Nga Ramadan AVDIU/ Politolog
Në Kosovën e pasluftës çlirimtare, përpjekjet për ta ndërtuar një të ardhme demokratike dhe të drejtë shpesh po përballen me pengesa të shumta. Çdo ditë e më shumë po shohim se ende ka zëra të cilët, në vend se të shikojnë përpara, shfaqin nostalgji për të kaluarën nën sistemin okupues jugosllav. Kjo shfaqje e nostalgjisë për atë sistem pushtues, nuk është vetëm e gabuar në thelb, por përbën një tendencë për të deformuar kujtesën kolektive dhe për një minimizim të padrejtësive historike ndaj popullit të okupuar shqiptar. Minimizim të diskriminimit, eksploatimit, përndjekjeve, dëbimeve, keqtrajtimeve, burgosjeve dhe vrasjeve deri me përmasa gjenocidare.
Dy nga figurat që shpesh e kanë artikuluar këtë ndjesi janë Azem Vllasi dhe Veton Surroi, dy emra të njohur në jetën publike në Kosovë, të cilët në periudha të ndryshme kanë qenë vegla të sistemit pushtues serbo-jugosllav.
Narrativa që glorifikon Jugosllavinë si shtet të barazisë, të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social, është një konstruksion nostalgjik me qëllim për të injoruar ose fshehur realitetin e shtypjes së egër sistematike ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi.
Në këtë kontekst, është e papranueshme, denigurese, fyese dhe nënçmuese për shumicën absolute të shqiptarëve, që individë si Azem Vllasi dhe Veton Surroi, të cilët kanë përfituar nga pozicionet e tyre brenda sistemit shvinist okupues serbo-jugosllav, të shfaqin simpati për atë regjim, me tendencë për të relativizuar dhunën, shtypjen, diskriminimin, keqtrajetimet e panumërta, burgosjet dhe vrasjet e shumta të atij sistemi pushtues ndaj shumicës së popullit të robëruar shqiptar.
Azem Vllasi ishte pjesë e hierarkisë më të lartë komuniste në Kosovë për thuajse dy dekada
1970–1988. Ai shërbeu si sekretar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës dhe përfaqësonte interesat e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, jo të popullit shqiptar të Kosovës. Ai i ka prirë të të ashtuquajturit deferencimi ideopolitik, duke i krijuar premisat për ndjekje të inetelektualëve dhe atdhetarëve që nuk pajtoheshin me gjendjen prejt të robëruari të popullit shqiptar në Jugosllavi.
Ndonëse shpesh përmendet se u largua nga funksioni në vitin 1988, në kohën e të ashtuquqjturit
« jogurt revolucion» të inicuar nga Sllobodan Millosheviqit, e vërteta është se Vllasi gjithmonë e ka mbrojtur sistemin shtypës jugosllav të cilit i shërbeu me përkushtim sikurse edhe asaj strukture që keqtrajtonte shtypte dhe margjinalizonte shqiptarët. Çuditërisht edhe sot e kësaj dite orvatet ta glorifikojë atë regjim që ishte gjakatar për shqiptarët.
Edhe historia personale dhe profesionale e Veton Surroit, tregon një lidhje të ngushtë me strukturat e regjimit jugosllav. I njohur më shumë si një gjysëmintelektual liberal, ai vjen nga një familje e lidhur ngushtë me strukturat e ish-shtetit jugosllav. I ati, Rexhai Surroi, ka qenë një diplomat i profilit të lartë dhe funksionar besnik i Jugosllavisë, ndërsa vetë Veton Surroi u rrit dhe u formua me njëmendësi të theksuar totalitariste, brenda një elite kulturore e politike që kishte qasje të privilegjuar në sistemin fedarativ jugosllav . Edhe pse në periudha të mëvonshme ai u bë zë kritik ndaj nacionalizmit serb dhe kontribuoi në ndërtimin e një mediumi të themi paksa demokratik në Kosovë, në analizat e tij publike ka shfaqur tendenca të idealizimit të kohës së sundimit të egër jugosllav mbi shqiptarët.
Të dy këta individë, në mënyra të ndryshme, i shërbyen sistemit dhe e panë veten si pjesë të elitës qoftë përmes partisë komuniste qoftë përmes privilegjeve politike, kulturore dhe diplomatike. Ky vasalitet ndaj regjimit nuk ishte vetëm ideologjik, por edhe material e karrierist.
Instrumetalizimi i tyre si pjesë e sistemit nuk ishte i imponuar me forcë, por i zgjedhur si formë realizimi të interesave personale dhe karrieriste. Në këtë mënyrë, ata nepërmes shembujve të kolaboracionizmit të sofistikuar përpiqen të eklipsojnë rezistencën apo edhe duke e përçmuar ta zënë vendin e saj.
Dëgjimi i bisedës mes tyre në pikë, e dëshmonë këtë më së miri, siç flisnin ata me nënçmim se « pasuli dhe vurmaku » u bënë pengesë që Kosova jo vetëm të bëhej shtet brenda federatës jugosllave, por të mbushet mendja se këta servilë të pushtuesve kishin qenë duke e futur gjithë Jugosllavinë në Kosovë.
Vllasi dhe Surroi nuk ishin vetëm pjesëmarrës pasivë të sistemit. Ata ishin vegla të bindura të regjimit komunist. Prandaj, zëri i tyre sot duhet dëgjuar me kujdes kritik jo si autoritete që mëtojnë të paraqiten si morale, por si shembull i asaj që ndodh kur inteligjenca i shërben pushtetit, në vend se të qëndrojë përballë tij.
Sikur mos të ishte rezistenca sistematike e atdhetarëve kundër pushtuesve dhe veglave të tyre dhe Lufta çlirimtare e UÇK-së, ata bisedën në pikë do ta zhvillonin në gjuhën serbe.