Amerika dërgon papritur trupa në Greqinë verilindore; grekët po protestojnë
Prishtinë, 28 nëntor – Një protestë u mbajt dje në qytetin portual verior të Greqisë, Aleksandropolis. Shkaku ishte zgjerimi i pranisë ushtarake amerikane në Greqi.
Sindikata të ndryshme, sindikata pensionistësh, sindikata studentore dhe dega lokale e shoqatës pacifiste EEDYE morën pjesë në demonstratat e organizuara nga “Komiteti kundër marrëveshjes ushtarake greko-amerikane dhe bazës në Aleksandropolis”, bën të ditur portali lokal grek 902.gr.
Protestuesit dogjën gjithashtu flamujt e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, thuhet në shkrimin e publikuar në këtë portal. Më herët, në Teatrin e qytetit, u mbajt një tjetër protestë kundër marrëveshjes ushtarake mes SHBA-së dhe Greqisë dhe zgjerimit të pranisë ushtarake amerikane në vend. Elpida Pantelaki, sekretarja e përgjithshme e EEDYE, dënoi përdorimin e portit nga ushtria amerikane. Askush nuk mund të mbetet vetëm vëzhgues në faktin se qyteti dhe qarku i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë po kthehen në një bazë imperialiste, tha ajo. Admirali në pension i marinës greke, Georgoios Roidis dhe përfaqësues të sindikatave të ndryshme, iu drejtuan gjithashtu tubimit, shkruan gazeta në fjalë.
Ushtria amerikane e ktheu papritur Aleksandoupolis, 20 kilometra larg kufirit turk, në një bazë të madhe ushtarake. Këtë muaj ata dorëzuan më shumë anije, 1000 automjete të blinduara, 120 helikopterë sulmues dhe 3000 ushtarë, raporton AA. Dorëzimi, sipas mediave greke, do të jetë pjesë e një stërvitje ushtarake që do të mbahet në Rumani, Bullgari, Ballkan dhe Evropën Qendrore. Megjithatë, analistët pohojnë se një dislokim kaq i fortë i ushtrisë amerikane mund të ketë lidhje me tensionet me Turqinë në Mesdheun Lindor. Përveç kësaj, qyteti është në pjesën më të afërt të Greqisë me Detin e Zi që është bërë gjithashtu një “pika e nxehtë” javët e fundit për shkak të tensioneve në rritje me Rusinë. [geopolitika.news/ISHGJ]