BE-ja harton projekt-kornizën për Gazën pas konfliktit
Nga EurActiv [14 nëntor 2023]
Me forcat izraelite tashmë thellë brenda Gazës, rreth dy javë pas fillimit të një operacioni tokësor për të shkatërruar lëvizjen islamike Hamas, ministrat e jashtëm të BE të hënën (13 nëntor) filluan të shqyrtojnë se si mund të duket e ardhmja pas përfundimit të luftimeve.
“Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë, një skenar pas konfliktit që mund të garantojë stabilitet në baza të vazhdueshme që do të bëjë të mundur ndërtimin e paqes midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe në të gjithë rajonin,” u tha gazetarëve pas takimit kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se 11,240 palestinezë janë vrarë brenda Rripit të Gazës nga veprimet ushtarake izraelite që nga sulmi terrorist i Hamasit të 7 tetorit, i cili vrau rreth 1,200 qytetarë, kryesisht civilë, sipas shifrave të qeverisë izraelite.
Borrell përshkroi një “kornizë”, elementët fillestarë të të cilit u diskutuan të hënën mes ministrave për herë të parë, ai tha se ishte urgjentisht e nevojshme për të shestuar një zgjidhje “Një ditë pas ëuftës” për Rripin e Gazës.
“Ne do të duhet të punojmë menjëherë për të, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe shtetet arabe,” tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se palestinezët duhet të qeverisin Gazën pas luftës, por se si do të funksiononte kjo në praktikë mbetet e hapur.
Sipas Borrell-it, draft-udhërrëfyesi i diskutuar nga BE-ja do të përfshijë “tre po dhe tre jo” për Gazën pas konfliktit.
Skicimi i një udhërrëfyesi
Sipas draft-udhërrëfyesit, kushtet negative do të përfshijnë mos zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza, asnjë reduktim të territorit të Gazës, ri-pushtimin ose kthimin e Hamasit nga Izraeli dhe çështjea që Gaza të mos shkëputet nga zgjidhja e përgjithshme e çështjes palestineze.
Kushtet pozitive do të përfshijnë gjetjen e aktorëve që mund të ndihmojnë në ndërtimin e institucioneve, të cilat do të duhet të përfshijnë aktorë, legjitimiteti i të cilëve duhet të përcaktohet nga Këshilli i Sigurimit [OKB], një përfshirje më e fortë e vendeve arabe në kërkimin e zgjidhjeve si dhe përfshirje më e madhe e BE-së në rajon dhe përfshirje më e madhe e BE-së në një zgjidhje me dy shtete.
“Ne kemi munguar shumë, ia kemi deleguar këtë zgjidhje SHBA-ve, por tani BE-ja duhet të përfshihet më shumë sepse, nëse nuk gjejmë një zgjidhje do të përjetojmë një cikël të përjetshëm dhune nga brezi në brez dhe do ët përballemi me funeral pas funerali. ”, tha Borrell.
Izraeli është zotuar të shkatërrojë grupin terrorist palestinez Hamas, i cili qeveris Gazën, pas sulmit të tij tronditës ndërkufitar të 7 tetorit dhe ka nisur një pushtim të plotë të territorit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën (12 nëntor) hodhi më shumë dyshime për të ardhmen e Rripit të Gazës, duke thënë se Autoriteti Palestinez në formën e tij aktuale nuk duhet të marrë përgjegjësinë për enklavën bregdetare.
Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të Izraelit për të pushtuar pjesë të Gazës ose për të krijuar zona sigurie brenda enklavës, tha media shtetërore të hënën (13 nëntor).
Në komentet që ai bëri në pallatin mbretëror, mbreti u citua t’u thoshte politikanëve të lartë që takoi duke thënë se nuk mund të kishte “asnjë zgjidhje ushtarake apo sigurie” për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.
Ai tha se enklava e shkatërruar nga lufta e Gazës nuk duhet të shkëputet nga Izraeli nga territoret e tjera palestineze.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, Borrell aludoi në konsideratat e vendeve anëtare se kush do të sundonte Gazën pas konfliktit, duke treguar se Autoriteti Palestinez mund të jetë pjesë e një zgjidhjeje më të gjerë politike me një shtet të pavarur palestinez.
“Ne mendojmë se duhet të ketë “po” për një Autoritet Palestinez, pra një autoritet palestinez me një legjitimitet për t’u përcaktuar dhe vendosur nga Këshilli i Sigurimit [OKB],” tha Borrell.
“Është e kuptueshme që Autoriteti Palestinez nuk dëshiron të hyjë në Gaza, mbi një tank izraelit”, shtoi ai.
Qasja në ndihmë humanitare
Borrell do të vizitojë Izraelin dhe territoret palestineze, si dhe disa vende arabe, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të diskutuar ndihmën humanitare për Gazën dhe çështjet politike me liderët rajonalë.
“OKB-ja po nënvizon mungesën e ushqimit dhe ilaçeve dhe gjithashtu mungesën shqetësuese të spitaleve, shumë prej të cilëve janë shembur ose janë afër kolapsit,” tha Borrell.
“Ne duhet të kalojmë kamionët humanitar. Aktualisht po flasim për 40 kamionë në ditë në vendkalimin Rafah [në kufirin me Egjiptin] dhe kjo është shumë pak në krahasim me 500 kamionë në ditë që kalonin para luftës”, shtoi ai.
Ministrat e jashtëm të BE-së po shikonin gjithashtu një propozim qipriot për të hapur një korridor detar për ndihmë urgjente humanitare për Gazën, tha Borrell, megjithëse një nga problemet ishte mungesa e porteve në territor.
Izraeli kontrollon fort ujërat në brigjet e Rripit të Gazës si pjesë e operacionit të tij rutinë të sigurisë, me peshkatarët të kufizuar në tre milje detare në det. [Përktheu: ISHGJ]