteligjenca Artificiale, një tjetër fushë me potencial të madh për zhvillim dhe përparim. Përmirësimi i aftësive në këtë drejtim do të na lejojë të përfitojmë nga teknologjitë e reja dhe të krijojmë aplikacione inovative në shumë fusha të jetës së përditshme.
Një shembull konkret i suksesit të këtyre investimeve është rasti i Selçuk Bayraktar, pronar i një kompanie të famshme të dronëve luftarak. Pas diplomimit të tij në Master në MIT në drejtimin e Sistemeve Autonome të Helikopterëve, ai u kthye në vendlindje dhe nisi krijimin e dronëve, duke treguar se investimet në shkollimin dhe aftësitë e të rinjve në fusha të reja të teknologjisë, mund të sjellin sukses të madh, si për individët ashtu edhe për vendet e tyre në rajon.[9]
- Përmbledhje
Ky punim analizon ndikimin dhe rëndësinë e burimeve njerëzore dhe teknologjisë në zhvillimin dhe prosperitetin gjeoekonomik të një vendi. Për këtë qëllim, janë shqyrtuar faktorë si shfrytëzimi i burimeve natyrore, inovacioni dhe zhvillimi i infrastrukturës teknologjike. Në një vend, përvoja, aftësitë dhe njohuritë e popullsisë ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetin e tij për të prodhuar, inovuar dhe kontribuar në zhvillimin ekonomik. Investimi në arsim dhe shkencë është një bazë kritike për krijimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe të aftë për të përballuar sfidat e tregut global. Në anën tjetër, teknologjia luan një rol kyç në përparimin e një vendi në kontekstin gjeoekonomik. Inovacioni teknologjik kontribuon në rritjen e efikasitetit të prodhimit, rritjen e konkurrueshmërisë në tregun global dhe në përmirësimin e nivelit të jetesës për popullsinë. Për shembull, përdorimi i teknologjisë për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar produkte dhe shërbime të inovative, mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e vendit dhe për jetën e qytetarëve të tij. Përveç faktorëve të përmendur, një aspekt tjetër që ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin gjeoekonomik është politika e qeverisë dhe klima e investimeve. Politikat e favorshme të qeverisë për bizneset dhe investitorët, si dhe një klimë e sigurtë dhe tërheqëse për investime, mund të ndihmojnë në tërheqjen e kapitaleve të huaja dhe në stimulimin e rritjes ekonomike. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe integrimi në tregjet globale, gjithashtu luan një rol kyç në gjeoekonominë e vendit. Ndarja e informacionit dhe teknologjive me vende të tjera, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta dhe pjesëmarrja në tregje të hapura ndërkombëtare, mund të sjellin avantazhe të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit. Për të përmirësuar qartësinë dhe përshtatshmërinë e analizës, është e rëndësishme të përfshihen këto aspekte shtesë, të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar thellësisht proceset dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin gjeoekonomik të vendit.
Bibliografia dhe referencat
[1] HR AND GLOBAL GEOPOLITICS. Gjendet në: https://www.linkedin.com/pulse/hr-global-geopolitics-cygnus-a-d-consulting/
[2] Taux de fertilité, total (naissances par femme). Gjendet në: https://donnees.banquemondiale.org/indicateur/SP.DYN.TFRT.IN
[3] Kosovo Population. Gjendet në: https://countrymeters.info/en/Kosovo#:~:text=Demographics%20of%20Kosovo%202023,number%20of%20deaths%20by%204%2C248.
[4] ’Too Late’ to Halt Serbia’s Demographic Disaster. Gjendet në: https://www.iwm.at/blog/too-late-to-halt-serbias-demographic-disaster
[5] Khalid Khan: Geopolitics of technology: A new battleground? Shkurt 2022. Gjendet në: https://www.researchgate.net/publication/358294958_GEOPOLITICS_OF_TECHNOLOGY_A_NEW_BATTLEGROUND
[6] Technology and Geopolitical Competition in the Digital Age. Gjendet në: https://events.ceu.edu/2024-02-22/technology-and-geopolitical-competition-digital-age
[7] NotPetya: the cyberattack that shook the world. Gjendet në: https://economictimes.indiatimes.com/tech/newsletters/ettech-unwrapped/notpetya-the-cyberattack-that-shook-the-world/articleshow/89997076.cms?from=mdr
[9] Statistikat. Gjendet në: https://fiek.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,69
[10] Selçuk Bayraktar. Gjendet në: https://en.wikipedia.org/wiki/Sel%C3%A7uk_Bayraktar
Richard M. Medina & George F. Hepner “ Geography and Geospatila Intelligence” University of Utah
1 Richard M. Medina & George F. Hepner “ Geography and Geospatila Intelligence” University of Utah
2 Në vitin 2016 është raporti i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të SHBA-ve dhe FBI-së, i botuar në janar të vitit 2017. Ky raport, i titulluar “Grupi i Minus 28 i Komprometimit të Sistemeve të Informatikës (APT28) dhe Metodat e Përdorura për Hakerimin”, jep një analizë detajuese sulmeve kibernetike nga grupet e dyshuara rusa.