Vazhdon historia e trillit politik të Serbisë – Beteja e Kosovës për një betejë të re në Kosovë
Nga Shukrije GASHI
Dje, me 28 qershor, ne diten e “Vidovdanit” apo Betejes se humbur te Kosoves, kunder Perandorise Osmane, qe kryesisht ishte Betejë e shqiptareve te Krishtere per mbrojtjen e trojeve te veta nga dhuna grabiqare Osmane, ku kishte edhe serbë, per nje perqindje te te cileve mendohet se ishin shqiptare te Krishtere – katolike, te konvertuar me mashtrim dhe dhunë ne ortodokes. Ne fakt, kjo beteje, nuk ishte beteje fetare serbe, siç pretendohet nga ithtaret e Millosheviqit dhe axhenda e tij ISIS per Kosoven, qe u shfaqe serish dje, me pompozitet ne faltoren e Krishterë te Kosoves, ne Gracanicë, si dhe në faltore tjera te Krishtera te Kosoves, kinse “Serbo-Ortodokse” te pervetesuara me dhune nga Serbia, gjate sundimit te Perandorise Osmane, e cila ia aneksoi atehere Kosoven Serbise. Trilli i kesaj shfaqje teatrale, dje edhe njehere, u demonstrua per “hir te tradites” ne menyre te organizuar nga Vuçiqi dhe vartesit e tij ne Kosove, edhe nje perpjekje per nxitjen e nje konflikti te ri ne Kosove, ne vazhden e luftes se Vuciqit per pushtet dhe manipulum me popullin serb.
Rreth ketij trilli te Vuciqit ne Kosove, per fat te keq, pati edhe zëra “medial” ne “mbrojtje” te plangeprishesve te ketij teatri anakronik te legjitimuar nga Millosheviqi ne Gazimestan, te cilet u perpoqen ta “akuzojne” policine e Kosoves qe me sukses, bashke me KFOR-in e ruajten rendin publik. A thua deri kur mediet e gjinise se trete dhe disa trumbetues te OShC-ve satelite te politikave ditore, do t’ia mbajne zhagun trillit teatral te Vuçiqit- kusuritjen e Kosoves per interesa personale dhe grupore, ne radhe te pare, ne dem te vete komunitetit serb ne Kosove, e mandej edhe te pavaresise se Kosoves, axhende dhe qellim i Vuçiqit dhe ISIS-it?!
Krejt ne fund, harrova te theksoj qe Kosova dhe shqiptaret sot, jane mirenjohes ndaj kontributit te Turqise, e cila e ka ndihmuar çlirimin e Kosoves bashke me forcat tjera properendimore gjate bombardimit te caqeve te armatës së Serbise se Millosheviqit, si dhe per strehimin e refugjateve shqiptare atje, te cilet e leshuan Kosoven nga dhuna dhe gjenocidi e territori shtetror i Millosheviqit ne Kosove. Sidoqofte, shqiptaret kudo qe jane, do te ishte mire të jenë koshient per perkatesine gjeografike evropiane te Kosoves dhe mos te bien pre e axhendave ruso-serbe e aziatike te ISIS-it, per shkombetarizimin e tyre dhe tendences serbe per imazhin e Kosoves si anti e krishtere, ne emer te emertimit artificial te shqiptareve shumicë, si musliman, e qe ne fakt as 20 perqinde e tyre nuk jane praktikues fetare, por edhe neqoftese ka edhe me shume te tille, s’ka asgje te keqe, nese ata jane praktikues te islamit jopolitik, atij tradicional libral te Kosoves se paraluftës.
Ne kohen kur jane hapur fronte te reja lufte ne bote per interesa te biznesit politik, si ne Ukraine, Palestine, Iran e gjetiu, kur e djathta politike ka marre hove, Kosova, duhet te jete me azhure me reagime ne nivel rajonal e global, gjegjesisht, te mos harroj qe te shfrytezoj çdo ngjarje per ta permiresuar dhe fuqizuar imazhin e saj nderkombëtar. Nje mundesi e tille qe edhe nevoja qe te falenderonte Presidentin amerikan Donald Trump, per perkrahjen qe ai ia dha Kosoves ne Samitin e NATOs, ne Hage, si dhe per mbeshtetjen e vazhdieshme qe SHBA ia bene FSK-se dhe per qortimin qe Presidenti Trump ia beri Vuçiqit dhe Serbise per provokimet e vazhdieshme ndaj Kosoves. Krejt çfare dua te them eshte qe shenimi i Betejes se humbur te Kosoves nga Serbia dje, eshte vetem nje kunderpergjigje e Vuçiqit ndaj Presidentit Trump, fjales se tij ne Samitin e fundit te NATO-s ne Hage.
Per me shume se kaq, lidershipi politik në Kosovë, sot ka nevoje te jete unike karshi Serbise, dhe te shfrytezojne kete vullnet te mire te Presidentit Trump per ta fuqizuar dhe legjitimuar nevojen urgjente te BE- se dhe shteteve tjera properendimore, qe ta riaktualizojne urgjentisht nevojen e njohjes se pavaresise se Kosoves edhe nga ana e 5 shteteve tjera ne BE, si dhe anetatrsimin e saj ne NATO, dhe jo qe Kosova, te mbetet si nje xhoker vetem per plotesimin e deshirave te Serbise dhe manipulimin e serbeve lokal nga Vuçiqi. Pra le te shpejtohet me zgjidhen e ngërqit rreth konstituimit te Kuvendit, duke mos nxjerrë ne pah arsye te paarsyeshme për ta prolonguar procesin dhe zvarritur njohjen e zgjedhjeve per hire klanore politike, por qe te arrihet nje zgjidhje me Marrveshje politike – zgjidhje e njyes se trekendshit serb qe pengon ecjen e Kosoves drejt integrimit ne BE dhe NATO.