Presidentja Davkova dhe kryeministri Mickoski po e engojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE me qëllim që ajo të mbetet një kopësht i Rusisë
Nga Dr. Xhevat Hasani
Ata që i ndjekin me vëmendje ngjarjet në Maqedoni nuk e kanë të vështirë të kuptojnë se, presidentja Gordana – Siljanovska-Davkova dhe kryeminstri Hristjan Mickoski, po e pengojnë integrimin e Maqedonisë në BE, me qëllim që Maqedonia të mbetet në sferën e Rusisë.
Davkova dhe Mickoski nuk e fusin njohjen e pakicës bullgare në preambulen e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që Bullgaria ta pengoj (duke vënë veto) integrimin e Maqedonisë në BE;
Davkova dhe Mickoski vendin e quajnë Maqedoni dhe jo Maqedoni e Veriut, sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, me qëllim që edhe Greqia (po me veto) ta pengoj integrimin e Maqedonisë në BE;
Dhe dyshja Davkova-Mickoski duke ua hequr shqiptarëve të Mqedonisë, ato të drejta që atyre u ka njohur Marrëveshja e Ohrit e gushtit të vitit 2001, duan që në Maqedoni të shkaktojnë konflikt ndëretnik: në mes të ushtrisë dhe policisë maqedone kryesisht monoetnike, dhe popullatës shqiptare ngjashëm si në vitin 2001, gjë që po ashtu do ta pengonte integrimin e Maqedonisë në BE.
Dyshja Davkova-Mickoski pikërisht me veprime të tilla, tanimë veç i ka ndërpre proceset integruese të Maqedonisë në BE. Kështu, derisa Shqipëria i vazhdon proceset integruese në BE, Maqedonia këtë proces e ka ndërpre.
Dyshja Davkova-Mickovski e pengojnë me paramendim integrimin e Maqedonisë në BE, me qëllim që në të ardhmen jo të largët, Maqedonia të mbetet një kopsht i Rusisë.
Veprimet e tilla të dyshës Davkova-Mickoski janë kambana alarmi për shqiptarët dhe forcat e tyre politike në Maqedoni, që furtuna shoviniste e dyshës Davkova – Mickoski të mos i zë në befasi….
Forcat politike shqiptare duhet t`i njoftojnë në vazhdimësi ambasadat e vendeve të quinit në Shkup dhe institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian, lidhur me skenaret ogurzi të përgatitur nga dyshja Davkova-Mickoski për të keqen e shqiptarëve, të Maqdonisë së Veriut, të rajonit Ballkanit dhe të kontinentit të Evropës.