[22 shtator 2023]
Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje së bashku me dy priftërinj bjellorusë, tha të premten kryeministri Nikolai Denkov në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së vendit të tij, transmeton dpa.
Ata u akuzuan për veprime kundër interesave të Bullgarisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (DANS) i regjistroi si persona që duhet të dëbohen nga vendi, siç tha Denkov, ata ishin të listuar në një raport sekret.
Kisha në Sofje do të ndalojë së punuari derisa Kisha Ortodokse Ruse të marrë një vendim për të ardhmen e saj, tha ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova për kanalin televiziv Rusia 24.
Asnjë akuzë specifike nuk është ngritur kundër priftit, njoftoi Mitrofanova në faqen e internetit të Ambasadës Ruse në Sofje.
Marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Bullgarisë arritën pikën më të ulët në vitin 2022, kur 70 diplomatë rusë dhe punonjës të ambasadës u dëbuan nga vendi nën dyshimin për spiunazh.
Bullgaria, një ish-anëtare e Bllokut Lindor, është një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. [GN/ISHGJ]