Intervistë e realizuar nga dr. Mujo Buçpapaj.
Bisedë me gjuhëtarin dhe filozofin Albert Vlash Nikolla – Bruksel
Dr. Mujë Buçpapaj: Në emër të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Filologjike dhe të gazetës “Nacional”, së pari ju urojmë gëzuar Vitin e ri 2025!
Albert Vlash Nikolla: Ju urojmë “Gëzuar Vitin e Ri 2025” të gjithë stafin ndërkombëtar të Profesor Doktorëve të nderuar, Anëtarë të Bordit Drejtues, por edhe për gjithë bashkëpunëtorëve në pesë kontinentet, dhe mbi të gjitha lexuesve të Gazetës Nacional!
Dr. Mujë Buçpapaj: Zoti Nikolla! Le të flasim për arritjet e Bordit drejtues, sidomos në lëmin e lobimit mbi Gjuhen Shqipe dhe vjetërsinë e saj. Si e keni përjetuar ju këtë punë të madhe Filologjike!
Albert Vlash Nikolla: Ne ishim të gjithë së bashku, për të ngritur lart Gjuhën Shqipe, jo me gënjeshtra e falsifikime po me fakte shkencore dhe përpjekjet tona në arenën ndërkombëtare, në saj të lobimit të pastër edhe të Profesorëve te shumtë te Universiteteve, anëtarë të bordit te Institutit Filologjik Nacional, u kurorëzuan duke e klasifikuar gjuhën e bukur që të parët tanë na lanë, si “Gjuha më e vjetër ende gjalle në Familjen Indo-Europiane”. Dhe kjo nuk u krye nga njerëz dosido, por nga më të mëdhenjtë dhe me të pa korruptuarit e Shkencës Botërore… Kjo ndodhi sepse ne kudo që shkuam, të gjithë së bashku si shqiptarë, pa përjashtim folëm me urtësi për bukurinë e Gjuhës Shqipe dhe Madhështinë e të qenurit Shqiptar, me Akademikë dhe shkencëtarë të huaj, me miqtë e shqipes, bindëm kundërshtarët dhe hodhëm në koshin e plehrave të historisë 2 trilion dollarë të Financuara nga Shërbimet Sekrete Ruso-Serbe kundër (sipas një përllogaritje të përafërt) kulturës Ilirike. Ky ishte plani sekret i Katerinës se Madhe te Rusisë, te Mbiquajtur “Panin” , që konsistonte në financime të fshehta në gjithë rrjetin Akademik Botëror përgjatë tre shekujve te Fundit.
Tani le të gëzojmë se bashku “DALJEN E SË VËRTETËS SË MADHE” – drejtësia është vendosur në vend… Ata janë zhytur në kaos dhe nuk dinë sesi ta parandalojnë këtë tendencë shkencore, por duhet pranuar kanë në dorë akoma Akademinë Shtetërore dhe Shumë “udhëheqës” të shtetit shqiptar, që i kanë blerë e korruptuar… Por ne jemi me të vërtetën dhe themi; “Rroftë Amerika… dhe miqtë tanë Perëndimorë. Mendoj se me ardhjen e Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë , aleanca Shqiptaro-Amerikano-Angleze do të funksionojë me një forcë shumë më të madhe, dhe Drejtësia do t’u “këpusë” kokat të gjithë “gjarpërinjve dhe Kryekuçedrës Antishqiptare”, të cilat kanë dashur të na groposin shtetin, kulturën dhe të na fshijnë nga faqja e dheut si popull….
Ndoshta shumë shpejt do hapen dosjet e Agjentëve te infiltruar ne Akademinë e Shkencave…
Kjo është Porosia amerikane. Por nuk duhet të flemë gjumë. Lufta për mbrojtjen e Shqipes së Shenjtë vazhdon…. deri sa ajo të zërë vendin që meriton: Nëna e gjuhëve Indoevropiane dhe Nëna e Gjuhëve te Botës… Sepse shqipja është gjuha gjenetike dhe rrjedhimisht Gjuha e Memories së Organizuar te Universit…. Anglo -Amerikanët dhe Gjermanët, që kanë kryer studime te thelluara në laboratorët e tyre gjuhësorë e dinë mirë një gjë të tillë…
Dr. Mujë Buçpapaj: Pse ne jemi një popull shumë i vjetër dhe si mund të na e shpjegoni këtë nisur nga gjuha dhe simbolet?
Albert Vlash Nikolla: Gjuha Shqipe është një gjuhë Idiomatike dhe matricore, – Kjo ishte teoria e algoritmit të brendshëm të Petro Zhejit, i cili ishte një partizan i postulatit të gjuhëtarit të madh Francez, Roland Barthes, sipas të cilit; “Kuptimi i fjalës duhet kërkuar brenda vetë strukturës së fjalës”….. Sipas kësaj teorie semantike, falë ndarjes në matrica gjuhësore (Elementët strukturorë [morfologjikë] të ndërtimit të fjalës) ne mund të zbulojmë se emri FLAMUR, ta zëmë vjen nga një frazë e vjetër të Shqipes: /Fe l’am ur/ [ */Fe/ do të thotë */Fe/ (Besim); & */L’ am/ do të thotë */shpirti i lindur/ d.m.th */Le am/ (lindet ama) dhe */Ur/, do te thote */lidhje/ ](Shqip dhe Sumerisht). Pra Flamur do të thotë */Feja e shpirtit të lidhur/ në konceptin semantik : */Bashkim në një simbol/…..
Nga Gegnishtja dhe Toskërishtja së bashku, kemi ; */ fe l’am/ nga ku rrjedh fjala */Flamë/, një sinonimi i fjalës */Dashuri/ . Nisur nga prejardhja Teutone (Iliro-gjermanike) gjithashtu mendohet se edhe emri */Flaman/ (emri i banorëve të Belgjikës që flasin Flamisht) vjen nga fjala “Flamë” e Ilirishtes, që gjendet e pastër në Shqipen e sotme. Sipas Ana Seitz “Në gjermanisht */die Flamme/ i thonë */flakës/, p. sh. die */Flamme der Kerze/. */The Flame/ në anglisht ka të njëjtin kuptim: */the flame of the candle/. Pra Flamuri ynë është flamë (DASHURI) shpirtërore dhe tregon origjinën e vërtetë etimologjike te fjalës “FLAMUR ” të gjuhës shqipe…
Dr. Mujë Buçpapaj: Ju keni thënë se jo vetëm gjuha, por edhe vallja e Tropojës një model i ruajtur i kërcimit iliro-keltik qe ngjan me Baletin, pasi është kërcim në hapësirë, por edhe
Iso-polifonia labe janë shenja etnografike të një vjetërsie fillestare të etnogjenezës sonë?
Albert Vlash Nikolla: Saktë! Kur i drejtohesh një malësori nga Tropoja, Kukësi, Mirdita apo Malësia e Mbishkodrës, “a po na e kërcen një valle?” ai të përgjigjet : “Pe baj leht” .. mos nuk është e dukshme se togfjalëshi i shqipes “ba leht” ka dhënë fjalën “Balet “….
Apo nuk ju duket se fjala */valle/, ka lidhje me fjalën Vals…
Apo fjala e shqipes gege */Muz/ e shqipes që ka dhënë fjalën */Muzeqe/, nuk ka lidhje me fjalën */Muzë/ dhe /Muzikë/.
Këto lloj fjalës, janë karakteristike e gjuhës iniciale, atë që ka krijuar konceptet fillestare. Kjo e klasifikon shqipen direkt në një gjuhe të parë, dhe etninë tonë në etnitë e para të krijimit të Indoevropianishtes, siç e thotë edhe artikulli i revistës Science… dhe studimet e Universitetit të Munihut dhe Institutit pan Evropian Max Planck.
Po një ndër mrekullitë e kulturës tone nacionale është Iso-polifonia Labe. Edhe kur kam qenë fëmijë, polifoninë e kam dashur me gjithë shpirt…. siç kam dashur vallen e Tropojës, apo këngën qytetare Shkodrane… Atdheu dhe kombi yt të bën të lumtur nëse ti vendosesh në harmoni shpirtërore me te. Por tani unë e dua Iso- Polifoninë jo në mënyre instiktive… Por sepse zbuloj disa gjëra Misterioze…. është muzikë kurative kjo lloj muzike…. të shëron dhe popullata shqiptare nëpërmjet saj, jo vetëm që ka bërë art, po ka ushtruar trurin në një lloj simfonie Mendore (mendimesh) Zanore (Vibrim tingëllor)…. Eshtë diçka shumë e thellë…. shumë hyjnore….. Eshtë ushtrimi më perfekt për zhdërvjelltësinë e trurit dhe Kordave zanore… tani e kuptoj pse Toskët janë shumë të zgjuar në mënyrë natyrore… Ata kanë një suport për trurin: Alternimin e mendimit me fjalën dhe vibracion kurativ për ekuilibrimin e brendshëm të njeriut. Sigurisht që nuk do ti dija këto gjëra, sepse shkolla na i ka mësuar… por kur me rastisi të bisedoja me një Akademik francez, ai më tregoi se në akademinë Franceze në Paris e kishin kënduar bashkërisht një kënge labe, “për të ndjerë vibrimin e saj, për t’u çliruar dhe për të krijuar unitetin dhe Koherencën shpirtërore në grupin e akademikeve”. Sinqerisht që mbeta pa fjalë! Pra ata e shikonin Iso Polifoninë shqiptare si ushtrim të madh mendor e shpirtëror.

Dr. Mujë Buçpapaj: Kemi dy kampe, të mëdha gjuhëtarësh. Një pjesë pretendojnë se shkrimet e shqipes, fillojnë shume herët, që në prehistori… Te tjerë thonë se fillojnë me formulën e pagëzimit…. A keni shembuj konkrete te shkrimit te shqipes ne ndonje version primitiv…
Albert Vlash Nikolla: Shqipja duke qenë një gjuhë shumë e vjetër, është shkruar në të gjitha periudhat dhe me alfabete te ndryshme. Ne duhet t’i ridefinojmë konceptet tona për shqipen. Janë shkrimet gjeometrike që janë gjetur në gjithë territorin e Shqipërisë (Piktogramat e Xhuxhës dhe shkrimi gjeometrik i Shkalles në Xibërr të Matit). Po duke qenë se Sumerologu George Smith për të deshifruar shkrimet e Sumerëve u mbështet në të Folmet Shqipe të Alepho-s në Siri, po ju jap si shembull një fragment Sumerian që e keni në foton e mësipërme…
Nuk është deshifrimi im , por është deshifruar nga specialistë të sumerishtes, dhe lehtësisht dallohet në deshifrim një fraze e gegnishtes */Ka i nim ma/ [ Ka (Nga) i (një) ndi (dëgjoj) ma (mba)] , do te thotë “kainime” (Këngë) siç thonë shkodranët : “Ka i nime ( Po e dëgjojmë ) , në konceptin lloj këngë i veçantë -Iso-polifoni …. Shqipe primitive e qartë ! Del një far akademiku shqiptar, dhe thote se iso-polifonia shqiptare e ka origjinën nga Koret Bizantine…. Mos vallë, Lelegët, fis para-ilir për të cilin na flet akademiku i madh Francez Louis Benloew, në veprën e tij “Greqia para Grekëve”, nuk kanë kënduar? A e kuptoni se çfarë lloji akademikesh ka Shqipëria aktualisht?
Dr. Mujë Buçpapaj: Ju keni deshifruar një numër shumë të madh Shkrimesh të cilat konsiderohen si “Greke” nga studiues që nuk e njohin shqipen, ndërkohë qe tekstet janë në Ilirisht…
Albert Vlash Nikolla: Varet se çfarë quhet Ilire. Termi ilir është konvencional. Kështu na kanë quajtur të huajt, po ilirët si kanë quajtur veten? Mos e kane quajtur Pellazgë, mos e kane quajtur epirotë, mos e kane quajtur Maqedonë! Ju e dini se në flamurin e ushtrisë maqedone qe erdhi përkrah popullit të Brukselit ne mesjetë dhe që ishin me flamurin qe ne kemi sot, shqiptarët vetëquheshin maqedonë… Këto janë fakte të dokumentuara….Por ka fakte tê tjera më të hershme. Sepse Tribuja Helene, ka qenë një tribu Ilire, dhe e ke në Mbishkrimin e Kretës së Shekullit te XII, para krishtit Emërtimin /Eliros /. Privatizimi i kulturës nga “grekërit e rinj”, ka qenë një nga falsifikimet më groteske dhe qesharake, sepse me kalimin e kohës gjithë përralla po “zhbëhet” dhe me gjithë financimet agjenturore në rrjetin shkencor botëror, falsifikimi po del në shesh… Po nuk është vetëm ky një fakt… artefaktet janë të panumërta… ja të marrim një mbishkrim , i cili i atribuohet Herkulit, por që në të vërtetë del të jetë një seri mbishkrimesh për Ante-un; në të shkruhet “ANTE PO TOSH” që korrespondon me shqipen e sotme “ANTEU PO DOSH “ , në konceptin kuptimor “ANTEU PO DO SHUM”… ( PO E DO PA MASE- I SHKRETI KA RA DEKUN N’DASHNI ) kërkon dorën e vajzës ilire se është dhe ai Ilir, dhe kjo sipas “shkencës akademike të lopëve të çmendura angleze” refuzon se është e vogël…. Problemi është se këta mbajnë qeleshe shqiptare dhe nga një yll ilir në kokë. …. Sipas riteve labe për ta marrë nusen, duhet të provosh se edhe në kohërat me të vështira, duhet te jesh i aftë të sigurosh ushqim për familjen (të vjedhësh deshër e dema, të besh trimëri pra të tregohesh trim Vlore…. Shihni qeleshet e lebërve në gdhendje).

Deshifrimi i Shkrimit të Xhuxhës – nga Albert V. Nikolla | RADI & RADI…
Dr. Mujë Buçpapaj: Askush, nga Akademia e Shkencave apo nga ato albanologjike, nuk ka guxuar te dalë hapur kundër studimeve tuaja. Si do ta shpjegoni një fakt te tille?
Albert Vlash Nikolla: Hapur jo… sepse shkencërisht asnjëri nga trimat e pseudo-shqiptarizmës, nuk është i aftë dhe i ditur që të përballet me mua si në media ashtu dhe në publik. Sulmohem pas shpine me thashetheme, dhe madje ne disa televizione u është ndaluar rreptësisht qe unë te thirrem në emisione … Ka urdhër nga lart nga Lluminati… Për shembull në televizione te tilla si “Grupi mediatik Klan” , me sa duket u është dhënë urdhër gazetarëve të mos thirrem. Në shumë institucione zyrtare , thuhet nën zë se ; « Albert V. Nikolla nuk është shkencor sepse bën etimologji popullore . (Sipas akademykëve të certifikuar “Carush Belgradushi” , “Qirje Spirodhopulos” apo Dullabedin Shutriç) ,…. Pavarësisht se ka 23 vite shkollë (pesë vite në Belgjikë) dhe është Prof. Doc. Emeritus ne Evropë. Dhe, për më tepër, bën gabim që vërteton tezën e WILLIAM RATHBONE GREG (1833), se Greqishtja e Re është një kompilacion teknik i Shqipes Arvanite …problemi është se tezat e mia ua plasën në tavolinë drejtuesit e Universitetit te Munihut dhe të Akademisë së shkencave te Austrisë, dhe ata ndenjën si mumje, pa bërë as “gëk e as mëk”. –
Dr. Mujë Buçpapaj: Ju keni nxjerrë në dritë fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme, ku hidhni drite mbi një unitet Ilirik te Ballkanit dhe provoni faktin që gjuha e vjetër greke ishte një standardizim i Ilirishtes Ashene te Atikes, duke shtuar se Arvanitët janë pasardhësit e vetëm gjenetikë, gjuhësorë dhe kulturor të Grekeve antikë?
Albert Vlash Nikolla: Nuk e kam thënë këtë sepse “një ditë të bukur me diell, u zgjova, dhe ma tha truri si shpikje entuziaste”. E thotë Straboni…. Vini re, STRABONI i mbiquajtur si një nga burimet më të sigurta historike dhe gjeografike nuk e shënon në kartën e tij gjeografike Greqinë, pasi i gjithë Ballkani ishte thjesht Ilir, dhe preferon ta shënojë Iliri. Dhe Helenët (nga të dhënat e tij) ishin thjesht një fis ilir i Jugut. Të njëjtën gjë bëjnë dhe Romakët. Gjithë Ballkani shënohet Iliri. Mos vallë Straboni ka qenë një nacionalist shqiptar si unë… Tani kush gënjen, këta akademykët e sotëm apo Straboni dhe Romakët? Le të ma japë ndonjëri ndonjë përgjigje.
Dr. Mujë Buçpapaj: E megjithatë ju keni shprehur një respekt të madhë për popullin e sotëm Grek!… Mos ka këtu një kontraditë?
Albert Vlash Nikolla: Të duash popullin grek, nuk do të thotë të mos i thuash të vërtetat. Ata kanë gjak të vjetër Helen (Kuptohet nga pjesa Arvanite), po e kanë varrosur kulturën e tyre me braktisjen e gjuhës arvanite. Sa për Njerëzit, me ata që kam takuar, them se aktualisht janë një popull i mirë, pavarësisht se politika krijon konflikte mes nesh dhe atyre. E kam vizituar shumë herë Greqinë, dhe populli është Mikpritës, dashamirës. Na presin shumë mirë, na thonë se jemi vëllezër të një gjaku, po shumica e tyre, duke qenë se e kanë humbur gjuhën e vjetër greke dhe flasin një gjuhë pa dialekte…(Gjuhë pa dialekte vetëm në Greqi gjen), janë si krijesa paksa të çuditshme për ne… Popullin grek, atë që është i pastër dhe pa krime, e dua… Po, do ta dua dhe me shume kur të fillojmë ta ndajmë historinë së bashku pa hile dhe kur të ndalojnë gjenocidin kishtar mbi Arvanitët, dhe tu lejojnë atyre mësimin e gjuhës se tyre amtare, Arvanishten. Unë e kam thënë se ne kemi të njëjtin gjak…e provon gjeni shqiptar EV-13, Por ata s’duhet te marrin Rrolin e Kaimit dhe te kryejnë Genocid kulturor mbi ne… Ne si popuj jemi dy anët e ndryshme të së njëjtës medalje, dhe situaten e sotme të ndarjet ne 7 shtete të Ilirisë së vjetër, nuk e kemi zgjedhur ne, por na e kanë imponuar fuqitë e mëdha, kryesisht Rusia…. Dokumentet mesjetarë vërtetojnë se Greqia eshtë banuar vetëm nga Arbanë, pra shqiptarë. Dokumentet janë kokëfortë…
Dr. Mujë Buçpapaj: Këto që thoni janë pretendime shume të forta… A ka vërtet dokumenta për këto që shprehët?
Albert Vlash Nikolla: Para se gjuha teknike greke Koinea të shpikej në Hilandar, nga priftërinjtë e Orlovit Rus, ka dalë e botuar në frëngjisht një vepër Enciklopedike ; “MAQEDONIA, EPIRI, THESALIA DHE MOREA , PERFSHIRË DHE ISHUJT” , pra “Magma Greca” nuk ishte gjë tjetër vetëmse Iliria Natyrore dhe kjo tregon se flitet ilirisht dhe me pas Arbërisht në të gjitha Ballkanin….. Mos vallë gjeografët e huaj që kanë vizituar Ballkanin dhe veçanërisht viset e Greqisë së sotme në shekullin e XVIII-XIX, gënjejnë, apo nuk i kanë dalluar grekët? Kush i ndau, kush i përçau Territoret Ilire, dhe pse Evropa i trembej rikthimit të Ilirisë si një superfuqi e ardhshme?!
Pse në mesjetë deri në shekullin e XIX, nuk gjendet asnjë shenjë e Grekëve të sotëm me gjuhën e tyre Greke Koinea …. Nga mbinë këta grekët e sotëm që ngjanë shumë me ortodoksët Karamanlinj Turq që u zhduken si me magji nga Turqia dhe u shfaqën në greqi. Si na u transformuan me “Urdhër te Peshkut” në Grekër duke asimiluar pasardhësit e Grekëve të vjetër, Arvanitët e lavdishëm? Shkatërrimin e Ilirisë, pra edhe te kombit Iliroshqiptar, e shkaktoi pushtimi osman?… Të gjithë gjendjen e sotme konfliktuale, mes Grekeve dhe shqiptareve, tjetërsimin e ortodoksëve shqiptarë të Maqedonisë në Sllavo-ortodoks, e shkaktoi Pushtimi turk. Pastaj turqit, meqenëse ishin pa kulturë filluan të vjedhin simbolet e etnisë Ilire.
Dr. Mujë Buçpapaj: Ju keni thënë se në vjedhjen e simboleve shqiptare, Turqia nuk e le gjë mangut Greqisë së rishpikur. Na jepni një shembull konkret?
Albert Vlash Nikolla: Gjithë bota e quan grek Aleksandrin e Madh, ndërsa vetë Leka thotë “jo” me kurorën e tij. “Jam ilir” -bërtet, me Hënën dhe diellin ilir si kurorë. Tashti, turqit mongolë, e kanë në flamur simbolin e kurorës së Aleksandrit. Ata na thonë se kanë “uzurpuar për të na çliruar ne nga simbolet dhe historia jonë” pasi na shembën me gjyle topash mbi 37 qytete, ku mund të përmendim Gurin e Bardhë të Matit, Stefigradin e Dibrës, Stelushin e Mirditës, Sebastien e Laçit, Danjën e Lezhës, Drishtin e Shkodrës, Drojën e Mamurrasit, Sarden e Pukës, Turamin e Petrelës e Tiranës, Justinianën e Prishtinës, (ku tash u gjetën themelet e kishës së vjetër paleo- Kristiane – sipas arkeologeve francezë). Dhe pasi na e bënë gjëmën duke na ndaluar dhe gjuhën me fermanin Sulltan Hamidit I, të vitit 31 Maj 1779, miratuar nga parlamenti Otoman, ne si popull jemi të detyruar te shohim edhe filmat madhështorë të Sulejmanit të Madh….
Pra pasi na zhveshën nga civilizimi ynë madhështor, dhe tallen me ne “si macja me miun, pas gjithë kësaj vazhdojnë prap të tallen hapur: “Ju shfrytëzuam si skllevër duke ju vjelur taksa e xhelep, jua vodhëm të ardhmen duke shkatërruar dy nga universitetet më të vjetra të Evropës – në Durrës dhe Shkodër, dhe duke ju lënë të pazhvilluar! Dhe në fund pasi jua morëm dhe Sarkofagun e Meleagrit në Durrës, po ju marrim edhe historinë, simbolet tuaja, se s’keni çi doni” … dhe jo do si do, po ato të Aleksandrit të Madh… na bëjnë madje dhe dhurata; “Po ju lemë kafenetë me opium, qebaptoret dhe haletë publike”…. Kësaj i thonë vëllazëri Otomane… Shihni fotografitë e skulpturave… Enki me qeleshe dhe me yllin sumeriano-Ilir, Aleksandri gjithashtu me kurorën e tij, madje edhe Jupiteri (kjo statujë quhet dardano-latine) …. Latinë me qeleshe shqiptare.. . pak për të qeshur , – apo jo. Dhe pse ky Jupter Latini ka një qeleshe Sumero-Hitito- Iliriane të Hënës dhe diellit ?
Pyetja shtrohet pse zoti sumer */Enk-i/, u bë */Enk-eleid / Ilir dhe më pas vuri qeleshe ilire dhe themeloi Romen Dardane, sipas Virgjilit? Dhe pse në gjermanisht engjëllit e thonë */Enkel/ dhe në anglishtja */Angel /….
Dr. Mujë Buçpapaj: Ju gjithashtu keni deshifruar dy pllaka Atike, te zonës së Korinthit, të cilat gjithashtu janë në ilirishte?
Albert Vlash Nikolla: Herë pas herë i deshifroj, disa pllaka, kur kam kohë. Shikoni, njohja e mekanizmit morfologjik dhe matricor te Shqipes, dhe Deontologjia e deshifrimit të shkrimeve, të cilat janë baza e kërkimeve arkeologjike të universitetit te Gjenevës, janë udhërrëfyese për saktësinë shkencore të deshifrimeve; A është shqip kjo frazë e Ilirishtes ? : ΙΣΕ ΠΡΥ TAN E YE = ISHE PRY TAN E YE= ISHE PRITAN E JE. Shiheni, Kjo është Greqishtja Antike- Ilirishte e pastër. Kur unë thashë se “Helenishtja antike ishte një prashqipe e standartizuar me urdhër të Pisistratit” më shanë e më mallkuan Grekër dhe shqipfolës. Po tani në çfarë vrime duhet të futen kur erdhi e u a tha të gjitha profesori i studimeve albanologjike në universitetin e Mynihut; “ shqipja ka lidhje shumë të forta me greqishten e vjetër”. Por ka me mijëra, për te mos thënë me qindra mijëra mbishkrime të tilla. Lexoni në plakën e varrit ; */HEROI TOI MARATHONONOI/ ..(ARVANITE) .. */ HEROI TON MAR-A -THAN -OI/, ( GEGNISHTE ) dhe -*/HEROI JON MARATHONOJ/- (Toske)…. */Termâ pile (Mirditorçe/ : Termal Pile (ngjitje shumë e pjerrët- e vështire) , */Mar a thön/ , – (Mbarë është thënë) plus */O Mak/ (Eshte mbartut – Mbartësi i lajmit të mirë) …. Diogjeni i thotë Aleksandrit : */A po sko ti son / ( A po shko ti te shikoj) – pra mu hiq nga rrezja e shikimit…. Tani më shqip se kaq a ka ?! (Location of ancestor haplogroup -7,000 years before present E-V13 – Cardium Culture — R1bZ2103 Yamnaya Culture— J2b-L283 Sumerian)
Dr. Mujë Buçpapaj: Këto janë zbulime impresionuese! Po shkenca gjuhësore Botërore çfarë thotë?
Albert Vlash Nikolla: Tani unë s’jam “komandant i shkencës gjuhësore ”, po shkenca botërore vërteton edhe gjuhësisht, antropologjikisht dhe gjenetikisht ato që kam thënë unë nga ana gjuhësore. Të dhënat gjenetike dhe antropologjike të cilat përcaktohen në një nga hartat e mëposhtme, vërtetojnë se Kultura Cardium e cila përfarohet me gjenin EV-13 plot 9 mijë vjeçare, fiton betejën gjenetike me kulturën “Yanaya” (Kurgane -R1b-Z2102), e cila del të jetë 3 mijë vite më e vonë si fillesë. Madje dhe kërkimet e fundit Gjeologjike, mbi zonat e mundshme të mbijetesës gjatë perudhës së akullimit të madh, aty ku ka mundur të mbijetojë Homo sapiens-i Evropian i quajtur “Kromagnon”, tregon se në Evropë ka pasur vetëm dy zona ku mbijetesa ishte e mundur … Zona nga Mallakastra deri në Peloponez, për shkak të Zefirit Afrikan, dhe burimeve te gazit natyror që digjeshin në gjendje të lirë (të cilat i përmend edhe Straboni) dhe Zona ku jetojnë Baskët e sotëm, për shkak të rrymës së ngrohtë detare “Golfstrim” … Kështuqë Historia e vjetërsisë se Paraardhësve të shqiptarëve, është një nga teoritë me të qepura dhe më të plota që ekzistojnë sa i takon përputhshmërive shkencore….
Burimi: file:///home/sadri/Downloads/Nacional%20%20%20746.pdf