Agravon situata – Izraeli i përgjigjet ashpër sulmit të Hamasit

[7 tetor, 2023]
Pas sulmit vdekjeprurës të Palestinës në Gaza që la të vdekur dhjetëra persona, Izraeli i është përgjigjur ashpër duke nisur dhe ajo një sulm hakmarrës.
Izraeli nisi atë që e quajti “Operacioni Shpata e Hekurt” në përgjigje të inkursionit të Hamasit, i cili filloi me sulme masive me raketa herët në mëngjes.
Aktualisht raportohet për 198 palestinezë të vdekur pas sulmeve hakmarrëse ajrore izraelite në Rripin e Gazës, raportojnë zyrtarët atje, teksa shtuan se rreth 1,610 njerëz kishin mbetur të plagosur.
Ndërkohë nga ana tjetër, raportohet se përveç sulmeve që shkaktuan mbi 100 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur, palestinezët kanë marrë rreth 50 pengje izraelite të mbajtura nga Hamasi pranë kufirit të Gazës.
Kanali izraelit i lajmeve N12 po raporton tani se rreth 50 pengje izraelite mbahen aktualisht nga persona të armatosur të Hamasit. Pengjet aktualisht po mbaheshin në kibuc Be’eri, në jug të Izraelit, në shkretëtirën veriperëndimore të Negevit, afër kufirit lindor me Rripin e Gazës.
Lidhur me lajmin e marrjes peng të 50 izraelitëve ka reaguar dhe kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka dënuar këtë akt dhe ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
“Lajmet për civilët e marrë peng në shtëpitë e tyre ose në Gaza janë të tmerrshme. Kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pengët duhet të lirohen menjëherë”, shkruan ndër të tjera Borrel në platformën ‘X’.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë raporton se presidenti Joe Biden është njoftuar për situatën e sulmeve në Izrael dhe së shpejti do të komunikojë me Kryeministri izraelit Netanyahu.
Ndërsa Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se Uashingtoni po punon për të siguruar që Izraeli “të ketë atë që i nevojitet” për të mbrojtur veten.
“Gjatë ditëve në vijim, departamenti i mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim”, tha Austin në një deklaratë. [Pamfleti]