SHËNIM
(Letra e I. Kadarese per Presidentin e SHBA, George Bush, me 11 shtator 1991)
“Do te deshiroja vetem qe te terheq edhe nje here vemendjen tuaj, zoti President, per popullin me fatin me tragjik, te krejt kontinentit evropian – shqiptaret. Ky eshte i vetmi popull ne historine e Evropes, qe pas dy mije vjeteve jete u nda me dysh, qe ne fillim te shekullit XX-te prej Fuqive te Medha. Ky eshte i vetmi komb, qe ne kete shekull u shtyp prej dy diktaturave me te egra, qe ka njohur bota: diktatures se komunisteve shqiptare dhe diktatures se komunisteve serbe. Ky gjymtim e kjo shtypje e dyfishte, e ka lodhur dhe e ka demtuar rende kete komb. Tani, gjysma e tij, ajo qe jeton brenda kufijve te shtetit shqiptar, eshte duke e fituar me ne fund lirine. Por gjysma tjeter, ajo qe ende ndodhet nen komunistet serbe, eshte ne zi dhe mjerim!
Zoti President i SHBA!
Mendoj se eshte e palejueshme dhe ne kundershtim me te gjitha ligjet e natyres, te se drejtes universale dhe te Zotit, qe ky komb te vazhdoje te jete i denuar keshtu. Dhurata qe iu be terroristeve serbe qe vrane me 1914 ne Sarajeve, duken Ferdinand te Austro – Hungarise, duke u dhene si shperblim gjysmen e Shqiperise, eshte nje nga krimet me te renda ne historine e njerezimit. Sa me shpejt qe bota e qyteteruar ta cliroje veten e saj nga ky krim, aq me mire do te jete”.