Albin Kurti: Nëse humbë Gjukanoviç, hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për TV Klan Kosova, në emisionin Rubikon, shprehu shqetësimin e tij të veçantë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, të cilat do të mbahen më 2 prill, ku garojnë presidenti aktual, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç.
Ekspertët e skenës politike malazeze paralajmërojnë se Milatoviç është nga ata evropianët atipik me veshje ruse. Duke qenë një intelektual me orientim liberal, ai ishte ministër në qeverinë pro-serbe, që po rezulton të ketë qenë produkt i Kishës Ortodokse Serbe. Shih për këtë, shqetësimi i kryeministrit Albin Kurti duket të jetë krejtësisht i ligjshëm.
“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht, fitorja e çfarëdo kandidatëve, jo vetëm këtij (Milatoviç) pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet e majit që do të jenë pastaj (zgjedhjet parlamentare – ISHGJ), do të shënoj fitoren e radhës së Kishës Ortodokse Serbe”, tha Kurti.