Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Edhe pse e paralajmëruar, keqardhje për humbjen dëshpëruese demokrate/ëve, si dhe neveri për bashkë-autorët e ligjit dhe përgjegjësit e zgjedhjeve të damkosuara të 11 majit, të cilat konfirmuan 140 vakancat në borderonë e Kuvendit, por (mbas 34 vitesh) ja nxinë edhe më shumë Shqipërisë Euroatlantike.
Fatëkeqesisht, edhe këto zgjedhje nuk prodhuan zgjidhje ose rotacion demokratik te pushtetit, por me 95 deputetë të emëruar (jo votat e qytetarëve) nga super-Kryetarët, e demaskuan krizën politike të plualizmit fasadë, demokracisë së dështuar, shtetin e kapur nga korrupsioni endemik si dhe shperdorimi i parave publike, mekanzimave dhe administratës shtetërore për mbajtjen edhe 4 vitet e ardhshme të pushtetit.
Në vijim të angazhimeve politike për mbrojtjen dhe zhvillimit të interesave kombëtare dhe euroatlantike të Republikës së Shqipërisë, po paraqes përmbledhje rreth këtyre zgjedhjeve maskaradë:
Shoqëria njërëzore nuk ka gjetur ende as sistem me të mirë dhe as ilaç më të shëndetshëm se pluralizmi, zgjedhjet e lira, rotacioni politik dhe ekonomia e tregut. Kështu, pavarësisht bindjeve politike, kundërshtive ndaj qeverisë apo interesave me pushtetin, shpresoj të biem qetësisht dakord për: domosdoshmerinë ulëritëse që ka Kombi, demokratët, socialistët, pra mbarë shqiptarët për rotacionin e pushtetit.
Por, përtej dalldisjes bollshevike nga fitorja edhe për 4 vjet e pushtetit apo dhe dëshpërimit legjitim të demokratëve nga humbja e përsëritur 4 herë, zgjedhjet e 11 majit nuk kanë asnjë të fituar. Për më keq: Shqipëria ështe e humbura e madhe; pluralizmi, pra, e majta dhe e djathta mbetën të gjunjëzuara nga udhëheqësit e madhërishëm, për pasojë liria e votës dhe ardhmëria e shqiptarëve mbeten të kërcënuara nga demokracia fasadë dhe shteti i dështuar.
Për këdo që mërzitet në të drejtën për ta shijuar superfitoren apo demokratët e mllefosur nga 16 vite opozitë, nënvizoj se si askund tjetër në botën demokratike (përjashto Rusinë-Putiniste, Bjellorusinë, etj), 95 deputet, pra më shumë se shumica e cilësuar, janë të emëruar nga 2 Super-Kryetarët. Pjesa tjetër (45) të zgjedhur me vota në një fushebetejë cinike, përveçse rrogës nga buxheti i shtetit si dhe përkujdesjes për të duartokitur me entuziazëm kryetarët e mëdhenj, kanë zero peshë ose fuqi vendimarrëse.
Shkurt, ligji i damkosur me konsensusin e turpit (i vetmi në 16 vitet e fundit) dhe rezultatet e 11 majit, blinduan Autokracinë e Kryetarëve të Madherishëm, duke thelluar krizën e pluralizmit fasadë, demokracisë dhe shtetit të dështuar si dhe p’shurrun Republikën Parlamentare.
Së PARI, edhe pse Krye-Komisari me qillota, në Momerandumin e Kuçit emëroi 83 deputetë, zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fitur Partia Socialiste, por fuqia kriminale e të (gjithë) Pushtetshmit, duke shpërdoruar institucionet dhe administratën shtetërore (+200 mijë patronazhistë & 740 mijë pensionistë) si dhe me dorovitjet alla-sulltanatë të parave dhe pronave publike, me qëllim: mbajtjen me çdo çmim të pushtetit sikur Republikës së Shqipërisë të ishte Burkina Faso, Junta e Malit, Xhibudi dhe jo 16 vjet vend i NATO-s.
Me papërgjegjshmëri tinzare, pronari i ish-Partisë Socialiste, i devijoi dështimet në 12 vitet që lamë për: mos-braktisjen e vendit, punësimin e 300 mijë të rinjve; shëndetësinë falas; zero taksa për naftën, bukën, vezët; zero influence politike mbi koston e rrugëve, inceneratorët, koncesionet dhe ZERO-korrupsionin, edhe pse Tigri/nr. 2 i qeverisë së Tij nga arratija e cilësoi “organizatë Kriminale” si dhe Lali/Pushtetari nr.2; ministra, deputetë, etj, flenë në birrucat e burgjeve, ose gdhihen në dyert e SPAK”!
Betejën drejt 11 majit, Kryeministri Rama e (ç) fokusoi me gjyqin popullor ndaj rikthimit të “Gogol-Berishës”, duke kujtuar zgjedhjet e 26 majit; vrasjet e 1997-1998, Gërdec, 21 Janar; besnikëritë ndaj aleatit të halleve (burgosur) si dhe urrejtjen ndaj Like-Floririt; kopromiset me Belerin e vrasjeve të Peshkëpisë (1994); si dhe me përqeshje popullorçe ndaj moshës (nga non-grata ose buf kënete), duke mos kursyer edhe Ekspertin e mirënjohur amerikan të zgjedhjeve z. LaCivita, që e de-gradonte si xha-Latifi.
Nga ana tjetër ri-shpiku dhe privatizoi aspiratën europiane të Shqiptarëve, ëndërr që në 34 vjet, është shpërdoruar nga krye-Pushtetarët e radhës, vetëm për mbajtjen/marrjen e pushtetit. Ndërsa në këtë fushatë tejkaloi çdo dalldi egocentrike: “Vetë/m i madhi fare, do ta marrë për dore një grua/vajze të bukur për ta ulur Shqiperinë në karrigen e BE”. E thënë shkurt, përsa të ketë kësi Madhështori, Republikës së Shqipërisë s’ka nevojë fare për zgjedhje, as opozitë, pasi vetëm Ai e di, e do dhe punon për përaparimin e Kombit!
Praktikisht, edhe “bufët e dinë” që ashtu si Presidentin, Ministrat, listat e mbyllura me 46, me përjashtime të rralla edhe 37 të hapura (gjithësej 83) deputet, nuk janë përzgjedhur për meritokraci, dije, integritet dhe vlera të spiktaura, por vetëm pasi kanë kaluar sprovat e gjunjëzimit ndaj udhëheqësit të madhërishëm. Keqardhje që në tepsinë e kësaj terexheje, kanë rënë edhe disa mëndje racionale që kanë mbetur nga ish-PS, të cilët fushatën për mbajtjen 16 vjet të pushtetit, e legjitimojnë me tunelet, rrugët, investimet publike. Ndërsa shpresoj se mirë e dinë që edhe opozita më e përkryer nuk bën as rrugë, as investime dhe kështu, i bie që Republika e Shqipërisë s’do ketë shance për rotacion politik të pushtetit.
Së DYTI, konsideruar shpërdorimin kriminal të pushtetetit në zgjedhje, me 326 mijë vota dhe 33 deputet me pak se PS, pra vetëm me 50 mavro-Deputet të emëruar: opozita e sunduar nga Sali Berisha, edhe i shiti, edhe ja vodhën, por i humbi në mënyrë mëkatare zgjedhjet e 11 majit.
Mjaft është mjaft. Nën përgjegjshmërinë e “Këshilltarit në fushën e reformave të Sigurisë Kombëtare dhe integrimit në NATO, i bëj thirrje publike z. Sali Berisha të jap dorëheqjen e parevokushme nga funksioni i kryetarit të PD”, thirrje që shkon edhe për 20 drejtuesit qëndror dhe komisarët-blu të 12 qarqeve.
Vetëm dorëheqja do i hapte rrugë një proçesi transparent, gjithëpërfshirës, të gjithanshëm dhe të shëndetshëm transformimi. Çdo përpjekje delekuente për të mbajtur kolltuqet, apo dhe kontrolluar reformimn e të djathtës do ti bënte funeralin e dytë poshtërues Partisë Dedokratike (i pari në korrik 2021) si dhe do ti përdhoste përjetësisht aktorët.
Për ta plotësuar këtë thirrje për dorëheqje, nënvizoj se PD i ka humbur me “merit”. vetëdije, llogari meskine dhe heshtje mëkatare, zgjedhjet e 11 majit, pasi në vend t’ju paraqisnit demokratëve dhe shqiptarëve frymën fituese, personalitete me integritet të spikatur dhe aleancën e vlerave të djathta (jo qelebësirave dhe kusarëve), i poshtëruat me një listë “të para/pas leckosur; dhuratave për kryetarët e partive fantazma (pa anëtarë por fotozhenik), duke ricikluar luftëtarët e betejës turpëruese për bravat e PD (8 Janar 2022) dhe humbësit në 4 zgjedhje parlamentare; ish-zyrtar të korruptuar si dhe ekstremist me preçedent në veprimtari terroriste (si rasti Belerit) ndaj integritetit dhe interesave kombëtare”!
Duke ushqyer deri në delirancë: “udhëheqjen e betejës globale ndaj Soros, si shoku Enver me luftën e proletariatit botëror kundër USA & BRSS;me kontratën e Muleve për heqjen me para të non-gratave në ShBA dhe UK” si dhe duke mitizuar fuqinë e z. LaÇivita (si Sherifi/Mesia që do sillte fitoren nga Trumpi), i telendisët votuesit mëndjehapur dhe shpresat e demokratëve të dëshpëruar nga 12 vjet opozitë.
Sigurisht, nuk jam i lumtur, por “i nderuar” që me vetëdije nuk u bëra pjesë e humbjes Tuaj mëkatare, të cilën e kam paralajmëruar që në takimin e parë mbas kthimit nga Washingtoni (5 Janar 2025), kur Kryetarit në detyrë i kam përcjellë vlerësime dhe këshilla “konfidenciale”, që: “të mos mbetet peng i borxheve dhe miteve personale (lederit fjalë-mbajtur) posaçërisht ndaj grupit të Gazit/Vulës, as ndaj bashkë-luftëtarëve për Bravat dhe as ndaj kryetarëve të Partive (pa anëtarë)”; si dhe për ta çliruar PD nga kurthi i betejës kamikaze për listat e sigurta, duke dalë z. Berisha i pari jashtë bunkerit 30 % i të emëruarve deputet, një shëmbull që do duhej të imponohej Drejtuesve Politik në Qëndër si dhe 12 Qarqe”!
Për shkak e të moshës, sigurisht mund të shpreh keqardhjen për z. Berisha, por dhe zhgënjimin që futi në bunkerin e listës së mbyllur, pjesën më të konsumuar dhe neveritur nga demokratet dhe shqiptarët, duke lënë në fushebetejë (listën e hapur), personazhe me integritet dhe qytetari të spikatur si Alimehmeti, Tabaku, Spahija, Kopliku, Celi/FR, Kalaja/DR, Kreka, Mahmutaj, Cani/EL, etj ndërsa shimica tjetër, delekuente ose defiçente lokalë, të gatshëm të kacafyteshin me nj-tj për Kryetarin dhe 40 bunkeristët. Kështu, dorëheqja nuk është lutje, as akt-fisnikërie, por detyrim që buron nga përgjegjësitë e humbjes mëkatare në 11 maj.
Mos i mashtroni më demokratët, pasi megjithë pasojat e (bashkë) Ligjit të turpit dhe shpërdorimin kriminal të pushtetit, zgjedhjet e 11 Majit tashmë janë të çertifikuara/uruara nga kryetarët e kancelarive demokratike. Prandaj sinqerisht Ju këshilloj të dilni nga kurthi i diskretitimit të mëtejshëm duke shkuar në forume dhe seminare (si rasti IDU, që maksimimi i pjesëmarësve të “nderit” janë PM Kilit, ish -Presidenti Ukrainës), sidomos mbas humbjes fatale si dhe kur kryetarët e 52 vendeve Europiane (anëtare ose jo në BE) ishin në Tiranë, duke nderuar flamurin e Skënderbeut si dhe promovuar aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Do ishte shumë më serioze që krerët e shteteve ti takonit në Tiranë për t’ju shprehur vlerësimet e opozitës për mbështetjen e Shqipërisë si dhe rezervat për zgjedhjet e 11 majit !?
Po ashtu, këshilloj të hiqni dorë nga ri-zvarritja mëkatare e demokratëve për ri-nisjen e revolucionit (alla-Lili) me Bardhin e zengjinesë, Almën e shpërdoruar për epshet Gjicit, flamurin e Himarës së Belerit; revoltën perverse kundër popullit dhe gazetarëve nga hajdut të njohur votash (për Lulin në korrik 2021) dhe të nominuar si minues të demokracisë; apo ordinerë që presin çdo të hënë në kanjëllat e SPAK-ut për të demostruar përgjërimin ndaj Baba-Kryetarit. “Fali o zot se nuk dinë se çfarë bëjnë” ndaj çdo të shkalluari/e që “fajësojnë perëndimin dhe kërcenojnë ambasadën e ShBA” (!), apo që i qurraviten të mos jap dorëheqjen duke i thurur lëvdata qesharake udhëheqesit të pavdekshëm, si dikur shokut Enver që s’bente gjumë, qepte çorapet …”, etj!
Në shtesë, fatëmirësisht zgjedhjet e 11 majit, konfirmuan edhe fitimtarë, si znj. Jorida Tabaku dhe mjekun Ilir Alimehmeti. Rreth 40 mijë votues të lirë, i besuan jo për PD, por për qytetarinë shëmbullore, rrënjët fisnike/djathta, forcën e arsyes, integritetin e spikatur si dhe përgjegjshmërinë politike “duke e përçmuar dhe sfiduar edhe betejën kamikaze për listat e sigurta”. Prandaj kjo votë mbart shpresën se Shqipëria mundet dhe do bëhet demokratike edhe për inat të politikanëve zullumqarë, që pasi ju kanë vjedhur votat, privatizuar partitë politike dhe institucionet kushtetuese, i sundojnë shqiptarët edhe në 34 vitet e fundit.
Po ashtu shpreh respektin për kurajon e drejtuesve të 4 entiteteve politike në maskaradën e 11 majit, të cilët së bashku me 170 mijë vota (rreth 16 deputet nga 4 që monën) ja dolën të disretitonin sistemin e turpit. Do uroja që në zgjedhjet e radhës, këtë “ekperiencë në tentativë” ta konsiderojnë si mesim për të tejkaluar mllefet primitive, pra: “për t’ju bashkuar një opozite imponuese për rotacionin e elitave (pronarëve) të partive si dhe të pushtetit politik në RSh”.
Si mesazh përmbledhës: “Edhe mbas humbjes mëkatare si kjo e 11 Majit, nuk gjej, pasi nuk ka arsye për tu gjunjëzuar por motivim edhe më i fortë për këdo që beson në misionin e ri-kthimit të 100 % të fuqisë së votës së lirë ose pushtetit të vjedhur te qytetarët”. Thënë këtë, j’u bëj thirrje vëllazërore arsyeve fisnike të demokratëve dhe mbarë-shqiptarëve që: “përtej dëshpërimit nga kjo humbje të 4-ërt, të përbashkohemi rreth besimit te vota e lirë për të realizuar rotacionin politik të partisë, pushtetit, bashkë me këtë rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë funksionale, si SHBA dhe gjithë Europa Demokratike”.
Me këtë rast, falënderoj përzemërsisht dhjetëra mijëra miq (brenda dhe jashtë vendit), intelektualë dhe patriotë të shqetësuar, si dhe qytetarë të zakonshëm, për konsideratat, rezervat si dhe mesazhet inkurajuese në angazhimin tim politik mbas daljes në rezervë, si dhe i garantoj publikisht, se: “mbetem edhe më i përkushtuar për të kontribuar me eksperiencën euroatlantike, përulësi si dhe përgjegjshmëri politike në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare dhe vlerave Euroatlantike në RSh”.
* Autori është Gjeneral ® Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonin si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.
Shënim shtesë: “Kjo përmbledhje është ndarë me Komisionin mbipartizan të Senatit dhe Kongresit të SHBA-ve (CSCE), si dhe me disa Institute dhe forume të Senior Eksperteve/kolegëve të SK dhe NATO-s, në Washington DC”!