Shqiprim Pula, PHD
KONDOMINIUM apo CONDOMINIUMS
Sot Komiteti LIBE i Parlamentit Europian, me shumicë votash ka përkrahur/votuar propozimin e eurodeputetit Slloven, Matjaž Nemec, për njohje të shtetësisë sipas parimit kondominium!.
Pse është problematik për ne ky parim -Kondominiumi?
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përkatësisht Drejtoria Koordinuese për Kosovën, lëshon dokumente/pasaporta për pjesëtarët e pakicës serbe me vendbanim në Kosovë, të cilët konsiderohen sikur të jenë në Serbi.
Parimi kondominium paraqet shtrirje të sovranitetit të dyfisht (në rastin tonë) të shtetit Serb mbi Kosovën, përkatësisht vendbanimet e caktuara mbrenda Kosovës.
Ky parim, nuk paraqet shtrirje sovraniteti vetëm kundrejtë qytetarëve si persona fizik, por edhe personave juridik e rrjedhimisht edhe ndaj pasurive të tyre.
Disa raste ndërkombëtare sipas kondominiumit:
▪︎ Distrikti i Brukselit si sovranitet i përbashkët ndërmjet Flanders dhe Wallonia, në Belgjikë;
▪︎ Territori i Jeruzalemit si ndarje sovraniteti nga shteti Izraelit dhe Autoriteti Palestinez;
▪︎ Ishulli i Gjibraltarit me pretendimin e sovranitetit të ndarë nga Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar;
▪︎ Distrikti Brčko si sovranitet i përbashkët ndërmjet Bosnia e Herzegovina, Federata Bosnia e Herzegovina dhe Republika Srpska;
▪︎ Hong Kongu si përpjekje (1983) që Kina t’a ruante sovranitetin por në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar t’a ruante të drejtën e administrimit të territorit sipas parimit kondominiumit.
Elementë të dyshimtë europianë e ndërkombëtarë, po e vënë në rrezik sërish të ardhmën tonë!
Duhet reagim. Kërkohet kundërshtim.