[14 dhjetor, 2023]
Udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së vendosën të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, t’i japin statusin kandidat Gjeorgjisë, ndërkaq me Bosnje-Hercegovinën negociatat do të hapen kur të jetë shpallur shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret për anëtarësim, tha presidenti, njoftoi Këshilli Evropian.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” njoftoi Charles Michel në rrjetin social X të enjten.
Deri më tani nuk dihen detaje se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësimin dhe as kur do të miratohet korniza e negociatave.
Michel shton se Gjeorgjisë i është dhënë statusi i kandidatit.
“BE do të hapë negociatat me Bosnjën dhe Hercegovinën kur të arrijë nivelin e nevojshëm të përputhshmërisë me kriteret për anëtarësim,” thekson Michel.
“Një sinjal i qartë shprese për qytetarët dhe kontinentin tonë”, tha Presidenti i Këshillit Evropian.