[Në vend të komentit po sjellim këtë poezi të poetit e intelektualit të mirënjohur Bedri HALIMI.
Duke qenë që nga mosha e rinisë së hershme në shërbim të kauzës për liri dhe pas çlirimit për ndërtimin e selitjen e demokracisë, gjithmonë duke e parë këtë angazhim në dobi të bashkimit të Atdheut, arti i Bedri Halimit gjithnpnë është në funksion të fisnikrimit të shijeve socioestetike të lexuesit, por gjithësesi edhe në shërbim të kauzës e progresit shoqror… SR]
Ora e prishur
Rrëfen për marshin e krimbave
Lulja e ligë
Kremton kotësinë
Në gjurmët e ujkut
Në baladën e butakëve
Vallëzojnë në rrugën e verbër
Të papagajve
Në natën e korbave
Japin një minutë heshtje
Në shkollën për të gjorët
Mbetën kënga e turpit në çdo kohë
